Hiri i Fidel Kastros del sot nga Havana, kuptimi i udhëtimit prej 900 km

30 Nëntor 2016, 12:12Bota TEMA

Mbetjet mortore të liderit të ndjerë kuban, Fidel Castro do të largohen sot nga kryeqyteti i vendit, Havana.

Hiri i lideri revolucionar kuban do të transportohet 900 kilometra për në qytetin juglindor të Santiagos.

Ky udhëtim do të rikrijojë turneun e fitores të ndërmarrë nga Castro pasi e mori pushtetin në vitin 1959, por në kahun e kundërt, raporton REL.

Hiri i tij do të varroset më 4 dhjetor në varrezat e qytetit të Santiagos “Santa Ifigenia” në një funeral ku pritet të marrin pjesë liderët majtist të Amerikës Latine dhe disa diplomatë të tjerë.

Më 29 nëntor, dhjetëra mijëra njerëz e kanë mbushur sheshin e revolucionit të Havanës për të bërë nderimet e fundit për Castron.

Marshi është mbyllur nga presidenti actual kuban, Raul Castro i cili iu referua vëllait të tij të ndjerë si lideri i revolucionit “për të ndershmit, nga të ndershmit”.

Fidel Castro që e ka udhëhequr Kubën në një sistem një partiak për gati gjysëm shekulli, ka vdekur në moshën 90 vjeçare më 25 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje