Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka marrë një kërkesë për rinumërim të votave në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump, në zgjedhjet e para dy javëve.
Kërkesa është paraqitur nga Partia e Gjelbër, e kandidates për presidencte, Jill Stein.
Për të kërkuar rinumërim duheshin 1.1 milion dollarë dhe Stein bëri thirrje për donacione.
Mediat amerikane shkruajnë se deri pasditen e së premtes që ishte edhe afati i fundit për të bërë apelim ishin mbledhur më shumë se 5 milion dollarë.
Komisioni zgjedhor pritet të marrë një vendim javën e ardhshme
Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërime të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani, njofton BBC.
Fitorja eventuale e kandidates demokrate Hillary Clinton në Wisconsin nuk do ta përmbyste epërsinë e republikanit Trump, meqë ky shtet jep vetëm 10 vende.