Koço Kokëdhima rrezikon të gjobitet e t'i hiqet licenca e “TV Balkan”, Inspektorati Shtetëror i Punës i gjen 9 gazetarë pa siguruar

6 Dhjetor 2016, 16:35Kronika TEMA
Koço Kokëdhima rrezikon të gjobitet e t'i hiqet

Koço Kokëdhima rrezikon të gjobitet rëndë nga ana e Inspektorati Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore. Dega rajonale Tiranë e këtij Inspektorati, bazuar dhe në ankesën e gazetarëve të “TV Balkan” në pronësi të Kokëdhimës, ka ushtruar një inspektim në këtë subjekt me përfaqësuese Arjeta Hysajn.

Në fillim të muajt nëntor është bërë ky akt inspektimi, i protokolluar dhe i saktësuar në të gjithë elementët ligjorë, ku është konstatuar se nëntë gazetarë të “TV Balkan” rezultojnë të pasiguruar apo siç cilësohen nga ky Inspektorat dega rajonale në Tiranë, si “punonjës informalë”.

Inspektimi është bërë me kërkesë të vetë gazetarëve, të cilët jo vetëm nuk janë paguar por kanë qënë dhe në të “zezë”, pra të pasiguruar. Ndërkohë që përfaqësuesja ligjore e subjektit “TV Balkan” znj. Hysaj nuk ka tërhequr procesverbalin e inspektimit, sipas ligjit.

Nga ana e tij Inspektorati Shtetëror i Punës menjëherë pasi të tërhiqet procesverbali i Inspektimit, të cilët do të paraqesin dhe rezervat e tyre me dokumente të plota përfaqësuesit e “TV Balkan”, një kopje do të dërgohet dhe te Autoriteti Audioviziv për të marrë dhe masat për licencën. Ndërkohë që pas observimit nga ana e subjektit, nga Inspektorati do të përcaktohet dhe niveli i gjobës sipas ligjit për “TV Balkan” pasi nuk ka të siguruar dhe punojnë në informalitet 9 gazetarë.

Po botojmë dhe dokumentet e plota të aktit të inspektimit!/TemA

Koço Kokëdhima

1 komente në “Koço Kokëdhima rrezikon të gjobitet e t’i hiqet licenca e “TV Balkan”, Inspektorati Shtetëror i Punës i gjen 9 gazetarë pa siguruar”

  1. kafe e hidhur says:

    me perpara besoj i kish ne rregulla,tani pas daljes kunder ps i nxori pa rregulla punojsit ky..te mer shpirtin shteti o dole kunder ligjit…e kunder partise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje