Përfundon "Panairi i Librit?" Nuk e dija as që ishte hapur

13 Nëntor 2016, 15:45Kulturë TEMA

Nga Bjorn Runa

“Panairi” i Librit në Tiranë është ndoshta një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të kryeqytetit, por edhe një nga më monotonet e më të mërzitshmet. Dhe kjo, jo thjesht sepse ka të bëjë me librat, apo njerëz të vetmuar, të cilët do t’i kalonin më mirë disa orë duke lexuar, sesa duke shpërndarë zemra në “Instagram,” aq sa tashmë do të kishin kuruar gjysmën e atyre në listën e pritjes për një transplant zemre. Arsyet, në fakt janë krejt të tjera.

Gjithçka nis qysh në edicionin e lajmeve të pasdites, ku organizatorët shfaqen të lodhur e fytyrëvarur duke përsëritur ndoshta për të 15-in, apo 16-in vit rresht, se iu mungojnë fondet. Nuk kanë mbështetje. Apo, se në Shqipëri tregu është tepër i vogël. Në fakt, po. Kanë njëfarë të drejte në ankesat e tyre dhe diçka, me siguri do të duhej të ishte bërë për këtë gjatë gjithë këtyre viteve.

Por, ai është një panair i mërzitshëm, jo vetëm sepse organizohet në mënyrë të mërzitshme, apo se i vetmi aktivitet gjithëpërfshirës është shit-blerja e librave me po të njëjtën vëmendje dhe kujdes që iu kushtohet shitjes së sufllaqeve dhe sanduiçëve në fast-food-e. Pasi ke sfiduar shiun e fundjavës nën një çadër, që duket se nuk bën më punë kur uji hyn vertikalisht nga pellgjet drejt mjekrës dhe pulovrës që mban veshur, ti hyn brenda sallës që gumëzhin nga njerëzit, nën duhmën mbytëse të rrobave të lagura.

Prej vitesh, nuk është më e vështirë t’i gjesh shtëpitë botuese që të interesojnë. Ato janë gjithmonë të njëjtat, me stendat në po të njëjtat vende, e ç’është më e keqja, thuajse me të njëjtët tituj, që duket sikur nga çasti në çast do të ofshajnë të rraskapitur nga pritja e gjatë njëri-mbi -tjetrin. Madje, nëse je një vizitor i përvitshëm, një pjesë e shitësve mund të të përshëndesin me buzëqeshjen e zakonshme “Prapë këtu ti?”, ndërsa përpiqesh të kapësh me sy ndonjë botim të ri, që e ke pritur prej disa kohësh.

Por, kjo është gati-gati e pamundur. Pasi ke luftuar me po të njëjtët njerëz, me të cilët shtyhesh prej 15 vitesh në po të njëjtat shtëpi botuese, ato që herë pas here sjellin diçka të re, tërhiqesh më i zghënjyer se një fëmijë, i cili sapo ka zbuluar se kutia e dhuratave nën pemën e krishtlindjeve, është thjesht një zbukurim i zbrazët. Nëse tenton të kërkosh ndonjë rekomandim, shitësja e buzëqeshur të zgjat ndonjë libër të Blendi Fevziut, “Ky ka ecur shumë këto ditë, ka patur shitje pafund.” Sikur ta dija. Megjithatë, ndërsa largohem me po të njëjtin nxitim që përpiqesh t’i shpëtosh një sëmundjeje ngjitëse, kujtohem se nuk do të kem mundësi t’iu provoj të tjerëve se isha në panair dhe se herë pas here, edhe përpiqem të lexoj diçka. Në fund të fundit, nëse nuk poston nëpër rrjete sociale një fotografi me librin e Blendi Fevziut, apo të Ben Blushit, zëre se nuk ke qenë në panair. Askush nuk i llogarit autorët e tjerë, pavarësisht peshës së tyre letrare. Ndërsa ti, nuk merr vesh nga librat dhe je një injorant i thjeshtë e i parëndësishëm. Pak rëndësi ka nëse nuk i lexon kurrë librat me të cilët del në fotografi, e ndoshta në rastin konkret është më mirë të mos i hapësh kurrë.

Ai është një panair monoton, i cili në kohën kur të gjithë janë duke i ngarkuar jetët e tyre në Cloud dhe rrjete sociale, të ofron njësoj si njëqind apo dyqind vjet më parë, vetëm letër dhe bojë të shtypur mbi të. Shumë pak interaktivitet, thuajse asnjë botim elektronik. Aq sa, mund të pyesësh veten se ç’mund të kërkojë aty një i ri, 14-15-16 vjeçar, i cili për çdo pyetje i drejtohet vetëm Google, Reddit apo Quora, ndërsa ne i ofrojmë ende vetëm librat e shtypur, të mërzitshëm, që për të vlejnë ndoshta vetëm për një foto me filtër vintage në Instagram, apo Facebook.

Në fund, kur nuk arrini të gjeni mënyrën për të shkuar edhe tek lexuesi më i painteresuar, apo për ta bërë leximin më tërheqës, mos filloni të pyesni veten se përse komplimenti më i mirë që njerëzit mund të thonë sot, është “Je nona!”, apo kur Donald Trump-ë të ndryshëm të nisin të mbijnë në poste presidentësh e kryeministrash. Nëse libri, botimet dhe eventet e lidhura me to nuk i përshtaten kohës, të vetmit që do të mbeten të interesuar për to, do të jemi ne, primitivët që vazhdojmë të pëlqejmë aromën e faqeve dhe të letrës së shtypur. Ndoshta, edhe për pak kohë.

10 komente në “Përfundon “Panairi i Librit?” Nuk e dija as që ishte hapur”

  1. Belina Budini says:

    Uauuuoooo, ouuu, nuk e paske degjuar fare hapjen e Panairit te Librit ti fare Bjorn Ruana, po kush je ti mo Zylo, qe kerkon ftese personale nga Alushi apo Mirela e ministrise? Shko or koqe kandari luaj cingla pastaj futu ne tregun e librit, apoo paske mik qe te botojne fletrufe te ttilla.

  2. Kola says:

    Sakte. Ke harruar pa permendur edhe nje dukuri tjeter te ketij panairi. Vec qindra librave ndyresira si Vrima, librat e Blushi e Fevzos, sivjet patem edhe surprizen tjeter me librin e Ikonomit per Esat Pashen i cili e kaperceu ylberin dhe nga tradhetari klasik i shqiptarise, u be hero e patriot. Libra te tille e kane vendin ne hale. Se fundi behet e qarte se si cdo gje ne vendin tone, edhe libri jeton agonine e kapjes prej klaneve banditeske te cilet me pafytyresine e tyre e cojne ujin atje ku u duhet: nje interviste Rita Petros, dy penelata Blushit dhe tre Fevzos, e per te mos i mbettur qejfi edhe Mira Meksit e cila sigurisht qe eshte larg prej ketyre mostrave. Te pjerdhca mu ne liber shqiptar. Me mjaftojne perkthimet.

  3. erjona says:

    eshte e vertete. keta bisnesmenet e librave jane shume konservatore nuk kane ditur te ndryshojne me kohen.

  4. objektivi says:

    Vertet se morem vesh kur hapej panairi
    keta legena as leke per reklame nuk kane? I bejne si ilegale dhe panairet

  5. beluli says:

    O belinda o kurve kurve.Ti kujton se ne boten e librot hyn vetem nga porta e atij burrit tend qurrash.Po ku u bere dhe ti per qesendi rrace kurve.
    Gazetari ka te drejte ne te gjitha ato qe ngre po truri yt sa i nje pule asi kap dot keto gjera.
    Ftese mbase sduhet tebeje Mirela po ajo shyn fare aty sic mendon ti .Jane organizatoret e panairit qe duhet te bejne nje muaj rresht reklame qe te terheqin sa me shume bleres. Ju kujtoni se njerzit e mbajne mendjen tek librat. rrote kurve.

    1. Arusha e Tepelenes says:

      O “Belul”, o koke petull, ti nuk vlen as per nje qefull, ndaj mos u bej shume spartan se pastaj te hyn si karn. Te fala mamit, pastaj Belindes se e ka shume xhan Naim Qili tek UET.

  6. njeriu me fytyre arkaike says:

    Si guxon more ti Bjorn primitivi te kritikosh inteligjencen e shquar shqiptare, qe e nxurri ne drite kete vend!? Sa e perveloi fare!.. Po nuk e di ti more i humbur se vete kryetari i shoqates se botuesve, qe eshte dhe krietar i shtepise botuese “Dituria”, qe eshte dhe fondaxhi i terbuar, se ai mban shume gunguj ne sqetuj, e jo si ti qe nuk di te lidhesh dy fjale, shume i nderxuari Petrit Ymeri, dora vete foli vjet per librin elektronik, po-po, si nje sira e re e panairit dhe e librit shqip!? Do thuash ti se c’beri ai me librin elektronik?! Ai beri nje vrime ne uje, sic ka bere gjithnje dhe i vetmi qe arrin te beje vrima ne uje, qe nuk i ben kushdo! Pale sa vrima te tjera kishte per te bere ai, po te kish patur ca fonde me shume1? Sa, do thuash ti, qe po plas nga inati?! Po pak fare mo, disa milione te reja, ose disa dhjetra deri ne qindra mije euro! Ai djersin per b… tende dhe timen, dhe nuk e merr rrugen fare ne panaire te huaja librash pa siguruar fondet e duhura! Ai lodhet aq shume, sa ne muajt e veres nuk e kap as ate e asnje nga shoqata e botuesve, se jane me pushime. Aq shume pune kane ata, sa tre here u kam shkruar disa pyetje per pjesmarrjen ne panair dhe nuk kane patur kurre kohe te me kthejne pergjigje! Dhe ti na kerkon qiqra ne hell nga keta njerez shembellore! Njehere nuk i ktheu pergjigje min. e kult. Petrit Ymerit dhe u tund vendi u tund! Buciten mediat te tera! A e kupton ti me kw ke te besh!? Thirri mendjes dhe kerko te falur per shkrimin, se nuk te lejohet te aludosh me kritika per organizatoret e panairit te librit. A nuk thua shyqyr qe cdo vit kemi Fevzon dhe Ben Blushin, si dhe gjithnje nje emer te ri! C’do me shume ti! Nje dru pas qafe!? Boll se u lodha duke shkruajtur… edhe une po te njejtat gjera… e po per te njejtet tipa…

  7. beluli says:

    o arushe e tepelenes ta mbyllsha vrimen e nenes. po ik mbill hashash ose ik me cangadhe se ate ke zanat ti cmerresh me libra. eshte zanat i rende ky per ty evlat po shko pirdhu mos jep mend kur sti kerkon njeri. se kuptoni qe keta po e falimentojne vete kete event qe te kapin ndonje fond nga qeveria. jane po aq b… q…sa ti arushe dhe sa Belina shushka

  8. ganiu says:

    Mbaroi Panairi.A e dini kush qe libri me i shitur.Ben blushi dhe ben fevziu si e ka ky muti tjeter.As Kongoli, as Ferrante , as hollebeku , As Markesi me reportazhet e .rinise. E kuptoni qe ketu eshte cdo gje neje farse nje genjeshter.Edhe panairet i vene ne funksion te Blenderve qe jane nje lloj kanceri i shoqerios se sotme letrare .Dhe ju me beni llogje me gazetarin jo e ka thene po s eka thene mire.o mjerane kapni thelbin o copa muti qe po ju shkon jeta per shalesh duke ju dhene mend Belina budini Rrace e shpifur komb muti.

  9. erjona says:

    nje shkrim shume i mire qe ve doren tek plaga e tranzicionit te kesaj fushe. mos prisni te behet tregu le 40 miljone njerez qe te kerkoni menyra ta reja per te shkuar tek lexuesi. lexoni Blendin ate meritoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje