Alarmi i Europol: Valë e re terrorizmi pritet të godasë Europën

3 Dhjetor 2016, 10:15Bota TEMA

Vendet europiane mund të përballen me sulme terroriste të militantëve të Shtetit Islamik. Alarmi vjen nga Europol.Përmes një raporti të bërë publik të premten, Europol paralajmëron  se gjithnjë e më shumë luftetarë të huaj po tentojnë të vijnë në Europë dhe disa dhjetëra sulme mund të jenë gati. Taktikat e reja te shtetit islamik, mund të jenë që nga makinat bombë deri tek rrëmbimet e njerëzve.

Europol tërheq vëmendjen që të mbahen nën kontroll stacionet e energjisë bërthamore në Europë pasi  konsiderohen shënjestra të mundshme sulmesh nga ISIS. Sipas agjencisë, disa emigrantë sirianë duhen mbajtur nën vëzhgim, pasi ekstremistët mund të inflitrohen në kampet e refugjateve për t’i rekrutuar, shkruan Respublica.

Europol thotë gjithashtu se ISIS ka ndryshuar edhe objektivin e sulmit duke kaluar nga sulmet policisë apo ushtrisë në objektiva më të lehta, siç ishin edhe rastet e fundit të sulmeve në Paris ku u sulmua një klub nate dhe një stadium futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje