VIDEO/ Rama në komunikimin e javës: Do të regjistrojmë të gjithë shqiptarët jashtë kufijve

20 Nëntor 2016, 18:35Politika TEMA

Kryeministri, Edi Rama ia ka kushtuar Samitit të Diasporës komunikimin e javës në Facebook. Kreu i qeverisë duke theksuar se ky është samiti i parë që pas rënies së komunizmit për shqiptarët e larguar, thotë se kurrë nuk është vonë.

Me moton “Të pandarë për Shqipërinë”, Rama tha se samiti mblodhi 1 mijë shqiptarë pa asnjë dallim. Ai folu për ndërtimin e urave lidhëse mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës si dhe në Evropë dhe Botë.

Rama foli për vështirësitë në realizimin e këtij samiti që sipas tij ishte “krejt i papërsosur” për shkak të mungesës së të dhënave për shqiptarët jashtë kufijve.

Ai premtoi se brenda vitit 2017 do të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës Shqiptare, që do të jetë një strukturë qendrore që do të udhëheqë veprimtarinë e Diasporës, shkruan Panorama. “Qeveria jonë është shumë e angazhuar dhe e ka nisur tashmë punën për të bërë regjistrimin e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit tonë. Ky proces do të krijojë bazën për votimin në distancë të qytetarëve shqiptarë në diasporë dhe do të ndihmojë në kr

6 komente në “VIDEO/ Rama në komunikimin e javës: Do të regjistrojmë të gjithë shqiptarët jashtë kufijve”

  1. Ata votuan Mosndeshkimin e tyne says:

    ha ha mashtrim i radhes….shqiptaret jashte shtetit jane tmerri juaj kryeminister…keto pune nuk behen me llafe, e reklama…..asnje pushtet guxon ti japi te drejta emigrantit se e dine pergjigjen qe marrin nga emigrante pa parti pa interesa politike apo interesa te vogla personale qe nje shqiptar brenda shqiperise e dreth sa here i intereson…

  2. adi says:

    te pakten ka nje gje pozitive kur kr rilindasi premton nje gje.
    e kemi te sigurt qe nuk do e beje!!!!!!!
    se e mbajti pemtimin qe do votnin emigrantet nga vendet e tyre. o pika ketyre nuk ju ka ngele cipe ne faqe ose i mendojne shqiptaret se jane kaq idiote sa mund ti mashtrojne pafund!

  3. Emigrant i viteve 90-00 says:

    Bravo t’qoftë Ed Rama. Fëmijët në të ardhmen do mësojnë për një nga kryeministrat e Shqipërisë dhe patriotët e veçantë.

  4. kuq e zi says:

    z.rama
    shpresoj ta realizosh mbrenda 6 muajve nqs ke ndermend nje mandat te dyte
    voten time e ke tenden vetem per mbrojtjen qe po i ben ceshtjes kombtare sepse emigrantet nuk kerkojne gje tjeter nga qeveria shqiptare vecse dinjitet karshi fqinjeve, kur ketyre te fundit tu priten fijet shqiperia dale-ngadale do gjeje rrugen e zhvillimit sepse gjersa ne komisionin e sigurise te jene fazllicat e janullat ne shqiperi kurre ska per te qeverisur atdhetari

  5. sit back and relaks says:

    no thank you per regjistrimin. nuk dua te figuroj ne asnje regjister qeveritar. nqs do me duhet te votoj vij votoj aty.

  6. shkodrani ne mergim says:

    Ideja eshte e mire por si fillim duhet te mendoni te ndryshoni ligjin ose te krijoni lehtesina ne rregjistrimin e femijeve te emigranteve ne shqiperi.
    Psh ;Rasti im perkon ne vitin 2010 kur isha me pushime dhe nuk mujta ti rregjistroj femijet e mi (megjithese i kisha dokumentat origjinale,te vogel dhe te madhe me vehti)mua mu kerkua te ndjek nje procedure e cila ishte e gjate ,humbje dite pune dhe shpenzime shkurje e ardhje se ambasada shqiptare ,ministria etj ishin nja 5 ore me makine nga qyteti ku une jetojsha ne ate kohe).
    Keshtu shpreha indinjaten time me ato te zyres civile dhe iu shpreha qe ne vend qe me thane shyqyr qe po vijne shqiptaret dhe po kerkojne te rregjistrojne femijet e tyre (pra ti bejne nenshtetas shqiptare),ju(dmth shteti)nxjerrni disa rregulla qe nuk ndodhin ne vende te tjera dhe keshtu po i trembni etj.Si perfundim sot dhe kesaj dite une akoma nuk i kam te regjistruar si shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje