Si e uron Pavarësinë ushtari i UCK, fotografia e të cilit përloti botën

28 Nëntor 2016, 15:01Rajoni TEMA
Si e uron Pavarësinë ushtari i UCK, fotografia e të cilit

Ai quhet Xhafer Kadiri dhe fotografia e tij duke qarë preku mbarë botën.

Ish-ushtari i UÇK ka uruar sot Pavarësinë me një mesazh në FB.

Ja çfarë shkruan ai:

Shqiptaria, Bashkimi Kombëtar, janë mbi të gjitha ideale, e idealet nuk shiten, as nuk blihen, as nuk falen. Ideali duhet sinqerisht dhe mbrohet, me vepra, jo me fjalë. Ideali ashtë prej dashunive për t’cilat sakrifica, mundi, edhe krejt jeta e çka ka n’te ia vlen të jipet. Ideali ashtë ajo gja e cila kur përmbushet, sjell lirinë.

Shqiponja jonë hala ashtë e ndame n’dysh, si rrjedhojë fluturimin e ka t’pamundun. Bashkimi i saj, nënkupton Bashkim Kombëtar, nënkupton Shqipëri Etnike, prandaj, mos harroni se pa bashkim nuk ka liri, e pa liri shqiponja s’mundet me fluturu e me valu hjeshëm e krenare ndër flamuj.

Unë nuk jam i lirë, nuk do të jem, e as ideali nuk do t’jetë i përmbushun pa Bashkim Kombëtar.

Urime edhe ky 28 Nëntor, vllezër gjaku e shpirti, pritshim edhe shumë tjerë, jo t’ndarë kështu, por t’bashkuem si kurrë më parë.

Lavdi heronjëve, respekt e dashni popullit!

13 komente në “Si e uron Pavarësinë ushtari i UCK, fotografia e të cilit përloti botën”

  1. kombi says:

    Shqiponjen tone te bukur dhe krenare ,armiqte e coptuan ne 5 pjese ,ndoshta mbas 50 vjeteve ajo do te bashkohet dhe Shqipetaret do te jene me te forte se kurre .Urime per te gjithe Shqipetaret mbare botes ku ata ndodhen.

  2. Gjorku says:

    Tunjatjeta TI Bir i Shqipes ! Ndjenja e lirisè dhe dashurisè pèr Atdheun dhe popullin tonè tè shumèvuajtur gjithmonè i ka bashkuar trimat nè jetè nè luftè dhe nè kèngè. Tè gjithè ata qè u bashkuan nè luftèn e drejtè janè me NE, janè me TY . Gjaku dhe ideali i tyre èshtè i qèndisur nè atè Flamurin Kuq&ZI tè Skènderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit. Le ta gèzojmè kètè ditè 28 tè vjeshtès sè tretè me mènd dhe me zemèr se Shqipja do tè ngrihet e tè fluturojè me krahèt e sajè tè fuqishme, mbi shpatullat e juaja, pèr tè ardhmen e fèmijève tanè. Rroftè Dita e Flamurit ! Lavdi Dèshmorève tè Atdheut !!!

  3. loti says:

    Eshte lorik cana dhe u perlot edhe vete koreja e veriut

  4. albaniafirst says:

    I nderuar qofsh per jete ti dhe te gjithe ata qe luftuan per lirine e Shqiperise Etnike. Bashkohem me ju per jete

  5. Patriot,..... says:

    Sa krenar mund te ndihesh kur shikon kete foto!,tung mor bir I shqipes, ju uroj gezuar te gjithe shqiptareve Kudo Ku ndodhen,,,,

  6. Shqiperia ETNIKE says:

    RESPEKT MOR DJALE…Dhe pac Jete te Gjate….
    1-NE SHQIPETARET NUK E KEMI “FITUAR LUFTEN”….per Bashkimin KOMBETARE…kemi shume TRADHETARE si ne Shqiperi dhe Kosove qe nuk e duan Bashkimin KOMBETARE….
    2-Kemi ne Kosove nje Hoxhe apo Imame qe thote se Kosovaret jane Turqe…
    3-Kemi ne Kosove nje Dyzine Gazetarucesh, qe kerkojne te na “Zbulojne Kombin Kosovare”…dhe kemi Figura Politike si Ministri i Jashtem i Kosoves @Enver Haxhaj…qe na Kerkon “Pamvarsi Mendimi” dhe Shkeputje nga Shqiperia Meme,kemi nje Oponence kunder Kryeministrit Edi Rama qe DEKLARON Midis Serbije:SE KOSOVA eshte e Pavarur, dhe Pjese e Shqiperise ..pra kemi shume Te ashtuquajtur Politikane Kosovare qe per te Ruajtur Privilegjet Private nuk duan Bashkim Kombetare…
    4-Kemi ne Shqiperi Dhendrrin Serbo-Malazeze Sali Berishesn, qe eshte Kuinder Bashkimit Kombetare; DHE TE MOS Harrojme Kemi Agjenturen ne Hije te UDB-se,..qe Punon Kunder INTERESIT KOMBETARE SHQIPETARE…sa ne Kosove edhe ne Shqiperi….
    Nuk po Zgjatem..RROFTE SHQIPERIA ETNIKE….dhe le te Punojme dhe Luftojme per te …DHE TE PAHARRUAR TE GJITHE ATA QE DHANE JETEN PER SHQIPERINE ETNIKE..lol

  7. Albani says:

    Gezuar festen e pavaresis.
    28 nendori eshte dite e shenuar per kombin.
    28 nendori i 1444 ishte dita kur Gjergj Kastrioti Skenderbeu valeviti ne fortesen e krujes flamurin dykrenar,.
    Dita kur ky trim i Shqipes sinjalizoi dhe i dha frymezim dhe jete kryengritjes popullore ndaj pushtuesve osmane,dita kur ky njeri strateg nuk u be vetem mbrojtes i tokes Arberore,por dhe Evropes.
    28 nendori i 1444-es dita e enderrave te liridashesve dhe kob dashesve Shqipetare do te ishte frymezim per shekujt pasues deri ne finalizimin perfundimtar me 28 nendor 1912 kur perfundimisht u liruam dhe u pamvaresuam.
    KRYENGRITJA SHQIPETARE FILLON ME 28 NENDOR TE 1444-es DHE MBAROI ME 28 NENDOR TE 1912-es.
    SHQIPETARET NE RADHE TE PARE DUHET TE BASHKOHEN NE ZEMER DHE QELLIM,PER NJE SHQIPERI DEMOKRATIKE DHE EVROPIANE,KUDO QE JANE ;SHQIPERI,GREQI,MAQEDONI,KOSOVE,SERBI,MAL TE ZI,TURQI,DHE KUDO NDODHEN.
    NJE SHQIPERI DEMOKRATIKE PJESE E BASHKIMIT EVROPIAN ME TE GJITHA HAPESIRAT KU KA SHQIPETARE ESHTE DHE QELLIMI QE E PERMBUSH ENDERREN E ATYRE QE LUFTUAN.
    KUFINJTE JANE VETEM NDARJE TERRITORIALE ADMINISTRATIVE QE NUK MUND TE NA PENGOJNE PER ASGJE PASTAJ.
    TE MBESHTESIM VIZIONIN E RAMES.
    SFIDA QE KEMI PERPARA ESHTE LUFTA PA KOMPROMIS NDAJ KORRUPSIONIT,PO E FITUAM KETE BETEJE E ARDHMJA ESHTE E NDRITUR,PER TIRANASIN,PRISHTINALIUN,KERCOVARIN,TETOVARIN,ULQINAKUN,PRESHEVALIUN,PARGALIUN.PER CDO SHQIPETAR.

  8. Petriti says:

    Te pershendes o trm ty e bashkluftetaret e tu. Perulem me respekt para atyre qe dhan jeten per idealin e liris. Gezuar festen e flamurt te gjith shqipetareve kuda qe ndollen

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo bir i shqipes ushtar i uck
    Po pyet njehere hashim thacin dhe politikanet tane sa e duan kete bashkim
    Jane gati te bejne ujdi me dreqin e mallkum po jo me njeri tjetrin.

  10. Gus says:

    Jete te gjate shqipe.
    Feja e shqiptarit është Shqipëria

  11. Kaqaki Junior says:

    Bac te lumte sniper-i, por hala kemi pune, tani nxorren koken armiqt e mbrendshem, si qe jan te ashtuquajturit imam te Kosoves ne krye me Naim Trnoven dhe tjere minorikar antishqiptar, edhe ketyre duhet patjeter t´ju gjejme ilaqin, rrnofsh sa Gjeravica!

  12. Hasi i Shqiperise says:

    Pamja e ketij luftetari te UÇK-se tregon shume per ate qe kishte si mison lufta e madhe e Kosoves perkushtimin per liri dhe pamvarsi deri ne flijimin e jetes . por qe tani lufta ka mbaruar dhe ata qe nuk luftuan kurr moren kolltukun e pushtetit i harruan luftetaret e devoteshem dhe tallen me ta , per mua lotet e ketij djaloshi te kosoves jane nje thirrje tjeter per nje lufte tash me per drejtesi jo me nga Serbi por nga vete shqiptaret te cilet me politikat e tyre po i demtojne interesat tona kombetare.
    Du te them se lotet e tij jane thirrje per bashkim kombetar , jane per lufte kundra korrupsonit, hajduterise, tadhetise kombetare,per arsimim cilsor dhe begati te ketij populli , thirrje per hapje te vendeve te punes dhe ndaljen e eksodit masiv nga trojet shqiptare. Ne nuk duhet te harrojme se dhe ne kohet me te veshtira te kombit popullsia shqiptare rritje me ritme te shpejta dhe tani qe ne jemi te lire shqiptaret po largohen masivishte nga trojet tona , kjo per politikat e keqija qe ndjekin udheheqesit tane, prandaj vlersoni lotet e ketij luftetari se ato tregojne shume per kohen por qe jane lote dhe per kohen aktuale.

  13. Dibrani-UK says:

    Rrenqethse i dashur patriot. Fjalet tuaja burojne nga zemra, vepra jote e pamohushme por pa deshur te lendoj fati nuk eshte me ty dhe ne.
    Na tradhetuan buke shkelurit (politikanet). Politikisht nuk ka bashkim per koh te gjate amam bashkimi jone eshte bere ralitet. Ne bashke jemi si komb ne dasem edhe hidherim. Fale trimave si ty e mira te tjere. Respekt per deshmoret tane qe dhane jeten ne lufte, gjithashtu respekt per ty dhe ish ushtaret e VERTET te UCK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje