Eshte botimi me i ri qe vjen ne duart e lexuesve te apasionuar me ngjarjet historike. te shkruara nga Hajredin Bej Cakrani nje prej deshmitareve historike te ngjarjeve te pavaresise, por jo vetem, ato vine per lexuesin ne vigjilje te dites se 28 nendorit.
Hajredin Bej Cakrani nje perfaqesues i denje i aristokracise shqiptare nuk eshte thjesht nje deshmitar i ngjarjes me te rendesishme te historise 500 vjecare te shqiperise. Por si nje pjesmarres aktiv ne zgjimin e ndergjegjies kombetare dhe mvetesise nga Perandoria Otomane, Hajredin Beu pershkruan ne menyre realiste perpjekjet e medha te te gjithe atyre qe kerkonin nje shqiperi me te mire.
Si rralle kush nga dyert e bejlereve Hajredin Bej Cakrani kishte kuptuar se mvetesia nuk ishte thjesht nje ceshtje politike por ne rradhe te pare iluminimi i popullates se prapambetur dhe dituria e brezit te ri. Sebashku me te vellane nje tjeter figure interesante por ende e panjohur Bektash Cakranin, ata hapen nje prej shkollave te para ne shqip duke financuar jo vetem per ngritjen e saj por edhe per nje sere mesuesish.
Ne historiografine e varfer shqiptare te fillim shekullit te 20 rralle kush ka lene deshmi kaq interesante dhe personale mbi perpjekjet qe suallen Pavaresine.
megjithate nga Kujtimet qe duhet thene se jane shkruar ne nje moshe te kaluar, vijne nje sere kendveshtrimesh ndryshe per disa nga figurat kryesore shtetformuese shqiptare. Kendveshtrime sa origjinale aq edhe kritike duke sjelle dimensione te tjera per disa prej emrave te njohur shqiptare. I mprehte theres dhe shpesh me nje toskerishte plot ngjyra Hajredin Beu jep versionin e tij mbi disa prej ngjarjeve te rendesishme te pas pavaresise duke nga shpjeguar ne detaje arsyet e renies se Qeverise Vlora, Luften e Vlores, rebelimin e Qamilisteve apo ngritjen meteorike te Zogut
Kujtimet e Hajredin Beut duhen lexuar ne kontekstin kohor dhe si nje deshmi autentike e perfaqesuesit te nje familje qe ka kontribuar per shqiperine. I panjohur me pare dhe i lene ne harrese me keto Kujtime te lena ne dorshkrim duket se Hajredin Cakrani nje prej Firmetareve te Pavaresise kerkon te flase nga thellesia e viteve si per te na kujtuar se historia jo gjithmone shkruhet nga fitimtaret.
Me behet qejfi qe paskan dale kujtimet e ketij burri te mencur. Sa per Kadri Cakranin qe permendet ne artikull, mjafton te kujtojme se ai dhe Xhafer Deva, jane autoret e 4 Shkurtit te pergjakur ne Tirane. Nejse, ky botim mbase i hap syte edhe Bashkise se Fierit e cila ne vend te firmetareve reale te pavarsise, ka ndertuar buste klounesh e karagjozesh qe s’kane asnje lidhje me ngjarjen e madhe