Një person është vrarë ditën e sotme në mesditë me armë zjarri në Fier. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se personi në fjalë është qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij.
Ai është Nelgert Pata 34 vjeç, dhe eshte qëlluar me 30 plumba teksa drejtonte automjetin tip “Vokswagen” me targë AA 166 IY.
Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe identifikimin e autorëve. Vrasja eshte kryer ne fshatin Qendër.
Po keshtu, ne fshatin Zhupan eshte gjetur edhe nje automjet i djegur, i cili dyshohet se eshte perdorur nga atentatoret.
pune korrrrakesh nje mize me pak.