Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, rrëfen të vërtetën e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Në një kohë kur Autoriteti për Hapjen e Dosjeve pritet të nisë punën, Fatos Klosi lëshon një deklaratë bombë për dosjet e spiunëve. Fatos Klosi deklaroi se Gazidede zhduku nga arkivat e SHISH dosjet e Sigurimit të dhjetra zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike. Ai thotë se në vitet e para të tij në krye të SHISH të asaj kohe, Gazidede u zotua të zhdukte dhe të eliminonte dosjet që implikonin njerëz me peshë në PD.
Ndërkaq, ai deklaron se dosjet agjitacion-propagandë dhe tentativë për arratisje u eliminuan përfundimisht që në vitin 1991, pasi ishin të pavlefshme dhe nuk përbënin vepër penale. “Atëherë, Sigurimi i Shtetit punonte me figura krimi. Dosjet që lidheshin me agjitacion-propagandë, edhe me tentativë për arratisje, këto dy figura krimi u hoqën nga Kodi Penal në vitin ’91.
Shumë dosje të tilla u quajtën të pavlefshme se nuk përbënte më krim as tentativa arratisje, as agjitacion- propagandë, u eliminuan me vendim. Ishte një proces legal. Në ato pesë vitet e para që ishte Gazidede në shërbim, shumë dosje, që në një farë mënyre mund të diskreditonin njerëz të rëndësishëm të PD u hoqën, u eliminuan”, deklaroi Klosi në një prononcim për “Sot”.
Hapja e dosjeve
Fatos Klosi u shpreh se hapja e dosjeve nuk do të sjellë asnjë efekt, pasi do të hapen vetëm për individë që kanë interes të shohin dosjen e tyre. “Nuk do hapen të gjitha dosjet, por vetëm për ato që do kërkohen të hapen. Te Autoriteti do paraqiten njerëz që janë të interesuar të hapin dosjen e vet. P.sh, një person që dyshon se ka pasur një dosje dhe që sigurimi e ka ndjekur, do kërkojë të dijë çfarë ka bërë me të. Aty brenda do ketë të thënat dhe të bërat që Sigurimi dinte për atë njeri”, tha Klosi. Ai u shpreh se në politikë nuk kanë mbetur shumë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit.
“Nuk kanë pasur dosje të gjithë pushtetarët, pasi shumica e tyre kanë qenë fëmijë të vegjël. Shumë pak kanë mbetur ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. Nuk ia vlen të diskutohet pas 25 vitesh ka apo nuk ka në politikë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ka pasur edhe ndonjë spiun që ka bashkëpunuar me UDB jugosllave. Një person shkon te komisioni dhe pyet nëse ka dosje dhe anëtarët do i thonë “hajde pas një jave”. Do i verifikojnë në arkivë dhe do i thonë, “po ke pasur dosje”. Do i thonë “hajde në këtë datë” dhe do ulen për të parë dosjen”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH thotë se nuk do të ndodhë asgjë pas hapjes së dosjeve. “Nuk ka për të ndodhur ndonjë çudi. Asgjë nuk ka ndodhur edhe në vendet e tjera.
Ne kemi marrë modelin gjerman, dhe në atë Gjermani aq të madhe asgjë nuk u krijua. Nëse një individ sheh se në dosjen e tij ka shpifje, mund të kërkojë se kush i ka thënë, mund të zbulohet emri i bashkëpunëtorit që paska bërë gjëra të tilla”, u shpreh Klosi.
Pse nuk i fute ne burg Gazideden dhe ata qe kishin marre dosjet e tyre kur ishe ti drejtues?
Bajge e kuqe na flet tani qe e ka marre ferra uraten. Ti je bashkepunetor ne te gjithe poshtersite qe jane bere ne ate vend. Ndryshimi yt nga Sal Berisha dhe Fatos Nano eshte vetem emri ndryshe pasi veprat I keni te njejta komunisto-hajduto-tradhetare.
Zoti Klosi ne Shqiperi deri vitin 1990 ka pasur dosje ,por mbas 90-es kete e di edhe nji femije 7-vjec qe keto u zhduken por populli I di shume mire keta persona ,dhe me e forta po keta persona jane ne parlament qofte te majte apo te djathte apo te qendres hiqen sikur ju digjet shpirti per popullin dhe ne anen tjeter po keti populli fukara ia futin sa krahu ti e di shume mire kete ,Ilir Meta u kap me ze dhe figure cfre dosje do qe te happen dhe po ky Ilir eshte k/parlamenti,pra tu rrojne dosjet se ata jane ne parlament dhe bejne gallate me ate popull,se eshte po ky popull qe e zgjedh Ilir Mutin k/partie,dhe ky ja shperblen duke ndenjur 8-vjet me Salen,e 8-vjet me Ramen.Prandaj mos kini frike nga dosjet se asgje s’ka per te ndodhur.