Fidel Shpëtimtari, Kastro Përbindëshi. Kontradiktat që rrethuan diktatorin kuban

28 Nëntor 2016, 16:02Kulturë TEMA
Fidel Shpëtimtari, Kastro Përbindëshi. Kontradiktat që

Nga: William Rowlandson

Si figurë historike, Fidel Kastro ofron disa nga kontradiktat më interesante: drejtësi dhe padrejtësi, revolucion dhe fuqi shtetërore, të drejtat e qytetarëve dhe autoritetin shtetëror, liri artistike dhe kufizim të saj, përqindje të lartë arsimimi dhe censurë, ekonomi komuniste dhe ndërmarrje private, socializëm dhe turizëm.

Lajmi për vdekjen e tij në moshën 90-vjeçare, sjell në mendje shumë nga këto pyetje ngacumese. Dhe, ekzistojnë mjaft anekdota për t’i ilustruar. Por, më interesantja ndoshta është rasti i Jean-Paul Sartre dhe përshtypjeve të tij ndaj liderit kuban, teksa përshkonin vendin në pjesën e pasme të makinës së Kastros, pranverën e vitit 1960.

Sartre dhe Simone de Beauvoir kishin pranuar një ftesë për të vizituar Kubën dhe mbërritën në Havana gjatë festimeve të karnavaleve. Ata dëgjuan fjalimet e Kastros, takuan Che Guevara-n, ministra, shkrimtarë, artistë, studentë universitetesh, punëtorë fabrikash dhe mbledhësit e kallamave të sheqerit.

Sartre kaloi orë të tëra, i rrëmbyer nga bisedat e gjata me Kastron, disa prej të cilave, i botoi më pas në një seri artikujsh për France-Soir, të titulluara “Uragani mbi Sheqer.” Por, ndonëse shkruante me entuziazëm për të, dhe ishte qartësisht në mbështetje të tij, ekziston një tendosje e lehtë në shkrimet e tij, e cila zbulon shqetësimin e shkrimtarit në lidhje me comandante-n mjekërosh.

Ata vizitojnë një plazh publik, i cili po zhvillohej për turizmin e brendshëm, ndërsa iu shërbehen pije freskuese të ngrohta. Kastro pyet përse nuk ka akull. Sepse, përgjigjet një nga tri kamerieret paksa të hutuara, frigoriferët nuk punojnë. Kastro nuk mund t’i tolerojë të tilla përgjumje jo-revolucionare dhe godet makineritë, duke u përpjekur t’i vërë sërish në punë. Sartre arrin të shquajë dinamikën thelbësore të Kastros: “Ai është nxitës, mendova për herë të parë.” Dhe, megjithatë, Sartre vëzhgon, ai nuk mund t’i nxisë ata të kundërshtojnë sistemin që po dështon, dhe që është vetë ministria e tij e turizmit, INIT. Kastro, është i qartë se mund t’i ngrejë ata kundër sistemit të vjetër, por jo ndaj atij që ka ngritur vetë.

Ai bisedon me gruan për frigoriferët, duke “e ftuar qetësisht t’i bashkohet rebelimit” dhe përpiqet të nxisë tek ajo, pak ndërgjegjie revolucionare. Por, në fund fjalët e tij për gruan në plazh, janë më pak miqësore e më tepër kërcënuese:

Thuaji njerëzve përgjegjës se, nëse nuk merren me problemet e tyre, do të kenë probleme me mua.

Mos u ngatërro me Fidelin, duket se është ajo çfarë Sartre kupton. Vlerësimi i tij, është një reminishencë e Oliver Stone, shumë vite më pas, në filmin e tij “Comandante,” kur ai merr pistoletën e Kastros nga pjesa e pasme e makinës shtetërore, teksa përshkojnë një nga rrugët e Havanës dhe e pyet: “Di akoma ta përdorësh këtë, Fidel?” Ashtu si edhe Stone, Sartre admiron njeriun, ndërsa heshturazi pranon egërsinë e pushtetit të tij, duke u bindur se pushteti dhe dhuna flenë gjithmonë në të njëjtin shtrat.

Ata i largohen bregut dhe makina i ngjitet pjesës kodrinore. Ndalojnë përpara një grupi punëtorësh, të cilët kanë rrethuar një traktor, duke kruajtur kokat. “Kastro i përshëndeti seriozisht; fshatarët i folën: ‘Përshëndetje Fidel.’ Dhe ai filloi menjëherë pyetjet. ‘Si ishte rezultati? Kur? Përse nuk kishin bërë më shumë? Përse nuk punonin më shpejt?'” Arsyeja është një problem i ngjashëm me frigoriferët e prishur. Vetëm se, këtë herë traktori nuk është i prishur, por është caktuar njeriu i gabuar për ta ngarë, dhe shoferit me përvojë, i është dhënë një detyrë tjetër. Ai shpërthen me entuziazëm revolucionar: “‘Më jepni një traktor,’ i drejtohet ai Fidelit, ‘dhe do të shihni se ç’mund të bëj.'” Këtu s’ka asgjë të keqe, mund të mendojë dikush – kemi një problem dhe një punëtor që propozon zgjidhjen. Por, siç vëren Sartre, problemi qëndron tek INRA, ministria e reformës agrare.

Ç’lëmsh perfekt – dhe çfarë vëzhgimi i mprehtë nga Sartre. Ai vështron tensionin në rritje në fytyrën e Kastros. Mërzitësi i madh, nuk mund të mërzisë rregullin e tij. Si përfundim, ai bëhet një burokrat i vetë pushtetit të tij shtetëror. Dhe ai e di, e “qysh nga ai moment” vëren Sartre, “kuptova se ai donte të largohej…”

Kontradikta e madhe

Sartre shpresonte se revolucioni do të ishte organik, i lirë nga ideologjia dhe i frymëzuar nga ato parime thelbësore të liberte, egalite, fraternite (liri, barazi, vëllazëri), të cilat ai vetë i shprehu me mjaft zell në artikujt për Kubën…

…Këto episode me Sartre-in dhe Kastron janë për mua, tensione emblematike dhe kontradikta, në zemër të sundimit shumëvjeçar të Kastros në Kubë. Ai frymëzoi ndërgjegjien revolucionare tek kubanët, ndërsa e dënoi atë ndërgjegjie sa herë që u përdor për të kritikuar autoritetin shtetëror.

Ai bënte thirrje për sovranitet të njerëzve të tij, ndërsa inkurajonte qytetarët të tradhëtonin fqinjët për akte kundër-revolucionare. Ai fliste për vëllazëri dhe partneritet, por nga ana tjetër volli gjithçka kundër atyre, të cilët u përpoqën të largoheshin, duke i quajtur gusanor (krimba). Ai foli kundër shtypjes nga imperialistët, por vetë vazhdoi shtypjen ndaj popullit të tij. Ai kundërshtoi kolonializmin dhe imperializmin, ndërsa nuk e denoncoi kurrë Paktin e Varshavës, të pushtimit të Çekosllovakisë në 1968. Ai kërkonte drejtësi, por nga ana tjetër, lejonte padrejtësinë. Nelson Mandela, e falënderoi publikisht Kastron për mbështetjen ndaj përpjekjeve kundër apartheid-it, e megjithatë, Kastro dënoi pafundësisht të burgosur politikë, për të njëjtat arsye që Mandela ishte dënuar dikur.

Këto janë pikëpyetjet në qendër të Fidel Kastros, të zgjidhura me marrëveshje, duke u pozicionuar në dy anë: Fidel shpëtimtari, Kastro përbindëshi. Realiteti është edhe më kompleks; disa pikëpyetje janë bërë të mos patur kurrë përgjigje. /Përg.: Bjorn Runa

Marrë me shkurtime nga NewsWeek

2 komente në “Fidel Shpëtimtari, Kastro Përbindëshi. Kontradiktat që rrethuan diktatorin kuban”

  1. shabani says:

    Ky varremisi me ne krye leninin e tradhetuan doktrinen marksiste me vendosjen e partise shtet dhe unin absolut marksi flet per komisione drejtimi me konsensus

  2. objektivi says:

    Gjithe keta plehra komuniste keshtu duken ne fillim si engjej te sapozbrtiur ne toke por behen petrbindesha qe hane dhe femijet e vet le me te tjeret.U shofte rraca e tyre ishalla.Demagoge muti se do na gemjejne femijet se duken si interesante ne fillim plejhrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje