Trump ndërton murin e parë, dhe faturën ua çon fqinjëve!

28 Nëntor 2016, 16:19Bota TEMA

Donald Trump i ka qejf muret dhe këtë gjë e tregoi me fushatën e tij ku përsëriti vazhdimisht se do të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën dhe do t’ia çonte faturën qeverisë meksikane.

Një gjë të tillë pak a shumë ai tashme e ka bërë, megjithëse në përmasa shumë më të vogla.

Trump ka ndërtuar një mur në pronat e tij në Skoci, ku zotëron disa fusha golfi.

Pas zgjedhjes si president, punonjësit e tij kanë ndërtuar një mur 5 metra të lartë dhe i kanë çuar faturën fqinjëve të tyre David dhe Moria Milne.

Ka qenë çifti skocez që ka treguar ngjarjen për NY Times.

Dhe fqinjët, që sigurisht nuk u mungonte humori, kanë ngritur një flamur meksikan në çatinë e shtëpisë së tyre dhe kanë flakur faturën duke refuzuar ta paguajnë atë.

1 komente në “Trump ndërton murin e parë, dhe faturën ua çon fqinjëve!”

  1. Qero merosi says:

    Hahaha. Anglezet kane humor dhe jane me shpirt te lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje