Si do të reagonit nëse dikush do të vinte drejt jush dhe do t’iu hidhte tek këmbët një objekt të ngjashëm me një kallëp dinamiti të ndezur? Me siguri do të frikësoheshit, por edhe do të qeshnit kur të kuptonit se është fjala thjesht për një shaka.
Grupi “GJ07 PRANK” nga qyteti i Gjakovës, të cilët tashmë janë të njohur për “kurthet” e ngritura ndaj kalimtarëve dhe eksperimentet sociale, ka publikuar një tjetër video.
Në të, shfaqen aktorët e grupit, të cilët hedhin tek këmbët e kalimtarëve një kallëp dinamiti fallco, ndërsa reagimet e kalimtarëve janë vërtet epike.
Duhet theksuar se, sipas grupit, skenat janë publikuar me lejen e viktimave.
Kjo vetem epike nuk eshte. Kto njk e rrukan fare bylin
Mire TEMA qe lejon komentin tuaj.Ndoshta i pelqeu shqipja e masakruar.
Kosovaret sa rac e qut. Vdesin per pak zjarr apo dinamit, ska kaluar shume nga ajo kohe kur te afermit kosovare i digjte dhe i hidhte ne ere Serbi. Keto jane shaka me kripe nga vete te mbijetuarit e kasapanes ballkanike. Ne fund te fundit shprek ky veprim ate mentalitetin e dhunshem te traheguar nen sundimin 500 vjecar turko-serb.