FOTOT/ Thellohet misteri i “vdekjes” së vajzës së diktatorit uzbek

25 Nëntor 2016, 13:03Lifestyle TEMA
FOTOT/ Thellohet misteri i “vdekjes” së vajzës së

Prej dy vitesh ajo nuk është parë në publik duke ngritur teori nga më të ndryshmet.

Para ca kohësh u tha se Gulnara Karimova ishte mbyllur në një çmendinë nga presidenti i ri i Uzbekistanit.

Por pak ditë më parë mediat britanike raportuan se ajo ishte helmuar.

Ndërkohë djali i saj që jeton në Londër, Islam Karimov Jr, 24 vjeç, thotë se e ëma është gjallë.

“Ajo është gjallë dhe është mirë dhe jeton në Tashkent”, ka thënë djali i saj për mediat britanike.

Por të paktë janë ata që i besojnë fjalëve të të birit pasi prej dy vjetësh ajo nuk është parë asgjëkundi.

Gulnara Karimova, vajza e ish diktatorit Islam Karimov, ishte një ndër femrat më të pasura në vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

Ajo kishte miqësi me emrat më të mëdhenj të politikës botërore, aktore dhe këngëtarë të ndryshëm.

Por ajo shpërdoronte fonde qeveritare duke shtuar llogarinë bankare.

Kur i ati e mori vesh e qëlloi me pëllëmbë në sy të rojeve dhe i tha se ishte i tupëruar nga ajo.

Presidenti i ri i Uzbekistanit ka thënë se pasurinë e saj do t’ua shpërndajë krerëve të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje