Nuk po kalon pa dhunë dita e votimit për kreun e bashkisë Kolonjë. Ashtu sikurse ndodhi dhe në zgjedhjet e pjesëshme për kreun e Bashkisë Dibër, edhe sot në Kolonjë është dhunuar një militant socialist.
Gledis Zaçe, militant i Partisë Socialiste është goditur në dalje të qendrës së votimit në fshatin Barmash.
Mësohet se Gledisi është djali i kryetares së PS-së në këtë njësi administrative. Nga informacionet paraprake dyshohet se Zaçe është goditur nga persona jo nga Kolonja por të ardhur nga Shijaku pikërisht në ditën e votimit.
Militanti socialist tashmë ndodhet në spitalin e Ersekës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa procesi i votimit per kreun e ri të bashkisë është ndërprerë.
HULIGANET+HORRAT kriminele te derguar nga SHQUP-i