"Ndershmëria vetëm" eshte libri i fundit i Faruk Myrtaj

11 Nëntor 2016, 16:31Kulturë TEMA

Vëllimi me tregime “Ndershmëria vetëm” i shkrimtarit të mirënjohur Faruk Myrtaj që doli këto ditë nga shtëpia botuese “Milosao” vjen pas suksesit të shumë vëllimeve të tjerë me tregime të tij si “Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri”,
“NJerëz që kam njohur”, “Marrëveshje për të jetuar” apo “Nudo zyrtare”, “Luftëtarët vriten në paqe” , “Hijet e virgjëreshave”etj.

Është vepra e dytë që “Milosao” boton pas romanit “Atdhe tjetër” të tre vjetëve më parë. Me tregimet e këtij vëllimi Faruku vazhdon ta rendisë veten ndër autorët më të spikatur të brezit të vet. Stili energjk i konsoliduar tashmë mban një stof të qepur nga një mjeshtër i fjalës shqipe, të mençur e me merak.

Të 15 tregimet që i vendosin ngjarjet në ambiente dhe kohë të ndryshme, janë të mbushur me karaktere që për herë të parë i hasim në letërsinë shqipe. Të bie në sy tregimi “Mongolë që shkojnë e vdesin në Amerikë”, “Plakat e nobelit”, “Atë orë të fundit muzike” e deri te “Kur njeriu e rrëfen dashurinë e tij si të bletëve” që tingëllon si një poemë gati filosofike për dashurinë. Në bazë të saj është sakrifica sublime e mbretëreshës së bletëve me bletakun e zgjedhur prej saj. Autori thotë: “Të dashurosh është thjeshtë provë vyrtyti”, apo “Të dashurosh do të thotë të jesh syzgjuar përgjatë ëndrrës”

3 komente në ““Ndershmëria vetëm” eshte libri i fundit i Faruk Myrtaj”

  1. pjatalarsi says:

    Suksese ketij autori prodhues!

  2. Zigis says:

    Një ndër autorët më të veçantë që kam lexuar në shqip. Këshilloj veçanërisht librat e tij me tregime/novela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje