FOTOT/ Hapen tek liqeni mini-bibliotekat e para në Shqipëri. Ministrat i bashkohen "traditës" së leximit dhe dhurimit të librave

15 Tetor 2016, 19:21Kulturë TEMA
FOTOT/ Hapen tek liqeni mini-bibliotekat e para në Shqipëri. Ministrat

Të gjitha grupmoshat nga 0- në 80 vjeç, u bënë sot protagonistë të mini-bibliotekave, hapur për herë të parë në Tiranë.
Vendi i zgjedhur për këtë nismë të veçantë ka qenë parku i Liqenit Artificial, ku të gjithë janë bërë pjesë e konkursit të mini-bibliotekave kreative dhe leximit në natyrë.
Publikut të pranishëm, ku shumica ishin fëmijë dhe të rinj, i janë bashkuar edhe disa nga ministrat e qeverisë. Bashkë me ministren e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, Ministrja e Inovacionit Milena Harito, David Muniz, Zv. ambasadori amerikan, Rayan Robert, i zyrës së marrëdhënieve me publikun si dhe Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjenisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

E kthyer tashmë në një traditë sa herë Takohemi për një libër, ministrat dhe të rinjtë kanë lexuar pjesë nga autorët e tyre të preferuar. Ministrja Nikolla sërish solli një poezi të Agollit, të cilin e ka ndër të preferuarit e saj, ndërsa Kumbaro kishte zgjedhur një pjesë të veçantë nga “Kafet në Rostand” të Ismail Kadaresë.

“Little free library-t”e para u krijuan bashkë me këndin e leximit në një hapësirë tërësisht ekologjike nga U.S Embassy Youth Coucil. Grupi i të rinjve të ambasadës preferoi të mos marrë pjesë në konkurs, por vetëm dha një shembull sesi këto mini-biblioteka mund të funksionojnë, ashtu siç ndodh gjerësisht edhe në SHBA ku janë të regjistruara 44.000 të tilla.

Konkursi mbarëkombëtar që nxit përhapjen në Shqipëri të Minibibliotekave Kreative.“Little Free Library në Shqipëri”  zhvillohet nën moton: Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete. Kush krijon minibibliotekën më kreative do të fitojë një pako me libra për pasurimin e bibliotekës së tij. Projekti ka nisur në Tetor dhe ceremonia e mbylljes së konkursit do të jetë në javën e parë të dhjetorit

1 komente në “FOTOT/ Hapen tek liqeni mini-bibliotekat e para në Shqipëri. Ministrat i bashkohen “traditës” së leximit dhe dhurimit të librave”

  1. NACIONALISTI says:

    Bravo, shume ide e bukur, por ne shqiperi ka njerez qe livelin kultural e kan te ulet, kshtuqe mbas nji jave ose nji muaj, do ti vjedhin ose do ti prishin; Shpresoj me gjith zemer ta kem gabim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje