10 thëniet më të famshme të Fidel Kastros

26 Nëntor 2016, 12:10Bota TEMA

1.Idetë nuk kanë nevojë për armë.

2.Nuk ka rëndësi sa i vogël je, nëse ke besim te vetja dhe një plan veprimi.

3.Nëse t’u mbijetosh tentativave për vrasje do të ishte një sport në Lojërat Olimpike, do të kisha fituar medaljen e artë.

4.Kam besuar gjithmonë se Krishti ka qenë një nga revolucionarët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.

5.Ne nuk jemi politikanë. Ne e bëmë revolucionin për t’i përzënë politikanët.

6.Revolucioni nuk është një shtrat me trëndafila. Ai është përleshja për vdekje mes të ardhmes dhe të shkuarës.

7.Kapitalizmi nuk ka kapacitetin, moralin as etikën për të zgjidhur problemet e të varfërve.

8.Përqindja e njerëzve me probleme mendore në SHBA është shumë e lartë. Që në momentin që ngrihet nga gjumi në mëngjes, një amerikan ndien se dikush po përpiqet të ndikojë në vullnetin e tij në njëfarë mënyre. Ai është njeri me 100 presione. Amerikanët jetojnë kështu dhe kanë ndjenja frustrimi.

9.Një nga të mirat e revolucionit është se edhe prostitutat tona janë të diplomuara.

10.Më dënoni, nuk ka problem. Historia do të më shfajësojë.

3 komente në “10 thëniet më të famshme të Fidel Kastros”

  1. nuk ka tym pa zjarr says:

    I paska qare. Sidomos piken e tete

  2. katarakti says:

    Mua me pelqeu thenia e katert. E kam lexuar edhe te “Skice e historise njerezore” shkruar nga Herbert Xhorxh Uells, autori i”Luftrave te boteve”, “Njeriu i padukshem” etj etj. Edhe ai thote se Krishti ishte revolucionari i pare qe iu kundervua sistemit te atehershem (dhe sipas meje edhe ketij te tanishmit). Prandaj Kastro ka te drejte kur e shigjeton kapitalizmin ne thenien e tij te 7-te.

  3. Briklona says:

    Pika e 10, e shkelqyer, nuk thuhet me bukur se keshtu!
    Edhe Enver Hoxhen do çfajesoje historia edhe pse u ringjallen ballistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje