“Esat Pashë Toptani”, biografia e ftohtë e Ilir Ikonimit

8 Nëntor 2016, 19:55Kulturë TEMA

U promovua sot në UET libri i gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, mbi figurën kontraverse të Esat Toptanit, botim i UET-Press

Kur Esat Pashë Toptani e shtypi lëvizjen haxhiqamiliste me forcë një gazetar amerikan që e intervistoi në atë kohë e pyeti; ju cilësojnë si diktator? – dhe Toptani iu përgjigj: “Shqipërinë e qeveris si mundesh, jo si duhet”. Ky është vetëm një detaj nga 500 faqe libër me foto dhe dokumente që publikohen për herë të parë dhe që autorit i është dashur mbi 4 vite punë për t’i sjellë në një monografi mbi një nga figurat më kobntraverse shqiptare të fillimshekullit të 20-të. Ilir Ikonomi thotë se është munduar të jetë i ftohtë, neutral dhe besnik ndaj dokumenteve të kohës, për të sjellë në dritë këtë figurë me gjithë dritë-hijet e tij. Shtëpia Botuese UET-Press promovoi sot librin e Ikonomit në prag të çeljes së Panarit të Librit 2016.

Ikonomi ishte në një bisedë me studentë dhe pedagogë të UET-it nën moderimin e pedagoges Belina Budini.

“Jam treguar i kujdesshëm që të jap një portret të paanshëm sepse shumë historianë kur kanë shkruar për të e kanë nxjerrë jashtë kontekstit të kohës, por nuk duhet të harrojmë në çfarë Shqipërie jetoi Esat Pasha, në një Shqipëri ku nuk kishte asnjë institucion, ku kishte pushtues në të gjithë zonat kufitare. Ai është një figurë komplekse, interesante dhe jam munduar që ta sjell ashtu siç ishte pa pasur si qëllim që t’i bëj një rehabilitetim figurës së tij, të them ishte patriot apo tradhëtar”, tha ndër të tjera Ikonimi.

Historiani Romeo Gurakuqi e vlerësoi autorin për punën e bërë dhe dokumentet e shfrytëzuara për të sjellë këtë libër për një figurë të cilin Gurakuqi e cilësoi si “përfaqësues i botës së vjetër që tentoi të krijonte një principatë otomane në Shqipëri”.

I pyetur për një nga momentet më të rëndësishme të jetës së Toptanit, pikërisht dorëzimin e Shkodrës ushtrisë malazese, Ikonomi tha se “duhet të kuptoni kontekstin e situatës për të vlerësuar nëse kjo ishte një njollë në jetën e tij, pasi shumë nuk e dinë se si ishte situata në Shkodër. Toptani me ushtrinë e tij po luftonte në Shkodër për ta mbrojtur, por Shkodra u dorëzua në kushte ekstreme, ku njerëzit po vuanin nga uria dhe ushtria po rebelohej ndaj tij. Ai ishte një negociator dhe e bëri dorëzimin pas negociatave, nuk e di se ç’do të bënte një gjeneral ushtrie tjetër në këto kushte ku ndodhej pushtimi i Shkodrës, por nuk duhet gjykuar pa kuptuar situatën”.

Ky është libri i tretë në këtë zhanër i Ikonomit pas librit për Faik Konicën, botim i vitit 2011 dhe  librin për Ismail Qemalin botim i vitit 2012.  Libri për Esat Pashë Toptanitn është fryt i një studimi katërvjeçar dhe i sjellë për lexuesin me një rrëfim gazetaresk.

Parathënia e librit është shkruar nga studiuesi Bejtullah Destani, i cili shprehet se “libri është i derdhur në një stil transparent, inteligjent dhe të përmbajtur, ku asnjë fjalë nuk është e tepërt. Ai ndërthur parashtrimin e qartë të dokumentit historik me rrëfimin konciz dhe tërheqës.”

Biografia përmban rreth 60 fotografi të cilësisë së lartë, disa prej të cilave publikohen për herë të parë.

Gazetari Blendi Fevziu e vlerëson këtë libër duke e futur në listën e më të mirëve të librave historikë. “Librat e mirë artistikë janë aq pak sa të merr frika ta mendosh. Ndoshta një në njëmijë. E megjithatë janë të mjaftueshëm. I njëjti pohim vlen edhe për librat e mirë historikë tepër të rrallë, një prej të cilëve është ky libër i Ilir Ikonomit”, shkruan ai. Ndërsa botuesi Henri Çili e cilëson këtë libër si një film ku lexuesi nuk has vështirësi në lidhjen e ngjarjeve. “Historia jonë është e shkruar në libra që kanë një të metë fatale. Eventet janë të rreshtuara si “foto” statike. Çka lexuesit i shkakton bezdi, sepse që leximi të marrë kuptim i duhet që “fotot t’i lidhë vetë”. Libri i Ilir Ikonomit bën përjashtim. Duke e lexuar nuk ndjen asnjë vështirësi, sepse rrjedh si një film”, shkruan Çili.

Pyublicisti Edison Ypi e përcakton si një “një libër të vërtetë Historie”. “Nga ata më të mirët. Që gjatë leximit të jep ndjesinë se po e sheh me sytë e tu qiellin nën të cilin po luftohet, po dëgjon zërat e protagonistëve, gjëmimin e topave, urdhërat e komandantëve, thirrjet e luftëtarëve, krrokamën e korbave mbi kufomat, po nuhat erën e barutit dhe aromën e pyllit aty pranë”, shkruan Ypi.

11 komente në ““Esat Pashë Toptani”, biografia e ftohtë e Ilir Ikonimit”

  1. AL says:

    Ama e nxorret edhe Toptanin si mbrojtes te Shkodres?!!!!Ju kam dhj.. me nje m… mu ne koke te gjithe juve qe promovoni idiotesite qe vet I shkruani e vete I lexoni! Ti Ilir do beje mire ti ktheheshe lajmeve ne VOA se s’je per studiues! Ju jeni thjesht ca Snob-er te ndyre qe kujtoni se po botuat dy tre zhgarravina do beheni interesante e te famshem!

    1. katnar tirone safi says:

      o al .,..edhe une kshu si ty kom qene po kur lexova nja tre libra te kolgjinit njoftes i historise ne ato vite qe i ka jetu gjonat …..jane.interesant shko lexoje sidomos ne vecanti librin(esat pasha tradhtar o patriot ?????)lexoje dhe venos me logjiken tate si kundra si pro??po te pakten e venos ti. jo me ca thone pseudo historiant e partise komuniste ..me librin sotem skom ca them duhet ta lexoj masanej te flas

  2. alieni i ardhshem says:

    domosdo.
    tash na dalin te gjith burra t mir.
    a jem a s jem komb qe me hymn kombtar I kendojm tradhtarit? e cfar cudija ka nese bejm edhe libra per tradhtarin?
    se,tradhtarit I kemi ber edhe monument,edhe piktur,edhe skulptur,edhe bust a keng me valle e cifteli.
    nji roman per tradhtarin,a do ta shkruj tash Is Kadari? Le te shkruj nje roman per ndonji tradhtar shqiptar se pasketaj patjeter qe do ta marr cmimin nobel.
    a,ishalla bohet nanji luft dhe u pushtoft shqipnija dhe u shkrift fare qe te shuhet edhe fara e tradhtarve!

  3. Belina Budini says:

    Me kerkese te Fevzos desh dogjem filmin e Henrit, por shyqyr qe u gjend armata e pilafit afer dhe kaloi kjo situate, cka shkoi per bukuri. Te dua UET, te dua shume Henri Cili, o Makiaveli yne nga Labinoti qe veton ne qiellin e Shqiperise si PandiMajkua i Erjon Velise. Urime z. Ilir Ikonomi per kete liber te mbrekullueshem dhe me shume peshe.

  4. Fieri says:

    Nuk i shkruaka librat si blushi ky per 1 jave?haha

  5. Taktik says:

    Esati me Antanten qe coptoj Shqiperine !

  6. Saba says:

    Or ti gazetar edhe ti ja paske fut kot jeni tu i qit krejt bashkpuntort e pashiqit mbrojtes te shqipris si sju vjen mbarre.

  7. Kola says:

    Eshte koha e plehrave qe s’mund ta harrojne kazanin e qelbur nga kane dale. Esat Pasha eshte prototipi i bukeshkelesit te vendit te tij dhe veprimet e tij s’mund t’i justifikoje as vet Zoti. Por ja qe dalka nje bastard tjeter Ikonom qe mendon ndryshe. Nuk deshte i vetmi. Para tij ishte Zef Pllumi qe e renditi kete buke shkale si politikanin me te m mencur qe ka nxjerr ne shekuj Shqiperia. Eshte koha e bastardeve.

  8. A says:

    Qe ka qene ESAD TOPTANI nje mut, muti kjo dihet. Gjithandej nga shkonte vetem ngaterresa sillte. Mendja vetem per intriga i pjellte.
    Sa per SHKODREN, kete qytet zulm madh, me legjenda dhe histori, si kryeqender e Shqiperise se Veriut, duke filluar nga lumi Shkumbin. Vetem Pazari me Bexhistenin ne Shkoder ka patur 3500 dyqane. Te cilat u shkaterruan pas dates 29 NENTOR 1944, kur Shkodra u cliruan nga pushtuesit nazifashist gjerman dhe njekohesisht u cliruar dhe pushtuar njekohesisht nga diktatura komuniste e ENVER HOXHES.
    Nuk ishte e nevojshme qe te merrte barren e tradhetise, ESAD TOPTANI, per dorezimin e Shkodres, Princit Trashgimtare te Krajl NIKOLLES te Malit te Zi, Montenegros, sepse nuk ishte komandant i pare dhe pashe i Shkodres.
    Pashe dhe Komandant i Shkodres i emruar nga Perandoria Turke ishte HASAN RIZA PASHA, i cili ishte ushtarak i shkelqyer me origjin SIRIAN, nga nena me origjine shqiptare dhe me akedemi ushtarake GJERMANE. I cili ishte ushtarak brilant dhe nuk kishte pse te dorezonte qytetin e Shkodres nje mbreterie te vogel spurdhjakesh perpara Shkodres e fuqishme me arsim, kulture, ekonomi, pra me gjithcka.
    Para disa kohesh jane gjetur mendimet e mikes se Shqiperise Miss EDITH DURHAM dhe Carit te RUSISE te asaj kohe qe shprehnin mendimin ne qoftese do tu pushtonte SHKODRA nga Krajl NIKOLLA i Cetines, nje mikroqytet ne Malin e Zi, komplet Mali i Zi do tu asimilonte nga SHKODRANET.
    Po duke ditur keto rrethana tradhetari i Shkodres dhe i gjithe Shqiperise, ESAD TOPTANI, nje nate ftoj per darke ne shtepine e tij ne Shkoder HASAN RIZA PASHEN. HASAN RIZA PASHA ishte komandant i Pare i Shkodres, kurse ESAD PASHA ishte komandant i Dyte. Me mbarimin e darkes, HASAN RIZA PASHA, i prere ne bese nga ESAD TOPTANI i paftyri, i paburri, porsa doli ky HASAN RIZA PASHA, ne rruge nga menderi ESAD, u vra ne pabesi te plote nga TIRANESI i SHTIRE, OSMAN BALI.
    Pas kesaj u dorezu Shkodra nga ESAD TOPTANI, celesi i nderit i Shkodres, Princit Trashegimtar te Malit te Zi, DANILO. Ku edhe sot ky celes paraqitet si suvenir i rradhe nga Shkodra, ne Pallatin Mbreteror, Muze, ne Cetinje.
    Tiransit e vertete dhe te patriot nuk kane nevoje per tradhetirat dhe pislliqet e ESAD TOPTANIT. Sepse kane per ndere dhe lavdi, patriotin e vertete dhe te rradhe te familjes TOPTANI, MURAD TOPTANI. Tung.

  9. Arben says:

    KY ZOTERIA, ESHTE NDER TE PAKTET QE SHKRUAN NE BAZE TE DOKUMENTEVE, NDRYSHE NGA THUAJSE GJITHE TE TJERET QE SHKRUAJNE NE SHQIP, TE CILET JANE THELLESISHT TE INDOKTRINUAR NGA PROPOGANDA SLLAVO-KOMUNISTE.

  10. Buba says:

    Libri, “Esat Pashë Toptani” i gazetarit, I. Ikonomi na sjell shumë fakte te padituna apo te manipulueme nga historian te diktatures. Mora vesh mire kush ishte Haxhi Qamili qe donte Baben, ashtu si Esati, po si njeri me dy fytyra, e vari Haxhiun, medemek se ishte Perendimor. Per fat te keq vazhduan per shume vite, edhe tash haxhiqamilista qe duen ta lane Shqipnin jashte Evropes, me tesha policsh erdogansh etj.etj. E duem me u fut n’ Evrop, pavaresisht se asaj i perkasim, po lojen me dy porta, ose si thote populli: ” Dy kunguj nuk mbahen njikoesisht nen sjetull”. Perendimi e kupton mire kete loje kungulleshkash te politikajve shqiptarë. Ka thane Konica, qe shpesh e permend Ikonomi ne kete liber se Shqipnin do ta shkatrrojne politikanet. Kete po e shohim mire, ku paraja, ryshfeti, prapaskenat, korrupsioni, droga, gjithcka e keqe qe kashpike njerezimi asht ne Shqipni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje