“Kryqëzoi” Edi Ramën si privatizues të Partisë Socialiste dhe për mungesë transparence, por vetë rrezikon të bëjë të njëjtën gjë. Ben Blushi, i cili tashmë ka ndryshuar dhe karrigen në sallën e parlamentit duke u ulur në rreshtat e opozitës, duket se ka konsumuar një vendimmarrje në mungesë të plotë të transparencës dhe të komunikimit me publikun, të cilën thotë se e dëshiron aq shumë.
Deri më tani, nga organizata politike e tij, Mimoza Hafizit dhe disa aktivistëve të tjerë, janë bërë publike dhjetëra aktivitete, por asnjë rast, nuk është njoftuar një proces zgjedhor për kryetarin e kësaj partie dhe strukturat e saj drejtuese.
E kundërta rezulton ligjërisht. Shqiptarja.com disponon vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila thotë se Ben Blushi është zgjedhur kryetar i kësaj partie, dhe se kjo gjykatë ka vendosur ta regjistrojë partinë “Lista e Barabartë” në 25 nëntor.
“Gjykata vendosi: 1. Pranimin e kërkesës. 2. Regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, me iniciale “Lista” në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 3. Selia e partisë “Lista e barabartë” është në Tiranë, rruga “Sami Frashëri” nr.5. 4.
Organet drejtuese të partisë “Lista e Barabartë” janë Forumi, Koordinatori, Këshilli, Bërthama, Komisioni i Etikës, Komisioni i Garancive, Kryetari, për të cilat përcaktohet saktësisht në statut procedura e konstituimit, vendimmarrjes dhe kompetencat. 5. Kryetari i Partisë “Lista e Barabartë” është zgjedhur z. Ben Blushi. 6. Partia “Lista e Barabartë” ka programin, vulën dhe logon e saj. U shpall sot më dt 25.11.2016 ora 14.58 min Tiranë”,-thuhet në vendimin e gjykatës.
Por çfarë thotë statuti i partisë së Ben Blushit për zgjedhjen e kryetarit? Neni 8 dhe 14 kanë specifikimet se kryetari zgjidhet nga të gjithë anëtarët e partisë, proces që edhe mund të jetë kryer, por që publikut i është mbajtur i fshehtë. “Neni 8. Forumi. Forumi është mbledhja e të gjithë anëtarëve të LIBRA-s. Forumi është organi më i lartë vendim-marrës i LIBRA-s. Forumi mblidhet të paktën një herë në vit.
Mbledhja thirret nga Kryetari, nga 1/3 e Bërthamës ose me kërkesë të 10 përqind të anëtarëve të LIBRA-s. Me thirrjen e Forumit përcaktohet edhe rendi i ditës. Forumi ka të drejtë dhe merr këto vendime: Zgjedh Kryetarin, Zgjedh Bërthamën, Zgjedh kandidaturat e përfaqësimit politik për zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, Miraton programin dhe të gjitha platformat politike dhe programet zgjedhore të LIBRA-s, Miraton buxhetin vjetor,Miraton Statutin dhe ndryshimet e tij.
Neni 14/Kryetari. Kryetari zgjidhet nga Forumi, ndërmjet anëtarëve të LIBRA-s, me shumicë të votave të Forumit. Kryetari ka këto kompetenca: Përfaqëson ligjërisht LIBRA-n për palë të treta; Thërret dhe drejton mbledhjet e Forumit; Thërret dhe drejton mbledhjet e Bërthamës; Vendos për çështje politike dhe të organizimit elektoral të LIBRA-s. Mandati i kryetarit është dy vjet. I njëjti kryetar nuk mund të ketë më shumë se tre mandate”,-thuhet në statutin e LIBRA-s.
Emërtimi
Në të gjitha referimet për partinë e tyre, Blushi dhe Hafizi i referohen me akronimin “LIBRA”, por ajo që vihet re në vendimin e gjykatës, është se inicialet e partisë do të jenë “Lista”. Ky shkurtim do të përdoret në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe tjetërsimi i emërtimit do të përbëjë me shumë gjasë një çorientim të votuesve të Blushit. Pakujdesi nga gjykata apo shkelje e statutit të partisë më të re? Kjo ngelet për tu parë, por ja çfarë thotë gjykata dhe statuti i LIBRA-s.
“Gjykata vendosi: Regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, me iniciale “Lista” në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. “Neni 4. Emri, Selia, Statusi, Vula, Simbolet. Emri i Partisë është “LISTA E BARABARTE”, me akronim (brevetatis causa) LIBRA. Për efekte të përfaqësimit mund të përdoren si emri i plotë ashtu edhe akronimi”,-thuhet në statutin e Partisë Lista e Barabartë.
Po sa anetar duhet per te krijuar nje parti? Po kryesia kush eshte?Apo njohim nonje gjyqtar dhe krijo parti co vetem statut dhe ok?
Kush eshte ky deputet medioker qe terheq kaq shume vemendjen e medjave shqiptare!?
O tema, keni rene ne nivelin gazetes 55. Blushi eshte themelues e partise se tij qe detyrimisht I bie te jete kryetar meqe duhet te regjistrohet ne gjykate. Nje keshille nga njerezit qe I shohin zhvillimet politike pa pasionin e perkatesise; sa me shume te shpifni apo ta sulmoni padrejtesisht blushin aq me shume nder I beni.
Thjeshte nje pordhac : Formoi edhe ky partine numur 70 !
Tre milion shqiptare te dhjere me 70 parti ! Amerika me
330 milion banore ka vetem 2 parti : PR- PD dhe nje indepen-
diente ! O tempora , o mores ! Quo Vadis ?????