Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka tentuar të vriste babanë e tij, i cili ndodhej i shtruar në spital.
Personi i arrestuar është shtetasi Petrika Çeço, i cili sipas policisë ka tentuar të mbysë babain e tij për motive ende të paqarta.
Ai e kishte goditur dhe dhunuar babanë e tij që ndodhej në spital dhe më pas ka tentuar që t’i marrë frymën duke e lidhur për qafe me një rrip.
I ati, shtetasi M.C, 61-vjeç ndodhej i shtruar në spitalin e Korçës pas problemeve që kishte pasur me shëndetin.
Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 28-vjeçari është larguar nga spitali ku tentoi vrasjen, për në shtëpinë e gjyshërve të tij, ku u arrestua nga policia.