Nga Eugene Joseph Dionne Jr., Washington Post
Zbulimi i CIA-s se Vladimir Putin ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane shpjegon se pse shumica e amerikanëve nuk janë thjesht të zhgënjyer apo të trishtuar që Trump fitoi. Ne jemi të alarmuar. Dhe përgjigja e Trump ndaj zbulimit të CIA-s thjesht thellon frikën tonë.
Kur Uashington Post publikoi përfundimet e CIA-s për Rusinë, përgjigja e Trump ishte një sharje dhe sulm ndaj CIA-s, ai tha se kjo ishte thjesht një gënjeshtër dhe një sulm pa baza.
Deklarata e Trump ishte arrogante dhe mjafton të citojmë atë për të kuptuar qendrimin e tij :”Këta janë të njëjtit njerëz që thanë se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë. Zgjedhjet përfunduan shumë kohë më parë dhe ishte një ndër fitoret më të mëdha në historinë e Amerikës. Është koha të lëvizim para dhe ta bëjmë Amerikën të madhe sërish””.
Vetëm fakti që Trump sulmon ashpër CIA-n për të mbrojtur Putin, duhet të na shqetësojë mjaftueshëm, dhe kësaj mund t’i shtojmë faktin që Trump injoron rreziqet që ka kaluar CIA në operacionin në Irak. Kjo është thjesht skandaloze.
Republikani Adam B.Schiff tha se shpreson që Trump të ndryshojë qendrim lidhur me CIA-n. “Kur Trump të shkojë në memorialin e CIA-s, dhe të shohë yjet e heronjve tanë të rënë ndoshta do të ndryshojë mendim lidhur me punën e CIA-s”, deklaroi ai.
Oh, dhe diçka lidhur me zgjedhjet. “Fitorja më e madhe në histori?”. Në fakt në 10 zgjedhjet e fundit, Trump është vetëm i shtati përsa i përket diferencës në vota kolegjiale.
Zbulimi i CIA-s bëhet edhe më shqetësues duke parë se me sa zjarr Trump po shfajëson Putinin. Pak muaj më parë ai deklaronte se “Putin meriton notën 10 në termat e lidershipit. Ai ka një kontroll të fortë mbi vendin”. Po, kjo është e vërtetë. Putin është një autokrat dhe shpesh rivalët e tij përfundojnë të vdekur. Nuk e di për Trump, por mendoj se shumë amerikanë do të donin të qeveriseshin ende nga Obama.
Një tjetër rast për t’u shqetësuar: Trump dhe shefi i fushatës së tij Stephen K.Bannon kanë deklaruar shpesh se janë në mbështetje të lëvizjeve ekstremiste në Europë. Analisti Larry Diamon e ka përshkruar qartë fare se çdo të thotë zgjedhja e Trump president.
“Ne jemi para momentit më të rrezikshëm ndaj lirisë së demokracisë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pse kemi frikë? Sepse Trump na jep arsye mjaftueshëm për të patur. Kemi frikë se ai kurrë nuk do të jetë në krahun e duhur të luftës”, thotë ai.
Për të shqetësuar më shumë amerikanët ka qenë vetë Trump që një ditë pas zbulimit të CIA-s, konsideroi si sekretar Shteti Rex Tillerson, një person që ka pasur marrëveshje tregtie nafte me Putinin. Madje Putin e ka nderuar me Urdhrin e Miqësisë.
A është paranojë të dijmë se sa janë të lidhur Putin me Tillerson? Aspak! Duke para transparencën inekzistente të Trump, kemi të drejtë të jemi skeptikë. Vetë djali i Trump, Donald Jr në 2008 deklaronte se “Rusët janë një pjesë e rëndësishme e bizneseve dhe aseteve tona dhe shumë para na vijnë nga Rusia”.
Tani më shumë se kurdo, duhet të dimë se çfarë donte të thoshte ai me ato fjalë.
Rrethi i ngushtë i Trump ndoshta do tallet me demokratët që ngrenë pyetje të tilla, por ndoshta nuk do ta kenë kaq të lehtë kur t’u kërkojnë llogari republikanët, si senatori John McCain apo Lindsey O.Graham.
Ne që jemi thellësisht të shqetësuar për presidencën Trump do të jemi më pak në ankth nëse më shumë republikanë do të jenë në krah të McCain për të kërkuar llogari, jo si partizanë, por si patriotë!
Përgatiti Amarildo Lumani, TemA
Trump eshte shansi i fundit i SHBA dhe botes per te shpetuar nga lufta e trete boterore…administrata Obama per pak sa nuk na coi drejt saj per nje cope shkretetire ne Siri…(per te qene te drejte nga elemente brenda ksaj administrate ose rrethe influence/jo Baraku personalisht)…ne fakt me veprimet dhe intransingjencen qe po tregon kjo administrate, edhe pas shpalljes se rezultatit, po na ben qe te mbajme frymen pezull deri ne 20 Janar 2017…
10/10
gazetar leshi! ku eshte rrjeti qe ta talle apo….
se dyti frike kane ata qe i lepijne byten ambasadorit
dmth friksat dhe servilat
gazetar leshi! ku eshte rrjeti qe ta talle apo….
se dyti frike kane ata qe i lepijne byten ambasadorit
dmth friksat dhe servilat ……
Kush je ti more idiot qe flet ne emer te popullit shqiptar.Cfar shansi eshte ky qe ti po humbet. Mos eshte shansi I PD. hajde kric gomari. E di ti more trap se 3 nga pozicionet ne qeverine e re Amerikane qe pret ti me padurim ne 20 janar jane aleate te ngusht te Putinit. Barak Obama qe ne mandatin e pare ka pasur aprovimin me te madh si president me 68%, ndersa sot ai prap eshte I pari per punen e bere ne keto 8 vjet qe shpetoj SHBA nga recesioni I 2007 2008.
Edhe ku na qenka problemi me aleatet e Putinit? Ndoshta ti ke ngelur ne kohen e luftes te ftohte. Nuk eshte e thene qe Amerika dhe Rusia te jene armiq pergjithmone.
Sa per recesionin, te majteve iu pelqen shume qe t’ia ngjisin fajin republikaneve. Mjaftojne 2 jave ne nje klase te thjeshte ekonomie qe te kuptosh se tregu ishte i tejfryre nga bankat qe jepnin kredi pa kriter dhe se solucioni i Obames, shpetimi i bankave me para te marra borxhe nga Kina, thjeshte e shtyn kete problem ne te ardhmen dhe njekohesisht krijon probleme te reja. Meqe ra fjala, cili nga kandidatet kishte lidhje te ngushta me bankat? Hillary sigurisht.
O mero qenke shoku I ngusht I Trampit qe ben lojra te tilla duke mos botuar asnje mendim qe une si shqiptaro-amerikan shpreh ketu tek gazeta
jote ndonje mendim . Nga kush ke frike more zoteri?
Eshte Washington Post…. Mos ia vini re sepse bashke me CNN jane si puna e gazetes RD dhe TV Klan. Nuk gjen nje titul apo lajm kundra Obames apo Clinton!!!!
Mjafton fjalia e pare ku perdoret shprehja “CIA zbulon…”. Socialistet e kane per zakon qe sa here duan te bindin per dicka e shnderrojne hipotezen per fakt, dyshimin per te vertete. Mjafton te mendoni se ky ‘zbulim’ eshte vetem nje dyshim se emailet e Clinton e Podestas qe Wikileaks nxorri ne drite thuhet se jane servirur/hakeruar nga rueset. Por, pyetja qe nuk shtrohet asnjehere nga WP apo CNN eshte: Po keto emaile a ishin te verteta apo ishin te sajuara? Kjo nuk shtrohet sepse emailet ishin te verteta, dhe aty tregohen qarte 1) dyfytyresia e Clinton qe kerkon voten e klases punetore por u thote pasanikeve qe nje politikan sot duhet te kete dy fytyra, nje private e nje publike. 2) qe Clinton ka marre financime indirekte sa here qe ka mbajtur nje fjalim ne nje vend musliman). 3) qe kane manipuluar fushaten brenda partise demokratike ne dem te kandidatit Bernie Sanders (per kete drejtuesja e partise dha doreheqjen). Tani, kush eshte me e vertete: qe Clinton eshte mashtruese e faktuar nga emeilet e saj, apo dyshimi se keto emaile i kane servirur Ruset? Edhe nese i kane bere, kane ndihmuar amerikanet te njohin fytyren e vertete te dikujt qe donte te behej presidentja e tyre. Ketu faji eshte i Clinton e grupit te saj, e jo i ruseve apo i Trump. Sigurisht qe Trump perfitoi nga kjo, por edhe Clinton perfitoi sa here qe Trump leshonte ndonje nga ato shprehejet qe media ia merrte per gafa, por ai i kishte pjese te fushates se tij.
Ndaj edhe kjo farse e nxjerre tani (dmth. pasi shashka e rinumurimit te votave ne tre shtetet e medha ku fitoi Trump u doli huq) nuk eshte gje tjeter vec per te mbajtur ndezur zemerimin e njerezve me shprese qe te mos humbasin militantet. Kjo ne fakt tregon per nje fatkeqesi me te madhe. CIA duhet te jete e dyzuar ne grupe pro Trump e pro Obama/Clinton. Kjo e shpjegon edhe faktin pse Trump refuzon te marr informacionin sekret qe i serviret por ia ka deleguar zv/ presidentit te zgjedhur Pence.
Nuk e kuptoj fare se pse keta te majtet i ngjiten nje teme kaq te parendesishme. Eshte e vertete qe hakerat e konventes nacionale demokrate (DNC) mund te kene qene Ruse por kjo nuk do te thote aspak qe Putini ishte ai qe dha urdherin. Egzistojne me mijra grupe hakerash neper bote dhe shumica nuk kane lidhje me ndonje qeveri.
Nje thenie nga Confucius eshte : “Kur mendjendrituri tregon me gisht henen, budallai analizon gishtin.” Ne qofte se e majta nuk do te kishte aq shume emaile te cilat tregojne korrupsionin brenda partise, atehere hakerat nuk do arrinin te gjenin materiale kunder partise. I hapin gropen vetes dhe me pas akuzojne pronarin e lopates.
Sa per madhesine e fitores, kjo ESHTE nje nga me te medhate sepse Hillary kishte dekada te tera qe planifikonte presidencen e saje dhe shumica e mediave dhe figurave puplike ishin kunder Trumpit. Keto zgjedhje treguan se eshte populli ai qe vendos dhe jo gjithkush mund te manipulohet nga skemat e politikaneve. Thjeshte duke pare protestat dhe demonstratat e koheve te fundut mund te kuotohet se sa regresive eshte ne te vertete e majta ne Amerike.