Trump shpërthen kundër idesë së rinumërimit: është një mashtrim!

27 Nëntor 2016, 14:35Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e ka përshkruar rinumërimin e votave në Wisconsin si një “mashtrim”.

Trump i cili e fitoi me një diferencë tepër të vogël këtë shtet, tha se rezultatet “duhen respektuar, në vend që të sfidohen apo të abuzohet me to”.

Kandidatja e “Partisë së Gjelbër”, Jill Stein ishte nismëtarja e rinumërimit të votave. Ajo ka kërkuar gjithashtu rinumërim edhe në Michigan dhe Pennsylvania, duke argumentuar kërkesat e saj me “anomalitë statistikore”.

Drejtues të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton thanë se do të merrnin pjesë në rinumërimin e Wisconsinit, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet zgjedhore të përmbysen në të trija këto shtete, për të përmbysur presidentin e zgjedhur më 8 nëntor.

Në një deklaratë të lëshuar nga ekipi i tij tranzitor ditën e shtunë, Trump e akuzoi Steinin se po përpiqet të mbushë arkat e saj me para me pretekstin se po kërkon donacione për të shkuar drejt rinumërimit.

2 komente në “Trump shpërthen kundër idesë së rinumërimit: është një mashtrim!”

  1. Relax says:

    Do te kete permbysje te rezultatit.

  2. Totila says:

    Si ka mindesi qe ne Wiscont , Michigam dhe Florida si dhe ne Pensivani Clinton ishte ne Avantazh qe nga. Fillimi dhe deri 30-35 minuta perpara perfundimit dheTrapi fitoime ne fund .
    Naturisht qe jane Vjedhur votat e Clintonit , perndryshe Trapi nuk ka pse te kete frike ne se ndihmen e ka mare nga dikush tjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje