Tërmeti i fuqishëm, shtrati i detit ngrihet dy metra mbi sipërfaqe në Zelandën e Re

18 Nëntor 2016, 15:15Sociale TEMA

Tërmeti që i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë, që goditi disa ditë më parë Zelandën e Re, nuk shkatërroi vetëm ndërtesat dhe rrugët e vendit.

Pamje dramatike të publikuara së fundi, tregojnë vijën bregdetare të Kaikoura-s, ku shtrati i detit u ngrit dy metra më tepër pas lëkundjeve, duke shpërthyer përmes rërës.

Ndërkohë, shkencëtarët thonë se, ndonëse fenomeni është diçka e mundshme si pasojë e lëkundjeve, ata nuk e kanë vërejtur kurrë atë në ndonjë rast të mëparshëm.

Gjithçka vjen pasi shirat dhe erërat e forta kanë goditur Zelandën e Re qysh prej të enjetes, duke kërcënuar për më tepër dëme, vetëm pak ditë pasi dy persona mbetën të vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti.

Ndërkaq, banorët e Kaikoura-s dhe më tepër se 1 000 turistë, janë evakuuar me anë të helikopterëve dhe mjeteve lundruese.

1 komente në “Tërmeti i fuqishëm, shtrati i detit ngrihet dy metra mbi sipërfaqe në Zelandën e Re”

  1. says:

    Ka gjëra që i kuptojmë dhe të tjera që vetëm i shikojmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje