VIDEO/ Vdekja e Fidel Castro, si reaguan kubanët në Havana dhe SHBA?

26 Nëntor 2016, 15:44Sociale TEMA

Fidel Castro, dishepulli i zjarrtë i revolucionit, i cili përhapi Luftën e Ftohtë edhe në hemisferën perëndimore në vitin 1959 dhe kundërshtoi SHBA-të, ndërsa iu mbijetoi 600 atentateve, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Për shkak të shëndetit të dobët gjatë viteve të fundit, aq sa e kishte të vështirë të qëndronte edhe në këmbë, ai ia kaloi pushtetin vëllait të tij më të vogël, Rayl.

Castro është i vetmi udhëheqës në botë, i cili qëndroi kaq gjatë në pushtet, me përjashtim të mbretëreshës britanike, Elisabeta II.

Ai është cilësuar si revolucionar, idealist, por edhe një nga diktatorët më të përgjakshëm, i cili në vitin 1959 arriti të rrëzonte nga oushteti Fulgenico Batista-n, ndërsa hyri në Havana duke mbajtur një fjalim pasionant gjer në agim. Teksa turma e brohoriste, pak prej tyre mund ta dinin se çfarë kishte planifikuar ai për vendin.

“Maximo Lider,” u kujdes vetë për gjithçka, që nga ngjyra e uniformës së ushtarëve kubanë në Angola, e deri tek krijimi i një race lopësh qumështi superiore. Ndërsa, nga ana tjetër dërgoi drejt burgjeve këdo që e kundërshtoi.

Megjithatë, pas njoftimit të vdekjes së tij nga televizioni shtetëror i Kubës, njerëz të shumtë në Havana dolën në mbrëmje në rrugë. Të pyetur, pjesa më e madhe e tyre u shprehën të trishtuar dhe se nuk e prisnin diçka të tillë.

Por, pak kilometra më tej, në Miami, emigrantët kubanezë të arratisur nga regjimi i tij, dolën në rrugë për të festuar.

Ata thanë se më në fund, Kuba ka njëfarë shprese për të qenë sërish e lirë, ndërsa ish-diktatorin e quajtën një njeri të tmerrshëm, i cili shkatërroi vendin, familjet dhe vrau pafundësisht njerëz.

3 komente në “VIDEO/ Vdekja e Fidel Castro, si reaguan kubanët në Havana dhe SHBA?”

  1. alphade says:

    Shpifje dhe vetem shpifje e ” gusanos-ve” !!! Fideli nuk vrau
    njeri per bindjet e tij politike . Gjeja vetme qe beri u tha kuba-
    neve, nese nuk e doni regjimin tim ” cani ferren” ,ikni ne Amerike !
    Dhe kubanet ashtu bene, lirisht moren rrugen e Marielit dhe
    shkuan ne Majami. Kjo eshte e verteta , te tjerat jane propagande
    e urrejtje ndaj regjimit te vendosur nga Fideli qe shumica e kubaneve
    e pranoi si te tille .

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Mendon se ATA ne amerike duhet te qanin dhe ATA qe jetojme ne kube duhet te festonin
    ATA i perzuri ne amerike dhe jetuan mire
    Kurse keta te shkrete vuajtjen shume.
    Keshtu Kane qa edhe per Enver hoxhen.

  3. laveri says:

    Shyqyr ishte Fideli dhe hengri buke dhe fukaraja,se per ndryshe do ishin katandisur si ato getot e Amerikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje