Mimin nuk duhet ta mbrojmë, se është shqiptare!

9 Dhjetor 2016, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një blog periferik në Greqi, i sponsorizuar nga ekstremistë të nacionalizimit grek, përfshi dhe ata që kanë depërtuar në shtetin grek si të tillë, nuk duhet marrë me kaq seriozitet sa e kemi marrë. Përveçse nuk i bën asnjë dëm real ministres Kodheli, nuk përbën as ndonjë opinion serioz në Greqi. Ai është thjesht një sinjal që na ndihmon të kuptojmë çfarë ka në mendjet e këtyre njerëzve, kur vjen fjala për shqiptarët.

Problemi që ka shtypi shqiptar me një referencë të tillë, është së pari se ky shkrim u ribotua thuajse në çdo portal shqiptar, pa asnjë koment, fillimisht gati sikur qe i vërtetë, dhe pastaj kur nisën reagimet, filluan të shpjegojnë se kush ishte gazetari, kush ishte blogu e kush qendron pas tyre.

Kjo kulturë në të vërtetë, e ribotimit të çdo broçkulle, ka hyrë në kulturën e komunikimit në Shqipëri përmes fenomenit të “qytetarit digital”, i cili njihet në botë si fenomeni i “Post truth”. Sali Berisha mund të quhet pa asnjë hezitim njeriu që ka patentën e kësaj kulture komunikimi, i cili i është imponuar shumicës së shtypit shqiptar, të botojë pa asnjë filtër komentet e tij aluçinante, edhe pse ato shpesh, më shpejt përgënjeshtrohen, se sa përhapen.

Njësoj siç gjen Berisha një “qytetar digital” që i referohet “fakteve” të sigurta, dhe ky ish-ushtaraku grek kishte gjetur një “ushtarak digital”, që i kishte rrëfyer si e kishte parë Mimin në kabare në Greqi. Ashtu sikundër me Berishën, shtypi këtu riprodhon çdo gjë, duke ju referuar Berishës, edhe në këtë rast veproi po ashtu.

Kultura e “qytetarit digital”, është në të vërtetë kultura e “post të vërtetës”, që nuk është vetëm fenomen shqiptar. Ajo po kthehet në një institucion nga shumë politikanë populistë në botë, të cilët përdorin gënjeshtrën flagrante si pjesë të fjalorit të tyre për nevoja të ditës, dhe më pas nuk ka rëndësi që e vërteta nuk është ashtu.

Ajo që ka bërë Berisha me “qytetarin digital”, është ku e ku me këtë ditëziun grek, që s’ka as fantazinë e duhur të Berishës, për ta bërë pak me lezet gënjeshtrën e tij. Dhe fakti që shtypi shqiptar e ka pranuar fenomenin e “qytetarit digital”, do të thotë se nuk është se ka shumë të drejtë t’i turret këtij grekut idiot. Idiot për idiot, ai e boton pothuasje në shumicë Sali Berishën me gjithë gënjeshtrat e tij, dhe nuk ndjehet fajtor. Dhe kjo është diçka më e rëndë që i ka ndodhur shoqërisë sonë dhe opinionit publik, nga ajo që i ka ndodhur Mimit.

Biles vetë ato që Berisha ka thënë për Mimin, janë gjëra ku e ke më të zeza se këto që ka thënë ky greku. Mjafton të kujtojmë, që ndërsa dy pilotë vdiqën aksidentalisht në Liqenin e Shkodrës, Berisha me “qytetarin digital” shpikën atë udhëtimin e famshëm të pilotëve për të bërë Mimi një vilë në Theth dhe u rrëzuan me gurët që mbanin me vete. “Qytetari digital” ja kishte thënë dhe atë, dhe të gjithë ja botuan pa i kërkuar filtra apo burime. Tani një vit më pas askush nuk i kërkon llogari, ku është vila e Mimit, si qe e vërteta dhe çfarë ka thënë ekspertiza.

Toleranca e publikut tonë ndaj akuzave pa filtër, ka shkuar në ekstrem dhe thuajse ka humbur çdo standard.

Reagimet, qoftë dhe ato pozitive pro Mimit, vijnë më shumë nga motive patriotike, se sa motive qytetare, dhe kjo nuk është shenjë e një shoqërie të shëndoshë. Përkundrazi, nëse ne e mbrojmë Mimin se është shqiptare, bëjmë gabim. Ne duhet ta mbrojmë Mimin si një shoqëri që nuk e pranon standardin e asaj gënjeshtre. Kjo do të ishte superioritet ndaj grekëve. Por fatkeqësisht ne e kemi pranuar në kulturën qëndrore të komunikimit, një standard i cili në Greqi ekziston në blogje periferike.

Biles si shqiptare, ne nuk kemi nevojë të mbrojmë fare Mimin në këtë rast, pasi akzuat ndaj saj mund të kalojnë me ndonjë të qeshur dhe ndonjë shaka, por kemi nevojë të mbrojmë shoqërinë tonë, pikërisht nga kutura e “post truth”, nga gënjeshtrat që serviren si të vërteta për 24 orë për nevoja të ditës dhe që më pas nuk i përmend më askush.

Mendoni një ditë sikur ndonjë studiues i zellshëm, pas shumë vitesh të ulet dhe të imitojë botimet e veprave të politikanëve, që kanë përmbledhur gjithë fjalimet dhe bisedat me njerëzit, dhe të bëjë të njëjtën gjë për Sali Berishën. Të botojë në një libër gjithë postimet e “qytetarit digital”. Nuk ka dënim më të madh për këtë njeri, se t’i dokumentosh post të vërtetat e tij, për të dëshmuar se me çfarë mjete të neveritshme ka bërë ai politikë. “Qytetari digital” është identiteti i tij real, që i është imponuar fatkeqësisht publikut shqiptar për shkak të një shtypi pa filtra dhe standarde. Kjo që kanë bërë grekët për Mimin është shumë më pak kompomentuese për shtypin grek, se kjo që bëjmë ne me “qytetarin digital”. Ata së paku dihet që në Greqi nuk janë askush. Qytetari jonë “digital” është ende i plotpushtetshëm dhe i padiskutueshëm për t’u botuar pa filtra, si një i marrë që ka leje të jetë i tillë.

22 komente në “Mimin nuk duhet ta mbrojmë, se është shqiptare!”

  1. shvejk says:

    Mero , sot na thua se ofendimet e nje blogu periferik Grek ndaj ministres tone te mbrojtjes nuk duhen marre seriozisht . Dhe ke te drejte deri diku , ama deri diku ,sepse me shume gjasa po te mos ishte media juaj e para qe e botoi lajmin , me siguri as qe do ta dinim se kishte ndodhur, Strategjia juaj per te mbledhur klikime me cdo kusht , pa asnje skrupull , mund te jete e suksesshme ekonomikisht ,por vetem kaq. Por mos harroni qe ky eshte spekulim dhe abuzim me ndjenjat e lexuesve besnike te medias tuaj. Nuk eshte e moralshme te amplifikosh nje lajm te pa rendesishem dhe pasi te kesh mbledhur mijra klikime proteste , dhe te kesh ngritur nje furtune te tere ne nje gote uje , te na ftosh te mos e marrim seriozisht.

    1. Ivan ivanovich says:

      Jam shume dakort me ty ..nese kritikon njerezit qe leshojne genjeshtra pa fre dhe mediat qe i botojne atehere filloheni me gazeten tuaj meqenese e keni ne dore .shume “lajme” qe vine era disinformim qe ne titull botohen rregullist ne Tema,por qe me vone filtrohen …gjenden burimet e genjeshtres dhe ne fund zberthehen ne shkrimin e rradhesh se Meros.besoj se keni goxha klikime me artikuj me dinjtoz per te mos nxjerre dhjam nga pleshti.

      1. JD says:

        Historia 200 vjecare e perplasjeve fetare Shqiperi Greqi duke perfshire dhe ditet e sotme eshte invazioni me cdo kusht i vorio-epirit .Deri tani ky invazion ka patur sukses POLITIK-FETAR-EKONOMIK..Kisha greke
        me “komandant” AMERIKANIN ME ORIGJINE SHQIPTARE Nikolas Geixh,’
        me “komisar” Janullatos”
        me kellefin nje perdorimsh Sali Qenef Berishen dhe deri diku vasalet meta-basha-rama-nano pothuajse i kane vene PIKETAT E VORIO EPIRIT.
        MATERIALI I MEPOSHTEM DUHET TE JETE KEMBANE ALARMI PER VOTIMET VENDORE SIDOMOS NE VIJEN IMAGJIANRE TE VORIO EPIRIT PER TE CILEN PO FUTET DHE KALI TROJES NE KETO VOTIME:

        Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

        Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi

        “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

        TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

        Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?

        Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
        Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.

        Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?

        Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?

        1. gery,luja dhe luludhja says:

          Per nje sy te vemendshem duket qe sulmi frontal nga lobi I fuqishem grek ne Washington & Bruksel ka filluar operacjonin ;Rama Ik.
          Ajo qe eshte me trishtuese eshte qendrimi criminal I diasporas shqiptare ne amerike duke filluar te Vatra dhe duke mbaruar te antishqiptari me I madh per te gjitha kohrat Elez Biberaj & co..pse rrine si skuther tani qe i duhen kombit ?
          .
          Si ka mundesi qe diaspora jone kurre nuk ka luftuar si NE KOHEN E NOLIT TE MADH kunder lobeve pambarimisht antishqiptare greke-serbe ne perendim por vetem jane marre me kanibalizmin kunder enver hoxhes.
          U mbushen dy vjet qe zoti kokalari ka paralajmeruar shqiptaret per ambasdorin Lu qe eshte nje derivat I wisnerave qe kane dale hapur ne mbrojtje te Sali bash kriminelit.

          -Gery Kokalari I jep karton te verdhe Donald Luludhes

          “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

          Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane

          “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
          ___________________________________________________________________________

          Ne fillim te ketij viti Tradhetari & Vrasesi Lulzim Basha eshte takuar me lobin greko himariot të SHBA. Takimi është bërë në selinë e Kryedioqezës Ortodokse Greke të Amerikës në New York. Lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit.
          Ata kanë ndikim direkt në Kongresin amerikan dhe kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

          Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, raporton Tema.
          Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike..

          Si ka mundesi qe opinioni shqiptar reagon kaq vaket me keto tradheti kaq hapur ?
          Ku jane kardarenjte ?
          Ku eshte dritero Agoli..mik shtepia I kriminelit Basha ?

    2. Safo says:

      Nik kam cti shtoj ketij komenti

    3. Skypion says:

      JShikoni se ne c’derexhe ka rene qeveria e Edi Rames!
      Dhe,jo vetem qeveria,por edhe mediat e tij!
      Nje qeveri e tere,me gjithe mediat e saj,me ne krye vete Edi RAmen,kane hyre ne nje debat tejet qesharak,shume turperues me esktremistet nacionaliste greke.
      Eshte qesharake,sepse Kryeministri i nje vendi,ministrat e tij,mediat e tij, hyjne ne nje debat en block, me ekstremistet e nje vendi tjeter!
      Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama,ministrat e tij,mediat e tij, hyjne ne nje debat me ekstremistet greke,qe si perfill kush ne vendin e tyre!
      Shume qesharake.
      Eshte turperuese,sepse Kryeministri i vendit tjeter,qeveria e tij,mediat e tij serioze,e INJOROJNE,e SHPERFILLIN,e PERBUZIN e PERCMOJNE “ftesen” per debat,duke i lene ekstremistet,te cilet i perbuz po njesoj, te merren me te.
      Kryeministi i Greqise,Aleksis Cipras,qeveria e tij,mediat e tij serioze,INJOROJNE,SHPERFILLIN,PERBUZIN e PERCMOJNE Kryeministrin e Shqiperise,duke e lene ate te debatoje me ekstremistet e vendit te tij,te cilet ekstremiste,vete Cipras i percmon dhe i perbuz.
      Per nder,nuk ka turp me te madh!
      Nuk e kam per Ramen, se ky edepsez ,se njeh ndjenjen e turpit.E kam per ne.E kam per shqiptaret dhe Shqiperine.Se ky psikopat,ky i cmendur,ky budall eshte Kryeministri i Shqiperise.
      Budallai kujton se po ben te mencurin,duke u shitur mend ekstremisteve,duke na dale me i kulturuar se ekstremistet…!!!
      Nderkohe,qe kolegu i tij grek,e injoron,e perbuz e percmon;as nuk denjon t’e merret me provokimet e tij.
      Shihni sesa turperues eshte per te gjithe shqiptaret ky mallkim me emrin Edvin: pasi ka bere gjithe ato perpjekje per t’u takuar me Ciprasin,per nje takim zyrtar me te,e pasi ka marre refuzimin e prere te Kryeministrit dinjitoz grek,ky edepsez,ky i paftyre,ky ,qe c’fare t’i thuash me pare se te gjitha i meriton,si ate femijet e prape e te liq qe gjuajne me gure apo thyejne gjera kur nuk i perkedhel,provokon paturpesisht Kryeministrin grek…!!!
      Ja tani ,shihini se ku kane rene: japin e marrin me ekstremistet greke…!
      Nderkohe,qe politikanet serioze greke,qeveria greke me vete Kryeministrin e tyre dinjitoz,Cipras, rrine e veshtrojne,veshtrojne e shijojne kete shfaqje qesharake qe po japin Kryeministri i Shqiperise,qeveria e Shqiperise me ekstremistet e vendit te tyre(greke).
      Sa per kete skandalin me ministren e Rames,nuk ka pse te na habise shume.Kemi degjuar edhe me keq se kaq.Madje,bash ketu,ne kete forumin tone te nderuar dhe respektuar.
      Ato qe ka shkruar analisti yne,qe aq fort e respektojme,zoti Baze,jane gjepogje ne krahasim me keto qe ka shkruar kolegu i tij grek.
      A mund te krahasohen ato qe ka thene analisti yne per Ramen dhe familjen e tij – oh zot i madh,cfare turpesh, qe dhe kur i kujton te rrenqethet mishte! – me keto cka thote kolegu i tij grek per ministren Kodheli?!!
      He,si thoni ju?!

  2. Mirela J. says:

    kryeqytetari digital i saliut dhe shqupit tani jane shnderruar porthalet e kazanit dhe faqet e nevojtores sociale ne facebook si “lolita ose shqupita” faqja e felliqesirave lorena hida dajena çuko tafka

  3. england says:

    Ti Shvejk nuk besoj se pretendon te jesh personazhi qe nuk te intereson se cfare thua po tI vete!
    Mero eshte shperndaresi I lajmit qe une ti dhe gjithe dynjaja te fillojme te komentojme,prandaj mundohu mos qortosh Meron se ben detyren si lajmetar.

  4. Aleko says:

    Mero,lodhu sa te duash per tu prezantuar para grekeve si nje gazetar serjoz jo hakmarres .po lodhesh kote;ata nuk hane pykas.E vertet shqipetaret kane probleme me njeri tjetrin por ne lidhje me fqinjet nxitsit e sulmeve dhe akuzave jane gjithme grekrit jo vetem qarqet ekstremiste antishqipetare sic shpreheni ju.Ne kundeshtojme sulmet e qellimshme te grekerve qe po bien mbi shqipetaret papushim per gati 180vite duke mos kursyer asnje ,gjithcka shqipetare perfshi se fundi dhe zonjen e nderuar Kodheli pavaresisht se e ka te nevojshme ajo apo jo..Une nuk kame pare te mos ndodhin reagime te ngjashme ne cdo vend te botes sado te kulturuar qofshin kur cenohen vlerat mbi te cilat ndertohen indetitetet e cdo vendi me gjithe karakterin universal qe mund kene nje pjese e mire e ketyre vlerave…

  5. Claus says:

    Qe ka qene nje sulm primitiv nen brez kunder ministres Kodheli kjo nuk le pike diskutimi, por qe ca palo gazetare greke me CV-ra plot arsim dhe kulture te luajne lojen Ku-ka-mfshehti, me argumenta “m`a tha ai, m`a tha ajo” eshte nje primitivitet i shemtuar grek.

    Me ngjajne si dy pika uji me sulmet mediatike te shtypit bulevardesk serb ndaj Presidentes kroate Kitarovic, per t`i kujtuar asaj te kaluaren me ca foto qe nuk dallohej qarte a ishte vete ajo, apo jo.

    Per nje gje me vjen keq, por edhe rende. Me vjen keq qe shtypi shqiptar ka nje pergjgje teper te vaket ndaj ketij skandali diplomatik. Me vjen rende per faktin qe merret nepe goje neper mediat greke po ashtu te perlyera me ndyresi nje njeri me teper integritet moral, patriote dhe padyshim me nje personalitet qe e ben Shqiperine te nderohet ne arenen nderkombetare. Mimi Kodheli eshte pasqyre e nje edukimi plot vlera dhe virtyte.

    Nese mediat greke kane nisur kete fushate mediatike “hidh gurin dhe fshih doren” per mendimin tim i kane bere llogarite gabim.
    Aq gabim sa dhe vete Pitagoren do ta tmerrohej, nese per grekerit e sotem hipotenuza ne katror do te ishte e barabarte me c² = a² – b²!!!!

    E them kete, se vetem me pak kerkime, ndoshta me nje pagese jo shume te madhe kundrejt ndonje gazetari mund te nxjerresh plot “love Story-s” te politikaneve greke duke filluar nga Papandreu plak dhe duke mbaruar tek Pano Kamina.
    I njohim fare mire keta komshinj qe per nje “Helene Troje” filluan luftera, se sa mekate erotike mund te kene bere neper buzuqet e tyre te shpifura ku orgjite e tyre nuk kishin te sosur.

    “Der Spigel” i dates 9 janar 1989 do te shkruante:

    “Hellas gleicht einer Seifenoper“ Die Liebes- und Staatsaffäre um
    Griechenlands Premier Andreas Papandreou und seine Mimi

    Ne shqip: “Telenovelat greke konkurojne ato televizive”;
    Aferat roze te kryeministrit Papandreu me Mimin e tij”

    E cuditshme cfare koincidence interesante!

    Ja pra qe ba doli dhe nje Mimi andej nga Hellasi qe i solli jo pak telashe Papandreut plak ne takimet me burrat e shtetit te asaj kohe. La kokrren e namit ai grek matuf me Mimin e tij, ku bota tallej kur sillte Mimin ne takimet zyrtare. Mimi e Papandreut pati dhe ca foto nudo, ku ishte stjuardese avioni, pati dhe ca skandale erotike andej nga kishte qene, sa qe vete kishen ortodokse greke e vuri ne veshtiresi.
    Ne ate kohe vete politikane e larte gjermane Brand dhe Schmidt per te shmangur takimin me Mimin e Papandreut nuk vizituan Papandreun por presidentin Karamanlis.
    Kishte dhe ca skandale erotike me pilote kjo Mimi nga Hellasi, por keto po i leme per me vone.

    Si duket sindromi “Mimi” nuk i ka dale akoma mediave dhe politikaneve te tipit Kamenos dhe te tjere dhe jam i sigurte qe ajo “Mimi” qe kane atje ka lene aq gjurme per te qene ne kontrast te madh me Mimin tone, sa u plas zemra ashtu sic i plasi dhe Papandreut plak.

    Prandaj thashe qe me keto qitape qe kane hapur kane per te rene vete brenda se “Mimi” stjuardesa ka per ti ndjekur ne cdo avion me fotot e saj te atyre viteve. Kjo eshte dhe arsyeja qe llogarite i kane bere aq gabim, sa dhe Pitagora per vete “Mimin” e vendit te tij ka mundesi te pranoje ate gabim trashanik ne formulen e tij qe e shpiku vete.

    Tashme filmi “Mimi nga Athina” tashme ka filluar dhe beteja eshte qe tani e humbur me “Mimin nga Tirana” Keshtu eshte te kesh Panon minister qe eshte per turp te Zotit.

  6. simon says:

    z.Mere Per lirimin e Lulzim Berishes desha te theme se nuk eshte gje e re , se mua me kujtohet kure humbi PD zgjedhjet e 2013 , shova per te mare testen e PD te firmosur per te fundit here nga Berisha si kryetare se te tjerat i firmoste Basha . aty u diskutua dhe lirimi i Lulezim Berishes nga burgu sic thoni do ta lironte Rama. po keshtu dhe per maskat po keshtu do fillonin te dilnin neper rruge se do te linte te lire Rama. keshtu dhe per kanabesin do ta sponsorizonte Rama . Pra kjo ishte e planifikuare te gjithe nga berisha dhe ishte nje programe qe do te zbatohej ne menyre te shkallezuar per te bere popollin te pa kenaqur dhe te fiksuar ,po keshtu dhe do te ndikonte keqe ne politiken e jashtme . Maskat deshtuane nuk ddegjohen shume ,ahe harrova bombat dhe ata pushuane pake ndersa sponsorizimi i kanabisit shkoje simase planit ,po keshtu dhe lirimi i L. Berishe eshte e planifikuare mire . se dua kame dhe numerin e Testes se partise Pd te leshuare ne muaje e fundit para se te firmoste testat e reja Basha

  7. shvejk says:

    Po ,England , Mero eshte shperndaresi i lajmit , por i lajmit ama . Dhe dihet qe jo cdo pacavure eshte lajm . Tashti te gjithe e dime se cfare mendojne e thone per ne nje pjese e grekeve , keshtu qe rrjedhimisht kjo nuk mund te jete me lajm. Aq me teper nuk mund te perbejne lajm shkarravinat neper muret e WCve publike si kjo gazeta Greke. Ajo qe dua te them eshte e qarte : per hir te disa klikimeve me shume nuk duhet te kerkojme lajme neper media qe nuk e dime as qe egzistojne , sepse ne kte menyre i sherbejme pikerisht ketyre mediave. Kaq si pergjigje per komentin tend England, pastaj se kush personazh jam une kjo besoj se eshte vetem puna ime . Pershendetje.

  8. Emigranti says:

    Asgje sna cudite, kure disa qarqe te diskredituara , brenda Greqise, kane vjelle vrehere, ndaje shtetite tone, duke treguare dhe karshilleke, armesh, mjetesh, fuqi ekonomike. Harojne te mjeret se kane mbi 360 miliarde dollare borxhe, perendimit, kryesishte GJermanise.Harojne qekane mare masa drastike, ndaje qytetareve te tyre, me shkurtime rrogashe, pensjoneshe, ritje taksashe, papunesi te papare, emigrime , si asnjehere. dhe u qjne hallin nja 40 mje minooritaeve qe kane qene trajtuare dhe trajtohen, si askushe per mire, qe nga koha e diktatorite Hoxha , e deri, me sote. Ne keto kushte sdine cte bejne dhe ne bashkepunime me ca laro brenda vendite, qe dine vetem te qahen, si qyqja , per toka e prona, per te drejta qe bien ndeshe me ligjet e vendite tone dhe qe zbatohen njelloi per te gjithe. Keta bastarde, mbeshtetjen medjatike edhe te sali berishes dhe disa lakenjeve si ky moster, u kkane dhene krahe e mbeshtetje disa politikaneve anti shqiptare, qe, jo vetem qe po bejne deklarata reksjonara dhe armiqesore ne deme te mardhenjjeve miqesore dhe fqinjesise se mire, pore kane kaluare ne agresivitete, sharje, fyerje, sice eshte rasti i montimite te nje dokumentari anti shqiptare, anti Rame dhe se fundi edhe kunder Ministrese te MbrojtjeS zonjese te nderuare Mimi Kodheli, qe na i ka zbardhure faqen ne shqiptareve qe, jetojme jashte Atdheut tone te dashure, me intelegjencen, aftesine, dhe nivelin bashkkohore qe ka treguare ne instancate drejtuse te NATOS, ne drejtimin e mire te forcave te armatosura, per ti ngriture ato ne niveline shteteve perendimore, gje qe FA. e kane deshmuare ne misjonet paqesore jashte vendite, kudo ku kane qene. Paisja me teknike e armatime bashkekohore, permiresimi i kushteve te jeteses se ushtarakeve, ne paga, ushqime euniforme, jane jo vetem treguse pozitive te qeverise Rama, pore edhe te drejtimit me nivele bashkekohore, te zonjes Mimi Kodheli. Prandaje le te hane m…….t antishqiptaret Greke dhe disa fundurina te brendeshme, ta shajne e trillojne lloje lloje maskaralleqeshe. Keto tregojne se zonja Mimi Kodheli ka qene dhe dote jete nje nga ministret me te dashura dhe me te zonate e keti kabineti, qe ka mare gjihnje kredite pozitive ne perendime. SHpifjet, sharjet, sajesate e genjeshtrat, dota bejne akma me te nderuare, se ceshte deri me sote.

  9. Qytetar says:

    Eshte rraca jone e deformuar e me difekte te renda inkubatori i cdo gjeje te keqe qe ndodh ne kete vend.

  10. pro says:

    ..sulm nga maloku digital !!

  11. oldman says:

    Nuk me cudit ky ndrrimi i kursit te Mero Bazes, sepse ka disa kohe qe perdoret si taktike. Nga njera ane, vete ai nxit me shkrimet qe boton Tema “qytetarin digital” dhe kur debatet arrijne maksimumin e “klikimeve”, atehere ai ben terheqjen per te dale i lare.. I keni pare dhe komentet e stergjata qe botohen nga Tema? Kujt i duhen, p.sh.”editorialet” e Skypionit, etj. pervecse nxitjeve te luftes virtuale dhe te pa vlere partiake? Perse harxhohet kohe dhe energji per nxitje nacionaliste dhe urrejtje per fqinjet ne pergjithesi? A jane valle keto problemet e shqiptareve? Ku shkuan premtimet elektorale? Po denimi i te korruptuarve? Po ligji i Vetting-ut kur do te filloje? Mos valle “qytetari digital” eshte alibija qe perdoret nga te gjithe, per te larguar vemendjen nga problemet reale, per te hutuar dhe mashtruar popullin? Perse vihet re nje pozicionim i qarte partiak i gazetes Tema, shpesh i pajustifikuar? Sigurisht qe te gjitha keto, nuk i bejne reklame profesionalizmit te Meros, pervecse biznesit te Gazetes.

  12. Iluminist says:

    I nderuary Mero,
    Per respekt te funksionit qe mbulon, nuk do ishte me me vend te perdorni emrin “zonja Kodheli” ose “Zonja Minister”. Me duket pa vend te thirret “Mimi” sikur te ishte nje Teenie Star.

  13. qorri says:

    Ai mbart imunitet nga kaubojsit pertej Atlantikut qe pasi e perdoren si Bin Ladenin per interesa te tyre ,tash per mos ndeshkimin per krimet e panumerta qe i ka bere ketij vendi e populli e etiketojne “burre shteti” kur per nje popull te tere eshte vetem nje kriminel “burr leshi”!Ndaj z.Mero lere shoqerine e manipuluar Shqipetare e merru me ata qe e prodhuan e sot e ruajne si relike te sherbimeve sekrete ku bisha Berishe nderon Kinezet qe i prishin terezine e “qytetarit dixhital”!Se fundemi edhe Ju jini bashkefajtor qe e bete kete shoqeri bajate e pa identitet,duke na ofruar rrezet e “dielit ” qe as te ngroh e as te ndriçon por te djeg ç’do sekonde,çdo dite e çdo vit!

  14. capi dhia says:

    Mero, po ne kemi pranuar prej 25 vitesh manipulimin, genjeshtren mbi Demokracine, si mund te ngrihemi e te shkojme atje lart ku ti thua !?. Me vjen keq po kerkesa tende nuk i afrohet realitetit, mentalitetit te perdhunuar te qytetarit shqiptar sot, nga kush? Nga sistemi politik qeverises – i korupsionit. Tung.

  15. evgjitngrenesi says:

    pse habiteni? merua është pjesë e lobit grek në shqipëri. shikoni cila është qasja e tij. tinzarisht,përpiqet të krijojë idenë se shteti grek nuk ka qëllime ndaj shqipërisë,por gjithë këtë mesele e bëjnë ca segmente të parëndishme të shoqërisë greke! ndërkohë që është krejt e kundërta. shteti grek financon në fshehtësi lloj lloj shoqatash e gazetarësh(edhe në shqipëri),që qëllim kryesor kanë krijimin e terrenit të përshtatshëm për grabitjen(kur të jenë situatat favorizuese) të jugut të shqipërisë. ky qëllim është shteteror dhe nuk fshihet.
    denigrimi i qeverisë shqiptare,që për here të parë i ngre krye greqise,i është ngarkuar ”merove” në greqi e shqipëri. kaq. çfarë nuk kuptohet këtu?
    grekët mbeshtesin në shqipëri kryesisht gazetaret dhe politikanët e ”integrimit”,sepse shohin që me anë të tij luftohet kombëtarizmi i dobet shqiptar. kjo llogjikë progreke duket qartë tek titulli i meros. të mos e mbrojmë si shqiptare -thotë! as çamërinë të mos e mbrojmë si shqiptare! grekët duan nje popull -turmë përballe dhe jo shqiptarë të vetdijshëm. këtë punë u kryen merua me shokë.
    shqiptarë pa identitet= shqiptarë lehtësisht të asimilueshëm.

  16. Emigranti says:

    Zoti Mero, ke qne dhe mbetesh ylle ndricuse i severtetes, ne shtypin perjodike, pore te lutemi shume, nje fare haleje qe mbane ere qelbesire jo vetem brenda vendite, pore edhe neper bote, te lutemi shume , mose i boto komentet e tije qe paguet nga saliu dhe shkedheni, vetem e vetem te vjelle vreher , urejtje e percarje nder shqiptaret. Sduhet te kete vende ne TEMA, ky antishqiptare, ky bastard, ky mafjoze, ky moster, qe sdi tjeter gje, vece te mbroje , nje kriminele dhe familjen e tije, nga krimet dhe abuzimet me pushtetin, prandaje ha , mute cdo dite duke share qeverine , kryeministrin Rama, sepse me kryebanditin e SHqiperise, Sali Bishen, kerkojne, te rikethejne shtetin rumpalle, vjedhjen e pasurise publike dhe asaje proivate, ne pergjithesi duane pushtetin, per ta bere shtetin leshe e li, k te mose e mare veshe qeni te zone, ku diplomate te shiten rrugeve dhe vendi , te shkoi ne gremine, ku e la me 0.9 perqind te ritjes se prodhimit te brendeshem. Te lutemi edhe njehere mose ja shohim emrin keti maskarai ne gazeten e mirpriture nga gjithe shqiptaret , keti katili, mafkjozi, qe ndjelle vetem zi dhe urejtje. Kemi nevoje per dashuri, qetesi, mirekuptim dhe unitet, midise qytetareve, jo urejtje, jo percarje dhe armiqesi.

  17. ANASTASIOS JANULLATOS HALELUJA says:

    ΠΑΡA ΠΟΛY ΚΑΛA !!!
    Mbrojeni si te doni: si Serbe, si Ruse, si Malazeze, si Maqedonse, mbi te gjitha si Greke; vetem si shqiptare absolutisht JO.
    Emrin e saj te Grekezuar do ta gjeni: si gjithnje te Lista Emerore e Vaftisjes qe, Une iu vendos prej 25 vjetesh femijeve tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje