Komuniteti i shqipëruesëve duhet të jetë ndjerë ligsht që pas faqeve të letërsisë së realizmit socialist, tash është gati personazh negativ në faqet komike të politikës. Megjithë tonet patetike të zërit zyrtar të opozitës, shqipëruesit tashmë janë fajtorët kryesorë që reforma në drejtësi ka ngulur këmbët në llucë si buallicat e Shkodrës. Ani, se shqipëruesit janë njerëz që paguhen me mëditje për faqe dhe qërojnë sytë për të sjellë në gjuhën amtare një tekst, ata kanë fatin e keq të përfaqësojnë një bashkësi anonime, të pazëshme sa mund të bëhen me faj lehtë për këtë “gjëmë” që ka gjetur mëmëdheun.
Një dosje binjake me atë që është dërguar para do kohësh pret të ulet në tokën e mbuluar nga uji në Venedik. Atje dikush do nisë të shqyrtojë, qëmtojë me kujdesin e një miniaturisti turk si e ka përshkruar Orhan Pamuk dhe do gjejë gabimet. Fajin e ka shqipëruesi, i cili me siguri do të ketë qenë i cytur nga djallushë të vegjël, në mënyrë që reforma në drejtësi të mos bëhej përsëmbari. Më pas një burrë i moçëm me flokë të bardhë që qëndron si një dozh majë Komisionit do të nxjerrë pisqollën dhe do ta vrasë kriminelin me emrin “Vetting”. Sak si në novelën më të fundit të Mira Meksit, “Vrasje në Venecia” do nisin hetimet mes Shqipërisë, Italisë dhe republikës së dikurshme me nam të madh, do të përfshihen në të personazhe të së shkuarës mesjetare dhe të sotmes po kaq mesjetare dhe në fund, ashtu si ndodh rëndom në Shqipëri, gjithçka do të banalizohet, bëhet vulgare sa do të katandiset në shprehjen fëminore: “Ngeci karkaleci”.
Në janar do të nisë orteku i protestave, do presim gjithë ankth këmbimin e administratës amerikane, nëse do ta çojnë në satër Sorosin, ambasadorin Lu e bashkë me të atë kuqen, së cilës nuk kemi lënë fantazi porno pa ia vënë në shpinë. Po dhe fara e re vietnameze e cannabis do nisë të çelë. Shqipëria sërish do të jetë në qendër të vëmendjes për prodhimin e saj bio, zgjedhjet do të jenë në derë, akuzat janë taze të dala nga fabrika. Klani i drogës i grabiti zgjedhjet (edhe dorëjashtë karteli nuk do jetë), revolucioni demokratik, tubimet, pastaj pushim në gusht dhe do e marrim osh në shtator e kështu historia përsëritet. Në të gjitha fushat do të mbetemi në tentativë; pothuaj gati për të ndërtuar një sistem shoqëror demokratik, pothuaj gati për bisedime me Europën, pothuaj gati për të luftuar krimin dhe trafikun, pothuaj gati për të zgjidhur Çështjen Kombëtare, pothuaj gati për kryer reformat. Nëse do i bëjmë thirrje kulturës sonë të banalitetit që na ndihmon përherë në kësi rastesh: “As të …, as të lëshon”.
Do të ishte e kuptueshme, nëse në Shqipëri do të kishte një frymë të konsoliduar skepticizmi ndaj Bashkimit Europian, madje kjo mund të gjendej interesante edhe nga vetë europianët. Por, në fakt qysh në fillimet e themelimit të shtetit tonë riosh, vetë politikanët shqiptarë kanë shkatërruar sa kanë mundur Çështjen Kombëtare, vetëm se në atë dekikë tymi i saj nuk shkonte në kahun që ata dëshironin.
Veç një vit pas shpalljes së pavarësisë At Gjergj Fishta shkruante:
…Kur qe; mbas nji motmoti q’iu pëlqye
Evropës shqyptarin zot n’shpi t’vet me e lanun
E kujt pos Hyut, n’ketë jetë mos me i shërbye,
Shqiptari i ndam prap me vedvedi gjindet
E ç’ka asht ma zi, prej vedit edhe s’bindet…
Sot, e kësaj dite, tash që kanë kaluar 103 vjet nga këto vargje, jemi tëpkë njësoj, të këqinjtë e vetvetes dhe eja gjeje guximin t’i gafurresh fqinjit, me të cilin ke do çështje pa zgjidhur. Në këtë farë derexheje, ku gjendesh fqinji do të të thoshte: “bujrum të bisedojmë, por thjesht dua të di me kë të flas, me atë që ndjek hyqmin e Evropit apo atë të Haxhi Qamilit”.
Hë mer Lul, me kë të flasi? (27.al)
pse jo, sunitat shqipfoles dihet qe se tradhetuan kurre shqiperine
Gjate regjimit komunist ,komuniteti cam ishte shume i persekutuar.Kishte nje urrejtje per te,qe mbahej ne kembe dhe ushqehej tinezisht.Arsyet se pse ne ate kohe,camet persekutoheshin,nuk ishin vetem ideologjike meqe komunistet i shihnin camet njejte sic i shihte dhe i sheh akoma shteti grek .
Kishte edhe arsye te tjera.Njera prej tyre kishte te bente me vete perberjen e kupoles se larte komuniste,ku dominonin njerez si Spirro Koleka,dajkua i Edi Rames.Por,kjo hyn tek ato gjera qe jane tabu.Nuk po them a eshte gje e mire apo gje e keqe,qe eshte tabu.Vec tabu eshte.Dhe,une thjeshte po e them.
Per ironi,nje nder llapaqenet me te medhenj mediatike te RAmes sot,avdall-avokati Ngjela,pat folur njehere ne nje emision televiziv per perberjen e kupoles se larte komuniste,madje edhe duke dhene perqindje dhe se kush dominonte atje.Nejse.
Adoptimi i qendrimit grek ndaj cameve prej komunisteve dhe perberja interesante e sojit qe ishte ne pushtet ne ate kohe,ishin arsyet kryesore te persekutimit te cameve,por,cka eshte e rendesishme per komentin tone,edhe per etiketimet poshteruese qe i jane bere atij gjate asaj periudhe.
Por,tek shoh camer si puna e ketij palo gazetarit Demi,qe nuk qe nuk mesoi te shkruaje nje shkrim per te qene gjate gjithe ketyre viteve si gazetar,mendoj se,arsye plus per etiketimet fyese ,jane edhe ndoca prej tyre.
E kemi thene,jo vetem ne,por edhe studiues te fushes, eksperte te se drejtes dhe shume analiste e gazetare serioze,qe Shpetim Idrizi po luan rendshem dhe rrezikshem me ceshtjen came.
Edi Rama ,posepo.Ai eshte ideuesi dhe perfituesi kryesor ne kete loje te ndyre antikombetare.
Por,edhe Shpetim Idrizi e ndoca te tjere prane tij; ku hyn edhe Mesila e Demit.
Nje pjese e shqiptareve e ka kuptuar qe ne fillim te lojes,rrezkishmerine e saj.Nje pjese tjeter po e kuptojne pak nga pak.E padyshim,qe edhe ata qe nuk po e kuptojne ende,do ta kuptojne ne te ardhmen e afert.
Argumenti kryesor qe kane te gjithe analistet serioze,ka te beje me ngaterrimin e ceshtjes kombetare(sic eshte ajo came),me luften per pushtet mes partive politike dhe liderve te tyre.
Ne fakt,kete ngaterrim po e ben vetem njera pale.Po e ben Edi Rama me Shpetim Idrizin.Nuk e di sesa perfitime mund te nxjerrin keta te dy dhe partite e tyre,ne zgjedhjet qe po vijne me shpejtesi.
Por,nje gje eshte e sigurte,qe i kane dhene nje goditje te forte ceshtjes ne fjale.
Shpetim Idrizi me kot mundohet te mbaje nje profil pak si me te ulet,perderisa “war dogg-u” i tij,Mesila,me delirancen e saj tipike,ia ben te pavlere ate.
Te perdoresh ceshtjen came,vetem per te fituar nje grusht votash me shume,kjo eshte antishqiptari,ky eshte antikombetarizem.
E kam thene edhe me pare qe,PDIU-ja do te kete fatin e PBDNJ-se,e cila u katandis me nje deputet,per shkak te keqperdorimit qe i beri lidershipi i saj interesave te popullit minoritar,per hir te interesave te tija politike personale.
Por,mendoj qe PDIU-ja e Idriz mashtruesit do te kete fat edhe me te keq.
Fat edhe me te keq akoma,do te kete vete ceshtja came.Mos degjoni idiotet e bashibozuket e Rames,qe flasin per “momente historike”.
Une po ju them vetem nje argument te terthorte: flirtet e hapura qe po ben Shpetim Idrizi dhe partia e tij me Erdogan…!
Natyrisht,qe ketu ka rolin e vet kryesor Edi Rama;ai eshte ideatori i gjithe kesaj qenefhaneje “patriotike”.
Por,kjo nuk e lehteson aspak Shpetim Idrizin,i cili ,me deshire te madhe dhe me vullnet te plote po ben te njejten loje te rrezikshme si Rama.
Si mendon ky karabush?! Qe t’i beje presion Greqise me ane te Erdogan,Turqise?!!…
Vetem ky fakt i thjeshte,mjafton per te kuptuar sesa ,nga e gabuar dhe e demshme e deri tek antikombetare,eshte loja qe po bejne Rama dhe Idrizi me ceshtjen kombetare shqiptare,me ceshtjen came.
Zoti Enkel Demi , do t’ju lutesha qe te benit dhe nje perkthim Shqip-Shqip te artikullit tuaj , se me shume se gjysmen e tij une nuk e kuptoj….Nuk e di nese e ke shkruar vete kete artikull apo ta ka perkthyer tjeterkush ne gegerishte ? Mundohu ose respekto edhe ne te toskerishtes te kuptojme se per cfare po flet….
Ai qe “nuk kupton” At Gjergj Fishten ka deficite ne formimin arsimor dhe kombetar. Ai qe ka vullnet mund lehtesisht t’i tejkaloje keto deficite.
enkeli vetem çeshtjen çame nuk e permendi. mirepo qamilistet ( dum baben), nuk luajne nga e tyrja. o dovletin, o asnje tjeter. o kafsheeee, zgjohuni.
O Enkel pse i bie anes e pas anes dhe nuk i bie drejt. Edhe pse Sala i baltosi camet dhe kosovare perseri druajne ti tregojne vendin. ARtikulli jot eshte komplet i paqarte dhe pakoke e pa fund. Mundohu te shkruash shqip.