Ilia Stefo fiton zgjedhjet: Nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë

21 Nëntor 2016, 08:13Politika TEMA

Ilia Stefo është zgjedhur kryetari i ri i Bashkisë së Kolonjës, duke siguruar 2100 vota më tepër se rivali i tij Dritan Hajro.

Menjëherë pas numërimit të votave, Stefo reagoi në faqen e tij në Facebook duke falenderuar 65% të kolonjarëve dhe leskoviqarëve, që siç thekson ai i dhanë mundësinë për t’iu shërbyer të gjithëve. “Rezultat i pastër :­) Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqareve më kanë dhënë sot

detyrën më të bukur, mundësinë për tu shërbyer të gjithëve. Nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë. Faleminderit të gjithëve!”­ shkruan Stefo.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave, kandidati Dritan Hajro ka pranuar rezultatin dhe i ka dhënë dorën Ilia Stefos, duke e përgëzuar për fitoren. Aleanca e majtë ka thelluar rezultatin në krahasim me zgjedhjet në vitin 2015, kur në Kolonjë fitoi kandidati Arben Malo me rreth 750 vota më shumë.

Bashkia e Kolonjës votoi të dielën për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, pas ndarjes nga jeta të Arben Malos, rreth dy muaj më parë.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në të 36 qendrat e votimit, në 8 njësi administrative të kësaj Bashkie dhe u mbyll në orën 18:00. Në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës u thirrën 16 700 votues. Në garë për Bashkinë e Kolonjës kandiduan Ilia Stefo i mbështetur nga Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) dhe Dritan Hajro, kandidat i PAA­së, i mbështetur nga koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet (APPD).

Rreth orës 18:15 minuta, zyrtarisht u mbyll votimi ku pjesëmarrja u shënua në masën 49.6%.

1 komente në “Ilia Stefo fiton zgjedhjet: Nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë”

  1. Tony uk says:

    Me keto ritem qe i vjedh votat Rama i bie qe Pd lulushes vitin tjeter te mos kete asnje deputet ne parlamentin e ardhshem!!!Njerezit kane filluar te kuptojne kush punon per vendin.Bravo te madhe Kolonjareve.Sa per ate qe thashe se Rama vjedh votat e bera qe ta lexoje doktor psikopati dhe ta nxjerre ke qytetari dixhital,denoncim korrupsioni nga nje burim i sigurte hahaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje