Ndodh shpesh që të ndeshemi sa e sa herë me fqinjët tanë, duke u krenuar e mburrur se ne jemi pasardhës të Ilirëve, autoktonë, etj… dhe se jemi superiorë në kulturë e art nga shtetet e tjera, sidomos në Ballkan. Por, a kanë qenë investimet për kulturë e art, të paktën, të barabarta me vendet e rajonit? Sa vëmendje kanë dhënë qeveritë shqiptare këtë çerek-shekulli për përçimin dhe shkollimin e artistëve të rinj?
Ekziston një formulë që, për maksimalisht çdo 200.000 banorë, të ketë një shkollë fillore arti.
Do të thotë që, për rreth 3.000.000 shqiptarë, duhej të kishte minimalisht 15 shkolla muzike dhe momentalisht ka vetëm 9-10 të tilla, (Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat), që për shkaqe indiference janë lënë në harresë të plotë, sidomos përgjatë 25 viteve të fundit. Shumë nga këto shkolla janë amortizuar dhe nuk i kanë më as kushtet bazë jetike dhe njerëzore si: ngrohja, instrumentet muzikore, izolimet nga zhurmat dhe në shumë raste edhe mangësi të pedagogëve për lëndët përkatëse. Të gjitha këto probleme sjellin kosto financiare për prindërit, ndikojnë në përkeqësimin e nivelit artistik në vend dhe krijojnë një vakum të pashmangshëm, duke e transmetuar direkt në Universitet e në institucionet kulturore interpretuese ( në TKOBAP. OFFA, në Orkestrën e RTSH, etj).
Eshtë shumë e habitshme se përse kanë funksionuar shkollat e muzikes për së mbari në periudhën më të errët të Enver Hoxhës. Atëherë, me pasion të madh, u ngritën shkolla nga zero, u investua në blerjen e instrumenteve për nxënësit, u dërguan për shkollim pedagogë jashtë vendit, etj. E gjithë kjo punë u kurorëzua me hapjen e orkestrave dhe bandave mjaft cilësore në çdo qytet, duke e mbajtur gjallë jetën artistike në vend e duke krijuar një zinxhir ekonomiko-kuluror. Mos ndoshta Shqipëria ishte më e fortë, më e aftë, apo thjesht kishte dëshirën më të madhe? Në këto shkolla kanë ngelur akoma këto instrumenta, mbi 50 vjeçare, tej mase të amortizuara. apo në shumë raste thjesht nuk ka fare, dhe nxënësit, ose i blejnë ato me sforco financiare të prindërve, ose në pamundësi, thjesht e lënë këtë shkollë dhe vazhdojnë tek ato të përgjithshmet.
Po vendet e Ballkanit sa investojnë për këto shkolla?
A e dini se vetëm Beogradi, me më pak se 2.000.000 banorë, ka rreth 14 shkolla arti? E gjithë Serbia, me rreth 8.000.000 banorë, ka 72 shkolla arti, 4 Universitete muzike dhe 4 baleti? A e dini se Zagrebi, me rreth 1.000.000 banorë, ka 5 shkolla muzike dhe e gjithë Kroacia me 4.100.000 banorë ka 75 shkolla muzike? A e dini se Sllovenia, ka rreth 2.000.000 banorë. Dhe ka 150 shkolla muzike, duke e kthyer artin në fitimprurës?
Mos ndoshta ky është një tregues i frikshëm dhe se duhet të bien seriozisht këmbanat e alarmit? Çfarë po investohet për brezin e ri që do t’u kërkohet llogari më vonë? Eshtë e trishtueshme e mëse e dukshme që, prej vitesh, arti është lënë pas dore nga të gjitha qeveritë dhe këto pasoja kanë filluar të ndihen në ditët e sotme!
Mjafton vëtëm një përkushtim serioz dhe mund të ndryshohet shumëçka.
1- Pajisja me instrumentet përkatëse dhe përmirësimi i kushteve minimale njerëzorejetike të shkollave të muzikës.
2- Drejtimi i lëndës së muzikës në shkollat e përgjithshme nga profesionistë të diplomuar jo vetëm për pedagogji, por edhe për degë të tjera të muzikës, duke marrë parasysh që njohuritë i kanë mjaftueshëm për mësimdhënie të këtij niveli. Pikërisht ky është një nga ngërçet e momentit për të gjithë të sapodiplomuarit dhe që, për mendimin tim, mënyra si po procedohet me këtë grup nuk e rregullon as nivelin e mësimdhënies, as tregun e punës!
3- Rihapja e orkestrave në qytetet e mëdha, pasi të gjitha kapacitetet artistike aktualisht nuk mungojnë aspak.
4- Ulja e tarifës së studimit, pasi është faktike që shumë studentë lënë studimet, në pamundësi financiare. Gjermania dhe Austria, si shtete me nivel të lartë ekonomik, e kanë tarifën e studimit diçka më shumë se 18 euro, duke i subvensionuar Universitet e Arteve, pasi për specifikat që ato përmbjanë, kërkojnë një trajtim ndryshe nga të tjerët.
5- Natyrisht, është për t’u duartrokitur me përulje vëmendja që iu dha liceut artistic “Jordan Misja” me ri-restaurimin, por të mos harrojmë që nevojat për instrumente muzikore janë akoma më të mëdha se sa disa piano.
Këto janë vetëm disa nga mënyrat kryesore që të rritet prurja e nxënësve të rinj në shkollat e muzikës, duke u lidhur si një zinxhir me nivelin atistik-social. Vetëm kur të arrijnë këto pika, do të mund t’u kërkohet llogari artistëve për nivel të lartë dhe s’do të kemi në vend vetëm disa rastet sporadike për t’u mburrur.
Në çdo vend në botë, një tregues domethënës i nivelit social-ekonomik, janë teatrot. Vendet fqinje, ndonëse të pakrahasueshme me historinë tonë, kanë investuar seriozisht tek to, duke i kthyer në atraksione turistike dhe kulturore. Për shtetin tonë është e pafalshme që, për dhjetra vite, i degradoi ose i mbylli shkollat e muzikes dhe i la teatrot në këtë gjendje që janë dhe realisht të vjen turp t’i prezantosh, sepse nuk kanë asnjë nga parametrat profesionalë.
Hymnin shqiptar, të kompozuar nga një rumun, po e luajnë shqiptarët, por me këtë indiferencë do të përfundojmë me DJ ose do të thërrasim të huajt, pasi do të jemi totalisht të paaftë.
Caro Ilir tutto questo è molto triste.peccato perche in Albania nascono e crescono numerosi talenti che saranno costretti ad emigrare per studiare e cercare fortuna.
Un saluto
Angelo
jemi komb artist na.
kemi artin e kultivimit te hashashit
kemi edhe artin e kriminalitetit. esht vesjtir t jesh kriminel. esht dicka si nji prirje artistike apo sportive.
sepse diten ben si I nershem dhe naten ben krime.
o shqiptar ,o trim
a ke bo nanji krim?
nese krim s ke bo kurr
ti nuk qenke burr!
kto jan vargjet e kenges se fundit te repistit Qiptar Qiparaja nga Bakllavaja…ku I behet thirrje genit kriminel shqiptarr