Një histori e çuditshme, por në kohët tona gjithçka mund të ndodhë.
Një nënë britanike ka ndihmuar vajzën e saj duke e bërë me fëmijë.
Ajo është bërë kështu nëna dhe gjyshja e fëmijës që mbajti në bark për 9 muaj.
21-vjeçarja Jessica Bradford nuk mund të lindte më pas trajtimit për sëmundjen e kancerit.
Por mjeku i saj i ruajti të ngrira disa vezë për të ardhmen.
Nëna e saj Julie 44 vjeç pranoi të mbante vezët e së bijës në mitrën e saj.
Pas 9 muajsh ajo solli në jetë vogëlushin Jack.
Tashmë Julie është nëna dhe gjyshja e të voglit, ndërsa mamaja biologjike është në fakt edhe nëna dhe motra e tij.