Politikë e shtetit të Shqipërisë nuk është “Shqipëria e madhe”. Kështu i ka deklaruar gazetës beogradase, “Danas”, Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se një projekt për Shqipëri të Madhe nuk përkrahet as në Tiranë, as në Prishtinë.
Ai ka thënë kësaj gazete se formimi i Unionit të Komunave Shqiptare të rajonit nuk mund të interpretohet ashtu.
Mediet e Beogradit me tituj bombastikë kanë njoftuar formimin e këtij unionit, sikur “Në Tiranë përmes derës së vogël u formua Shqipëria e Madhe”.
“Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të rajonit, si një popullsi autoktone, dhe sot nëse dy kryeqytete dhe tri qendra gravituese, pos Greqisë, takohen për bashkëpunim ekonomik, kulturor, arsimor deh të tjera sipas mendimit tim është diçka pozitive”, citon kjo gazetë Shkëlzen Maliqin.
“Ndoshta pse kjo ndodhi në Ditën e Flamurit Shqiptar i ka dhënë ndonjë simbolikë, por mendoj se ka qenë një proces publik dhe transparent, se nuk po ndodh asgjë e fshehtë ose përmes derës së vogël, ashtu siç kanë raportuar mediet serbe”, ka thënë këshilltari i Edi Ramës, transmeton Insajderi.
“Ashtu siç në kohë të fundit janë vendosur raporte normale midis Tiranës dhe Beogradit, pse Tirana të mos kishte marrëdhënie të mira me Prishtinën, Tetovën, Ulqinin dhe Preshevën”, thotë Maliqi.
Sipas tij, “meinstrimët e politikës shqiptare nuk po merren me bashkimin e shqiptarëve”.
“Meinstrimi shqiptar flet se bashkimi do të ndodhë në kuadër të Bashkimit Evropian, ku format si këto të bashkëpunimit midis qyteteve nuk janë të pazakonshme”, ka shtuar Maliqi.
“Mua më duket se disa qarqe, sidomos në Serbi, përpiqen të nxisin irredentizmin shqiptar, që të kenë shkasë shtesë për irredentizmin serb, përkatësisht bashkimin e Serbisë me Republikën Serpska, si dhe aneksimin e Kosovës veriore. Shqipëria e Madhe është skenar i rrezikshëm që nuk ka mbështetje në Tiranë, as në Prishtinë, dhe nuk duhet të merren seriozisht disa individë a grupe që do të dëshironin të krijonin Shqipërinë natyrale”, ka thënë Maliqi.
I Nderuar Maliqi!…Pse Shqipetaret nuk jane te “Interesuar” per Shqiperine NATYRALE???OSE Me thene Shkurt PER Bashkimin e Trojeve te tyre??
1-Pse Mbetemi duke thene :SE NUK E KEMI NE PROGRAM BASHKIMIN KOMBETARE, kur vete SERBET Kane “Opsjonet” e tyre per nje “Zgjidhje” te Problemeve me Shqipetaret..!!!!!!!!!
2-Deklarojne Politikan Shqipetare sa ne Tirane dhe Prishtine:SE BASHKIMI Kombetare Shqipetare do te “Ndodhe” me Hyrjen e Shqiperise ne EU…si dhe Takimi i “Kombit-Shqipetare” DO TE NDODHE PIKERISHTE NE EU….???? VERTET???Duket z.Maliqi qe keto qe thoni nuk i Besoni edhe Vete..
3-Po sikur Eu-ja Neser te Shperbehet..te behet “Koqe-Gruri-dhe Kashte”; THEMI NE Pshataret “Budallenje”..c´do te behet me ne Shqipetaret???
Pra Shqipetaret duhet te Presin qe te Mblidhen si Kombe ne BASHKIMIN EUROPJANE,nje “Perandori-Moderrne” QE kUNDERSHTARET E KESAJ Kohet e Fundit kane marre “Yrysh”..dhe PO PUNOJNE ME MOTON:”SECILI PER VETE” dhe Zoti per te Gjithe…Besoj z.Maliqi me KUPTONI:::
Te gjitha Perandorite kane pasur Sukseset e tyre, Majat me te Larta..Kohet me te Begata…por nuk e kane NDALUR DOTE SHKATERRIMIN,pasoja e Filleses se ketij Shkaterrimi vijne nga KRIZAT…
4-Si nje Keshilltare i Kryeministrit Ju “Kuptoj” me Deklaratat tuaja “Politike”..por z.Maliqi DUHET QE NE SHQIPETARET TE PREGATITEMI PER NJE STRATEGJI-MBAREKOMBETARE..pra Plane A..B..dhe Rezerve…pse jo???
-sERBET PO MARRIN Perseri ate qe duan ne Kurrize te Shqipetareve….po Shkojne deri aty sa Tre Komuna..te kene “Autonomine” e tyre nga “Shteti-Kosovare”..POR QEVERITARET KOSOVARE, c´fare kane marre ne Kembim te kesaj???Po po ..kane Marre nje “Kastravec-Kavaje ne Sume”..kete kane marre…Biles Shqipetaret e Presheves nuk kane te Drejte te FESTOJNE ME FLAMUJ KOM BETARE, kur Shikojme se Politikane te Tipit Ilir Meta Jo vetem qe na Hapen Shkolle Serbe ne Libofshe te Fierit..por ..Mos e dhente Zoti, te na e nxjerre Libofshen “Enklave-te Banuar nga Serbet”…pse jo???Kemi Politikane Moderrne Ne “Europjane”???
Pra z.Maliqi ju keto i Dini me mire se mua,POR PYETJA ESHTE PSE SHQIPETARET KANE “FRIKE” NGA BASHKIMI KOMBETARE???
INFERIOR, INFERIOR!
Së pari, ti nuk duhet të përpish nocione inekzistente ndër ne, si “SHQIPËRIA e madhe”
Nuk kam kohë, nge shqip, që të bëhem mësuesi yt, mirëpo të përpish këso fabrikatesh groteske antishqiptare, do të thotë se koncepti i “MADH” ngëthen territore të banuara me popullatë tjetër nga ajo që është titullare sovranitet, ndërsa popullata tjetër, p.sh. shqiptare, gëzon (dhe nuk gëzon fare, në Greqi) ndonjë status minoriteti, p.sh. popullata shqiptare, në FYROM,shumicë, në kompaktësi territoriale dhe etnike, por pa sovranitet etj. Shteti FYROM pra i plotëson kriteret për t´u trajtuar dhe përkufizuar si shtet i madh.
Ti duhej të ishe kundërpërgjigjur, zotëri, a zonjë, nuk flas për nocione të shpikura, inekzistente.
Koncepti ynë formal, informal, i shtetit është SHQIPËRI ETNIKE (NATYRORE) ku shqiptarët në kompaktësi etnike dhe territoriale gëzon të drejtën e vetëpërcaktimit të perspektivës së vet shtetërore, shoqërore, ekonomike etj
Lirohuni një herë nga kompleksi i maces nën sofër.
Kujt nuk i kemi borxh. Debitorët tanë duhej të ishin në zyrën e përmbarimit dhe të kthejnë cka na kanë rrëmbyer.
Së fundi, kush je ti të deklarohesh edhe për mua?