A ka më shpresë në Europë?

11 Dhjetor 2016, 14:45Bota TEMA

Politikanët i nënvleftësojnë zgjedhësit, sepse ata e konsiderojnë gjuhën e urrejtjes në internet si zërin e popullit, mendon Jagoda Marinic.

Unë nuk e di se kur ka nisur: papritur në jetën e përditshme duhet të merresh kryesisht me armiqësi ndaj demokracisë dhe shoqërisë liberale. A është kjo e ardhmja, që duam t’u servirim fëmijëve tanë? Është kjo bota, në të cilën  duam që të rriten ata? Luftë kundër pakicave si modus i demokracisë bashkëkohore?

Në Gjermani sërish u diskutua heqja e nënshtetësisë së dyfishtë. Një temë kaq e vjetër – kur përgjigjem për këtë, ndihem sikur kam bërë vetëm një kërcim. Unë e pata shkruar më 1999 tekstin e parë të publikuar për këtë temë. Ishte zotëria Roland Koch (politikan i CDU-së, ish-kryeministër i landit tëHesenit, shën. red.) , që mendonte, se me një mbledhje nënshkrimesh kundër nënshtetësisë së dyfishtë do të fitonte vota. Gjithçka ka mbetur pothuajse siç ka qenë. Kjo prapaktheu e re nuk bëhet prej të moshuarve të urtë, por nga të rinjtë e unionit kristiandemokrat – të cilëve u kundërvihet tani Angela Merkel si një grua e pjekur.

Nënshtetësia e dyfishtë një temë e së djeshmes

Para 20 vjetësh CDU-ja me nënshtetësinë e dyfishtë bëri luftën elektorale. Merkel e di, se kjo temë është e së djeshmes dhe e kthen debatin për integrimin pikërisht aty. Ndërkohë për qytetarët e BE-së ekziston mundësia e dy nënshtetësive, që do të thotë: shumë nuk do të preken nga ligji, por sidoqoftë do të zemërohen nga një luftë elektorale kundër realitetit të jetës së tyre, për t’ia dhënë votën p.sh. CDU-së – si p.sh. çdo gjermano-irlandez. Ndërkohë që CDU-ja me Merkelin do të kishte kësaj radhe shansin, të mblidhte pikërisht edhe këto vota, që dikur ishin të vetëkuptueshme për socialdemokratët. Bukur, që unioni i të rinjve konservatore sërish ndihmon për një temë. Të rinjtë me dy nënshtetësi janë gjithashtu votues në zgjedhjet e vjeshtës 2017.

Përse ankorimi në dy shtete duhet të përlyhet vazhdimisht me nacionalizmin? A është ky një hobby për të gjithë ata, që jashtë Gjermanisë lejohen të bëjnë vetëm turizëm? Otto von Habsburg, i biri i perandorit të fundit të Austrisë, kishte pasaportën gjermane, austriake, kroate dhe hungareze, lexova së fundi. Ai ndërroi jetë në paqë në moshën 98 vjeçare nëStarnberger See, unë besoj, se nënshtetësia e shumëfishtë nuk i ka bërë dëm atij. Por unioni i të rinjve të CDU-së nuk e ka hallin tek ai. Me këtë nismë natyrisht janë në radhë të parë në shënjestër të rinjtë, prindërit e të cilëve nuk vijnë nga vendet e BE-së. Si qendron puna në çështjen e bisedimeve të antarësimit me Turqinë?  E drejtë. Tani secili që lind këtu menjëherë duhet t’i bëhet e qartë prej politikës gjermane se ku e ka vendin, në mënyrë që atë si ngushëllim të mund ta marrë në krah e mbajë fort Erdogani. Nëse ai që lind këtu sërish jeton këtu si i huaj, atëherë ai nuk mund të votojë. Së shpejti njëzet milionë njerëz, që jetojnë në Gjermani nuk kanë të drejtë vote vjeshtën e ardhshme, shumica e tyre janë minorenë dhe të huaj të përhershëm, këta janë ata që asnjëherë nuk e kanë marrë nënshtetësinë, emigrantët e parë.

Me këtë pra merren partitë gjermane në kohët kur po rritet varfëria në vend, mirëqenia po shpërndahet gjithnjë e më padrejtësisht dhe pamjet nga Aleppo po përhapen në mbarë botën. Pamje, që duhej të polarizonin çdo njeri apolitik. Duhet ta pranojmë, në lajmet gjermane imazhe të tilla shfaqen disi më rrallë në ekran. Këtu është krijuar një program komod televiziv, që nuk e trondit askënd që është ulur në kolltuk në dhomën e ndjenjes. Për t’i parë këto imazhe duhet të ndryshosh kanalin tek  Al-Jazeera dhe CNN. Porta drejt botës.

A nuk na u reklamua interneti si porta e madhe elirë drejt botës në fillim! E çfarë u bë  me të? Ai u bë porta e kokave të vogla të çliruara. Në një gjuhë të pagdhendur dhe në indinjatë të pafrenueshme. Qëkurse në i marrim lajmet nga interneti dhe mendojmë, se atje kemi një jetë të dytë, realiteti është bërë më monoton. Të duhet të shohësh në  kokat më të vogla dhe të merresh me shkallët më të ulëta të diskutimit, në rast të kundërt të quajnë elitar. Dikur ka pasur edukatë, sot ka klikime. Rinia rend nëpër botë si në një kuti qelqi, nëpër stacione treni të gjithë shohin nëpër ekrane dhe nuk duan t’ia dinë për atë që kanë përballë. Edhe angazhimi politik për shumë vetë sot realizohet përmes kompjuterit. Vlerësoj vargjet e dikurshme me drita të njerëzve, që sot as janë organizuar ndonjëherë për Aleppon.

Churchill është shprehur për Shtetet e Bashkuara të Europë

Europa është kontineti, qytetet e të cilit pas 1945 dukeshin si rrugët e Aleppos sot. Njerëzit në Europë e nisën nga zeroja. Nuk kishte më asnjë shpresë për art e filozofi, madje nuk kishte as ndonjë shpresë të vogël të njerëzve për ndonjë formë arsimi apo diçkajë njerëzore. Njeriu mëson, që me të mësuarin në fund të shkatërrojë, ky ishte bilanci i arsimit të njeriut pas Luftës së Dytë Botërore. Adorno u ngrit e bëri thirrje që t’i jepej fund kësaj, Hannah Arendt qe këtu dhe nuk pa të drejta njeriu, ndonëse në çdo cep flitej për të drejtat e njeriut.

Winston Churchill, një politikan, jo poet, më 19 shtator 1946 mbajti një fjalim në Zyrih, ku u shpreh, se vetëm tek një Europë e bashkuar shihte shpresën për një të ardhme të këtij kontinenti. Duhet të paraprijnë vendet e njohura të mëdha, tha ai. Ai foli për Shtetet e Bashkuara të Europës. Një prej këtyre vendeve, që duhej të paraprinin, sot ka dalë nga Europa. Jugu i Europës lufton, Në Veri flitet për nënshtetësinë e dyfishtë për disa qindra mijëra të rinj, duke qenë kjo një temë e madhe elektorale. Por zgjedhësit e konsiderojnë pasaportën e këtyre pak të rinjve më të rëndësishme se unitetin e kontinentit. ndonëse, nuk janë zgjedhësit por politikanët ata, që i nënvleftësojnë zgjedhësit e tyre, sepse ata prapritur e konsiderojnë gjuhën e urrejtjes në internet si zërin e popullit të tyre.

Ka sërish shpresë në Europë

Javën e kaluar një vend i vogël parapriu, tregoi, që mund të bisedohet me qytetarët. Qysh atëherë ka shpresë sërish në Europë. Zgjedhjet në Austri treguan, se me strategji elektorale ala Trump nuk mund të fitohen zgjedhjet në Europë. Ne duhet të mos e përbaltim edhe më shumë të përditshmen tonë. Nuk duhet të reagojmë vazhdimisht ndaj asaj, për të cilën na akuzojnë çdo ditë mediat sociale. Trump ndjek strategjinë  “One tweet per day keeps the media me way”. Ka ardhur koha që politikanët, intelektualët, europianët dhe “Citoyens” të paraprijnë vetë dhe të ngrenë çështje, për të arritur njerëzit. Nuk është fjala vetëm për të çmontuar populistët dhe fjalimet e tyre, por edhe për të konstruktuar një botë, në të cilën mund t’u kundërvihesh atyre. Kjo botë e kundërt ende nuk është pjekur, ne ndodhemi në fillim./ DW

3 komente në “A ka më shpresë në Europë?”

  1. tfgs1 says:

    pra nese ti sunito lind dhe ha buken e gjermonit dhe ne dhomen e gjumit mban Erdoganin apo Terrnaven athere fuck in Turkey ,Kosovo or Albanistan……………..
    Tema,ka nje zhvillim te fundit ne BE per rikthim te VISA-s per gyzelet e corapekuqit,si ka mundesi qe nuk e keni marre vesh akoma dhe te njoftoni shqipfolesit…………!

  2. Leone-53 says:

    Vendosmeni ne vend te PARE si shqiptari qe jeton ne kete tip Europe (ne Itali) dhe eshte 90% kunder kesaj .
    Perse?
    -Sepse kjo Europe thote qe ti qytetar shqiptar, italian etj. duhet te flasesh e votosh por jo per ato qe vendos ky Bruksel burokrat!..(bile ai qe drejton kete Europe “te semure” i quajtur Juncher tha 1 dite pas referendiumit Hungarez me 4/10/16 se REFERENDIUMET jane te RREZIKSHEM!?…)
    -Sepse kjo Europe thote qe GLOBALIZMI i “praktikuar” keto reth 15 vitet e fundit eshte ne favor te qytetarit por qe duket sheshit qe ka qene ne favor te vendeve si Kina, India, Brazili etj. (te cilat jane shvilluar tamam nga ky tip globalizimi) e ne dem te ne europianve!..
    -Sepse kjo Europe (nepermjet NATO-os se saj) thote qe une do bej lufte kur me thote ndonje KRIMINEL si Bush, Bler e Sarkozi pa te pyetur ty popullin Europian, sic kane bere ne Iraq, Libi, Siri e gjekte duke shkatrruar shtetet e atjeshme duke sjell kete KAOS te pallogaritshem per ato vende dhe ne europianve, e se kete lufte do ta paguash ti qytetar i thjeshte europian!?..
    -Sepse kjo Europe thote qe nga qarkullimi i lire i njerezve neper te (Shengeli) fitojne qytetaret e thjeshte por qe nuk eshte ashtu sepse ketu fitojne 100% kriminelet e kalibrave te ndryshem qe jane “dyndur” ne Europe duke “mbjell” panik tek europianet dhe ne shqiptaret qe jetojme me djersen e ballit ketej nga fenomenet me negative qe bejne ketej si vjedhje, prostitucion, droge etj”!..
    -Sepse kjo tip Europe flet 24 ore per te drejta dhe asnje ore per detyra qe duhet te jene ne barazbesh e “harmoni”
    Mund te permend shume e shume fenomene NEGATIVE qe bien mbi kurrizin e ne te ndereshme sepse ata qe i bejne keto nuk i “paguajne” por i pagojme ne e femijet tane.
    KURRE me kete Europe dhe sdoja ta ngatroja vendin tim ne te por do te pranoja nje Shqiperi NEUTRALE dhe jo skllave e Europes apo Sh.B.A-se qe sigurisht i shikojne gjerat me “dylbite” e tyre e jo me syte tane e do ta perdorin per keq.

  3. .. says:

    Shprese ka gjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje