Kur Ministria e Transporteve vendosi dy vite më parë që të hiqte nga qarkullim furgonat, në rrjet plasi humori me faktin se tani nuk do të dëgjojmë më thirrjen e famshme “hajde Durrës, Durrës”. Ishte kthyer si një “muzikë” për veshët e atyre që kalonin nga “Stacioni i Trenit”. “Muzikë” që u dëgjua sërish, pasi Ministria e Transportit nuk i shkoi deri në fund vendimit të saj dhe furgonat u rikthyen në qarkullim brenda vendit.
E njëjta thirrje m’u kujtua sapo vura këmbën në “Pallatin e Kongreseve”, ku mbahet prej vitesh Panairi i librit. Vetëm se thirrja “hajde Durrës, Durrës”, ishte zëvendësuar me thirrjen “hajde libra, libra…”
Sapo hyje, të dukej se do të dilte ai “fatorino i furgonit” dhe të të rrëmbente për krahu, se “dhe një vend ka mbetur dhe nisemi”.
Aty të dilte Fevziu me Blushin, me kapicën me libra që ua sillnin furgonat e Çilit, se “edhe një kishte mbetur”! Të jepnin edhe ndonjë autograf, bëje edhe një “selfie”, dhe ikje në shtëpi i lumtur pasi e kishte hedhur foton me “kollosët” e letërsisë në Instagram, e nga Instagrami në Facecook!
Edhe pse duhej të ishte një nga evenimentet më të rëndësishëm kulturor, Panairi i librit është kthyer në një ngjarje qesharake, për të shitur librat e tyre 4-5 autorë që i shohim përditë në televizor.
Duket sikur e kanë kthyer në panairin e tyre personal, falë faktit që kanë dhe janë personazhe mediash dhe turmat e indoktrinuara dhe manipuluara nga imazhi përballë përmbajtjes, rendin symbyllurazi drejt stendës çiliane, ku i pret Fevziu me Blushin nga mëngjesi në darkë.
Këtë radhë nuk iu mjaftonin tre ditë për të shitur librat, por kishin shtuar edhe dy ditë të tjerë. Shto ditë e çmimet në vend, a thua Panairet e librave bëhen për të shitur libra, e jo për të bërë promovimin e tyre për t’u shitur gjatë vitit e më tutje, siç ndodh në vendet normale të këtij rruzulli.
I turbulluar nga gjithë kjo gjullurdi, përfundova në një stendë të vogël, ku ishte ndoshta i vetmi vend i qetë në gjithë atë sallë, dhe që njerëzit dukej sikur e shihnin me përçmim dhe i largoheshin si djalli temjanit.
Ishte stenda e librave françeskanë, ku mund të gjeje disa libra fantastike, mes të cilëve edhe “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumbit, që për mua personalisht duhet lexuar me detyrim nga çdo njeri. Është një libër që mjafton atë të lexosh, dhe ke mësuar se çfarë ka ndodhur përgjatë 45 viteve komunizëm në Shqipëri. Nuk është nevoja të lexosh libër tjetër për atë periudhë!
Por turma nuk e shihte dot të “shkretin” At Zef Pllumbi, se ishte lëshuar për nga stenda që, sipas mediave, shiti mijëra libra këtë Panair. Nuk e shihte dot as “Kujtime” të Eqerem Bej Vlorës. Për fat kishte disa që ndalonin tek Konica, dhe edhe më shumë tek Kadare. Sa për të përmendur disa!
Për fat të keq në Shqipëri nuk ka asnjë mendim profesional që të drejtojë lexuesin nga letërsia e mirëfilltë, dhe për pasojë libri tregtohet si mall konsumi me logjikën e tregut: Kush bën reklamë, fiton tregun. Ndaj dhe shiten vetëm disa autorë, që “çuditërisht” i nxjerrin librat 4-5 ditë para çeljes së Panairit. Ata bombardojnë opinionin, duke u shfaqur në emisione televizive dhe gazeta për disa ditësh resht, për të na “informuar” mbi “veprën e madhe” të radhës. Dhe këtë gjë e bëjnë vit pas viti.
Por për të kuptuar vlerën e librave të tyre, shkoni dhe shihni në stendën ku sheshin, nëse përveç librit të fundit, kanë edhe librat që kanë nxjerrë vitet e shkuara. Nuk kanë asnjë dhe nuk i kërkon askush. Ato janë libra Panairi, që shiten ato ditë dhe nuk i kërkon më kush pas një viti, dy apo larg qoftë pas disa vitesh!
Nëse Konica p.sh vazhdon të lexohet edhe pas 100 vitesh dhe do të vazhdojë të lexohet edhe pas 100 vitesh të tjera, kam dyshimet e mia të forta nëse kjo do të ndodhë edhe me “shkrimtarët e Panairit”.
Ata më shumë se kushdo e dinë mirë këtë gjë, ndaj dhe javën e dytë të nëntorit dalin për disa ditë si ai fatorino që thërret “hajde Durrës, Durrës”. Vetëm se këta thërrasin “hajde libra, libra….”
Hajde kuklla kuklla,……..shkrepse te fabrikes Llapshin…..Ding – Dong Kremlin 1920.
Me thuaj emrat e 3 librave te Konices or ti ‘fatorino’!
TE LUMTE BLEDO, HALLAKLL. TE DY JANE BERE , TE PAVLERE DHE SHKARASHKRUES SI ATA PSEUDOVETERANET QE DUAN TE TREGOJNE PA TJETER EDHE KUR NUK KANE ÇTE THONE. AI VEVZIU NUK HAHET FARE ESHTE TERESISHT MEDIOKER SI PUNA E ÇILIT NAIMIT NJEREZIT POI JANE TURMA QE MANIPULOHEN NGA TV-Bledi Vevziu. . O PIJA QE SU BIE KUR VENE RRESHT NJEREZIT KETA DY MENDERSHKRIMTARE.THONE SE BKENDIT JA SHKRUN GRUJA BENIT BABA KIÇO….
O idjot qe nuk di te shkruash shqip!kush te pagoi te shkruash me shkronja te medha?vetem parullat e rilindjes shkruhen me germa te medha!!A e lexon komentin perpara se ta publikosh?na mbyti injoranca!do edhe te besh te zgjuarin o idjot.Perse te paguan rilindja bashke me lumanin?te shkruani pa pike gramatike!!!!!
hajde kara hajde!
Ja dhe dy motrat
Ja dhe dy motrat
Libra nga partia LIBRA, c’duam me shume ne?
Kjo na mungonte dhe keta “shkrimtaret e medhenj”
Hajde majdanoz shet nana!
Ja , ky eshte B.Blushi i vertete ! Ec e zeru bese ketyre legeneve , mashtrues e demagoge ,
qe ngrysen e gedhihen vetem me idene se sa eshte trashur kuleta ! Une nuk kam besuar
as nje here tek lumi i fjaleve mashtruese te sarahoshit,bixhosciut dhe politikanit me te
pa pergjegjshem Fatos Nano ,pjese e te cilit ka qene e mbetet edhe z. Blushi ,te cilin
F.Nano kur ishte kryeminister , e beri prefekt ne qytetin e Korces dhe…,prezantimin e tij
para korcareve e beri sebashku me ambasadorin grek ne Tirane . Logjika te con te mendosh
se institucioni i prefektit , perfaqeson qeverine qendrore , perpara asaj lokale ; pra Blushi
yne , do te perfaqesonte politiken e dy qeverive , te asaj shqiptare dhe asaj greke !
Ky eshte vetem nje detaj i “vogel” , por shume domethenes per cdo shqiptar ! ! !
Tani ,fqinjet tane “dashamires” te Jugut , pasi u qerua muti , duan ta zevendesojne me kaken !
ndaj edhe ky plehre , po na krijon parti “te re” , simoter te asaj te grekut V.Dule , si
kunderpergjigje per qendrimet e drejta dinjitoze te Edi Rames . Por , tashme njerezit nuk
jane me ata te viteve 1990 dhe Blusheve do t`iujapin vetem peshtymen fytyres .
Pika qe nuk te bie ne koke!qe ditke c’fare perfaqeson prefekti[nje roge me shume,asgje tjeter]as vendim marje nuk ben dot,as as asgje prej gjeje,me qe je kaq shume i stresuar ose i irituar nga blushi pi pak uthull,edhe mos tharto trurin o rilindas……..
Po ti pse je kaq i irituar o kor- cari !! mos fle gje me blushin !!!???
Cpaskeni qene ju te dy me e bo kete popull te kulturum me lexu perrallat e Lej Fenit ose Tut Gutit!
O zoti Blendi Lumani, po ju drejtohem publikisht meqe doni te lexohet me detyrim libri ”Rrno per me tregue” i Prenk Tomës, alias Zef Pllumit, prej Malit të Rencit. Atehere lexojeni dhe komentojeni ”me detyrim” kete fragment ”turp letrar” me urrejtje e rrena ndaj clirimit e clirimtareve, myslimaneve e grave luftetare heroina. Turp e faqe e zeze!
‘’29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë … nëpër rrugët kryesore të qytetit hyni brigada partizane…Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n’ate manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokomunist, ndërsa nji pjesë e madhe e popullsisë muslimane, veshë në tesha feste, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Shka bante mâ shumë përshtypje ishin partizanet.
Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah?
Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitë. Por nuk ishin rob Zotit: këqyrshin me tinzí nëpër shpija nëse mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” të mshehun.
Nuk kishin bukë me u dhanë, prandej duhej t’ua çojshin familjet, përndryshe vdisshin. Ushqimet që u dërgojshin familjet ishin mâ shumë për partizanët e unshëm, se për ata të mjerët e torturuem.’’
Petro apo Petrol? Nuk e di se ne çfare gjuhe eshte bere ky komenti yt se une e shikoj qe shqip nuk eshte dhe s’munda ta kuptoj. Shikova ne fillim ne thonjeza diçka por nuk mund ata kuptoj, pastaj me poshte gjitheçka e shkruar mund te deshifroja ne nje fraze tre apo kater fjale ne shqip, te tjera nuk e di se çfare gjuhe eshte. U mundova por me kot. Mundesisht here tjeter perdor ndonje perkthyes qe te kuptoj edhe une diçka nga ato qe thua. Pershendetje e gezuar festat !
..Petro apo Petrol? Nuk e di se ne çfare gjuhe eshte bere ky komenti yt se une e shikoj qe shqip nuk eshte dhe s’munda ta kuptoj. Shikova ne fillim ne thonjeza diçka por nuk mund ata kuptoj, pastaj me poshte gjitheçka e shkruar mund te deshifroja ne nje fraze tre apo kater fjale ne shqip, te tjera nuk e di se çfare gjuhe eshte. U mundova por me kot. Mundesisht here tjeter perdor ndonje perkthyes qe te kuptoj edhe une diçka nga ato qe thua. Pershendetje e gezuar festat !
Te dhjefsha mu ne libra. Mut i ati e mut i biri. Mut ai qe beri t’ane. Shko ne Elbasan ta promovosh qe ta shikosh sa te vlen lekura.
Nje liber te lutem se nuk kam me cfare te fshij sumen o Blush Askush.