Unionin e komunave shqiptare, që u formua të hënën në Tiranë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur lojë fëmijësh të vegjël.
Unioni përbëhet nga Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva dhe u themelua më 28 Nëntor, me rastin e ditës së Pavarësisë.
“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, menduan se janë shumë të rrezikshëm … Ky është tregim për votuesit e tyre. E çfarë bën ai union? Shtyp flamuj dhe lapsa”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp me udhëheqësin e Demokracisë së Re të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shkruan B92.
“… Kur s’keni çfarë t’i ofroni popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojmë përralla fëmijësh… ”, tha Vuçiç.
“E unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? A nuk e shkëputën një pjesë të Serbisë? Unë mendoj se jo. Kështu është kur luajnë fëmijët, nëse e kanë më të lehtë, nuk jam shqetësuar shumë”, shtoi Vuçiç.
Ai vuri në dukje, megjithatë, se në aspektin psikologjik, kjo mund të jetë e rrezikshme, sepse disa njerëzve, siç shpjegoi, mund t’u duket se kanë bërë diçka të madhe, dhe në anën tjetër, kjo sigurisht nuk kontribuon në marrëdhënie më të mira në Ballkanin Perëndimor.
Unioni i Komunave të Shqiptarëve që jetojnë nën Serbi është një hap demokratik që Shqiptarët të përfitojnë në ligjet për liritë dhe të drejtat e njeriut! Mënyra se si Vuçiç apo Viçët tjerë e vlerësojnë këtë nismë nuk do ti ndalojë Shqiptarët që jetojnë në Serbi për të mbrojtur veten e tyre , familjet , fëmijët dhe brezat tjerë që do të pasojnë në trojet e uzurpuara Arbërore!
Cfare programi dhe qellimi ka ky Union?
………….