Pronari i një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës, u gjet i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të premte nga disa kalimtarë në Kodër-Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.
Eduard Lleshi, 48 vjeç banues në Kashar, u gjet i vrarë pasi ishte qëlluar nga një automatik kallashnikov, nga i cili ishin shkrehur tri predha me breshëri.
Lleshi dyshohet të jetë vrarë rreth orës 6 të mëngjesin e të enjtes, kur edhe banorët kanë dëgjuar të shtënat, por se kanë menduar se mund të ishte ndonjë gjahtar në zonë.
Ndërkaq një kalimtar i rastit këtë mëngjes ka vënë re trupin të shtrirë, i cili qëndronte me pamje nga qielli dhe aty pranë ishte edhe një automatik “Kallashnikov”, raporton Klan.
Dëshmitari rrëfeu se menjëherë pasi kishte vënë re biznesmenin e vdekur kishte njoftuar policinë në telefon. Ekspertët e policisë thanë se viktima ishte gjetur me armën pranë, ndërsa sipas tyre, pozicioni i qitjes tregonte se ai mund të kishte kryer vetëvrasje.
Sipas hetuesve të policisë, Lleshi, prej disa vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe depresioni. 48-vjeçari së bashku me të vëllain kishin menaxhuar një hotel në zonën e autostradës.
Ndërkaq policia tha se po heton si pistë kryesore vetëvrasjen, për shkak të depresionit.
Gjithsesi policia thotë se po vlerëson edhe pistat e tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.
MJAFT ME,me lajme gjaxoresh sunite nga Aleppo………………..
Konkurenca ose histori dashurie e ka flijuar
Po si mund te vrasesh veten me 3 plumba. Apo plumbi i pare, oh se kisha mendjen, i dyti, prit se sjam mire ne pozicionin e duhur, dhe i treti i verteti.
Thjesht vrasje e jo vetvrasje.
VETEVRASJE ME 3 TE SHTENA ?????!!!!!
Ato predhat e kallashit quhen fisheke. Se keshtu I kane quajtur shqiptaret ne shekuj. Po ky brez i ri gazetaresh injorante nuk di shqip. Di vetem nje anglishte te çale, nje frengjishte te cunguar, nje italishte per gjynah e keshtu me radhe …