FOTOT/ Nga noti, në kinema e politikë: Jetët që s’i njihnit të Bud Spencer

28 Qershor 2016, 10:31Kulturë TEMA
FOTOT/ Nga noti, në kinema e politikë: Jetët që s’i

Bud Spencer nuk ishte vetëm gjigant i madh me zemër të mirë në skenën e xhirimit, që kishte pasion vetëm kinemanë.

Ai kishte pasion notin, kiminë, fluturimin madje dhe politikën.

Emri i tij i vërtetë është Carlo Pedersoli.

Lindi në Napoli por jetoi në Romë.

Spencer fitoi 11 çmime në not.

Ka marrë pjesë në dy gara olimpike: Helsinki 1952 dhe Melbourne 1956.

Në 1955 në lojrat e Mesdheut në not fiton medalje ari.

Në karrierën e tij si artist në 2010 Spencer fiton cmimin David di Donatello.

Paralelisht ai  zhvilloi dhe pasionin e tij për fluturimin.

Mori licencën për pilote helikopteri për Italinë, Zvicrën, dhe SHBA.

Në 2005 kandidoi në zgjedhjet lokale italiane si i djathtë, në listën e Forca Italia por nuk u zgjodh.

Në zgjedhjet vendore të Romës në 2013 mbështeti kandidaturën e vajzës së tij Kristina me partinë “Populli i Lirisë”

Po ju sjellim dhe disa nga filmat më të pëlqyer ku personazh ishte aktori italian i cili u nda nga jeta dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje