Byroja e Kuvendit përjashton me 5 ditë Palokën

21 Nëntor 2016, 10:00Politika TEMA

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë për 5 ditë nga punimet e parlamentit kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Në mbledhjen e mbajtur vendimi i përjashtimit është miratuar me votat e Partisë Socialiste, pasi PD ka votuar kundër, ndërsa LSI ka abstenuar.

Përjashtimi i Edi Palokës vjen për shkak se në seancën plenare të së enjtes së kaluar ai shtyu fizikisht ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje