Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, pranë kryqëzimit të Shën-Vlashit.
Pas përplasjes fillestare mësohet se këmbësori pasi është përplasur nga një makinë është shtypur dhe gjymtuar nga makinat e tjera.
Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sakaq, uniformat blu të Durrësit kanë shoqërua shoferi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.