Gjykata e Durrësit liron nga burgu Lulzim Berishën

6 Dhjetor 2016, 15:16Kronika TEMA

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka marrë dje një vendim për të liruar me kusht “të fortin” e Durrësit Lulzim Berisha.

Vendimi ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.

Mësohet se Lulzim Berisha e ka lënë dje qelinë e burgut, shkruan Panorama.

Një muaj më parë, kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesën e lirimit nga burgu, me pretendimin se është i sëmurë rëndë.

Kërkesa e Berishës, që prej 12 vjetësh qëndron në qeli, është bërë përmes avokatit mbrojtës, i cili e kishte depozituar atë në Gjykatën e Shkallës së parë në Durrrës.

Sipas avokatit, klienti i tij kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa u caktua të shqyrtohej nga gjykatës Tristan Hamitaj.

Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.

Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri diten e djeshme. Ai ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë.

5 komente në “Gjykata e Durrësit liron nga burgu Lulzim Berishën”

  1. reforma ne drejtesi says:

    Ne presim te denohen hajdutet qe jane te lire, drejtesia shqiptare liron kriminelin vrases, te Durresit.
    Kjo eshte reforma alla shqiptare….

  2. dylaver kaucuku says:

    pse,tash e kuptoni ju qe demokracija eshte sistem kriminel,dhe krimineli me I madh esht shteti demokratik?!
    jo me kot shqiptaret po kerkojn rikthimin e enver hoxhes masivisht.

  3. sapa says:

    Te futet menjehere ne burg gjygjtari qe ka dhene vendimin.Edhe pula te ishin ata qe ka vrare ky nuk duhej te dilte me jashte.

  4. vaso says:

    Per ty DYLAVER KAUCUKU.Shqiptaret e duan Enverin,se jane popull qe u pelqen disiplina dhe ne vetvete jane njerez te rregult.Fatkeqesia eshte SALA.Ai e prishi kete popull te ndershem,punetor dhe sypatrembur.

  5. Kola says:

    Mire bejne qe i lirojne kriminelet ordinere, se duhen liruar qelite per kriminelet e politikes dhe te drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje