Po vijojnë me intensitet të plotë shërbimet e gjyqsorit shqiptar ndaj Sali Berishës, në prag të implementimit të Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht ligjit të “Vettingut”.
Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë padinë e bërë nga Ministrisë e Energjetikës dhe Industrisë kundër Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria ishte paditur nga Ministria e Energjitikës se nuk kishte filluar hetimet ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për shkelje në privatizimin e CEZ.
Konkretisht, MEI kërkonte që Prokuroria e Përgjithshme të hetonte dy ish-ministrat Ruli e Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.
Nga ana e saj Prokuroria e kishte refuzuar këtë kërkesë.