Edi Rama ndërmjetëson me partitë shqiptare në Maqedoni: Thërret kryetarët e 4 partive në Tiranë

13 Dhjetor 2016, 20:30Rajoni TEMA

Kriza politike paszgjedhore në Maqedoni spostohet në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në negociata sekrete krerët e katër partive shqiptare që morën deputetë në zgjedhje. Të gjtha partitë kanë pranuar ftesën dhe kanë mbërritur në Tiranë. Burime për Top Channel thonë se Tirana po kërkon të bashkojë të gjithë faktorin shqiptar.

Edi Rama lëshoi mesazhe të drejtpërdrejta për partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat kanë në dorë formimin e qeverisë së re në Shkup, pas zgjedhjeve të kësaj të diele. Nga pritja me diplomatët e akredituar në Tiranë, ai kërkoi që ata të flasin me një zë për të rivendosur çështjen shqiptare brenda kornizave të Marrëveshjes së Ohrit dhe që të luftojnë për barazi të plotë të dy popujve brenda shtetit të Maqedonisë.

Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, i përgëzoj të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë. Uroj që të gjejnë forcën që të çojnë përpara një axhendë të përbashkët, për të arritur cilësisht bashkëjetesën demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas. Për ta rivendosur në krye të axhendave të tyre të përveçme partiake Marrëveshjen e Ohrit si emërues të përbashkët dhe për të kërkuar me një zë që programi i qeverisë së re, cilado qoftë ajo, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Rama.

Por, përveç mesazheve publike, Top Channel ka mësuar se kryeministri po realizon edhe takime kokë më kokë me të gjithë krerët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoni. Këtë e konfirmojnë burime nga Shkupi, por edhe nga qeveria. Të gjitha partitë kanë pranuar ftesën dhe përfaqësuesit e tyre kanë mbërritur në Tiranë.

Shefi i qeverisë shqiptare kërkon të ketë një lexim sa më të qartë të situatës pas votimeve dhe synon që të nxisë ndërveprimin mes tyre për një qasje të përbashkët ndaj interesit madhor të barazisë mes dy popujve, si një parim bazë i Marrëveshjes së Ohrit. Këtë, ai e tha edhe publikisht.

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë identitetin e tyre dhe programet e tyre. Ato nuk janë të detyruara që të bien dakord me njëra-tjetrën për gjithçka, por janë të detyruara nga interesi i të gjithë shqiptarëve pa dallim, që të flasin me një zë të vetëm për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen: parimin e barazisë së plotë mes dy popujve në liri, të drejta, detyrime në suazën e shtetit të përbashkët të Maqedonisë”, deklaroi Rama.

Tirana duket sikur nuk kërkon që të mbajë krah, por, deri tani, ajo çka dihet është se Ali Ahmeti ka nisur kontaktet me Gruevskin. Ky i fundit, për rekordin negativ të të drejtave të njeriut, rolin e tij autoritar në rritje dhe “flirtimin” me Rusinë duket se nuk është më i favorizuari i Europës. Megjithëse burimet nuk e thonë, ai është gjithashtu jo më i preferuari i Tiranës.

7 komente në “Edi Rama ndërmjetëson me partitë shqiptare në Maqedoni: Thërret kryetarët e 4 partive në Tiranë”

  1. LORA says:

    Ky eshte nje akt me rendesi strategjike .
    Uroj qe te jape produktin me te mire,per interesat afatgjata te shqiptareve te Maqedonise.

    1. Albanistani em i dashtum says:

      Eshte ironi per faktin se ky nuk ulet dot me partite ne shqiperi por luan rolin e agait jashte shqiperise.ata jo vetem se degjojne por tallen dhe ne e dime shume mire , se shqiperi dhe shqiptare, jo ata shqipfoles ka vetem ne shqiperi, te tjeret jashte jane turq koke e kembe dhe ska burre nene apo histori ta ndryshoje mendesine e shhqipfolesesve te maqedonie apo kosoves. shqiptaret e maqedonise jane turq shqipfoles,pike.

    2. E vertetete says:

      Te lumte z.Rama,tani po te simpatizoi edhe me shume,te lutem ndihmoju nhihmoju sa te m undesh ketyre falltoregjinjeve,por jo edhe aty tradhetareve te Partise”BESA”.Ata jane te shitur,jashte e brenda.Iu kisha lute qe emrin ta nderrojne ne “Kiro Gligorov” apo “Ivanov”.Ju lutem qe keta spiuj mos te tubohen me iliridasit tjere.

  2. ALBAN DEGA says:

    ALI AHMETI KA VETEM NJE RRUGE

    Ose me Mosken, Beogradin dhe Gruevskin kunder SHBA, BE dhe kombit shqiptar… vertetim i mirefillte se eshte i kapur me kohe nga UDB e Rankovic – Milloshevicit dhe sherbimi i fshehte maqedon dhe Gruevski !
    Nje vetvrasje e mirefillte politike e kombetare e tij dhe BDI-se.
    Ose me popullin dhe kombin e vet mbi 95 per qind proamerikan dhe properindimor!
    Zgjedhja eshte e tij…. Veridiktin do ta jape populli shqiptar para zgjedhjeve te ardhshme

  3. Jak-Boston says:

    Shqipetaret ne FYROM nuk kane qene kurre me te forte se sa jane pas ketyre zgjedhjeve , por qe kjo force te jape efektin e duhur duhet qe patjeter dhe mbi cdo pale e kusht te krijohet blloku shqipetare si grupim politik paszgjedhor ku te gjitha votat e shqipetareve te perqendrohen atje ku ju duhen me shume shqipetareve si komb shtetformues me gjuhe te zyrtarizuar ne te gjithe republiken e FYROM si dhe te drejtat e tjera si perfaqesimi i drejte ne te gjitha instancat dhe institucionet shteterore . Ata qe kerkojne gjera te tjera ose jane driteshkurter ose punejne ne dem te interesave shqipetare.

  4. Konitza says:

    Akoma me mbetjen Mosmarreveshje te Ohrit insiston Tirana?! Po c’u be me idhullin tend, rilindasin e shpallur nga Tirana, Arber Xhaferri qe e shpalli te vdekur z. Rama? Ky vinte nga Maqedonia dhe si pra?! Deri kur do t’i ringjallni organet e vdekura te nje organizmi te semure keq?! Lojera idiotesh!!!

  5. Minoritari says:

    Edi Rama pasi e ndriti Shqiperine, pasi e beri nje kopsht te lulezuar ma kanabis, tani po fut hundet ne punet e brendshme te nje shteti fqinj. Nuk ka faj , po ben pa u menduar fare ate qe i thone te beje . A nuk leshovi nje tirade te turpshme kunder Trampit, se keshtu e mesoi idhhulli i tij Gjeke Sorra. Nje poltikan qe mendon se po pate mbeshtetjen e te fuqishmeve nga jashte do te mbetesh gjithmone ne pushtet dhe mund te demtosh te tjeret . Por duhet ta dije se ky eshte gjithashtu nje perdorim i tij dhe nuk mendoj se nuk e di teorine e limonit te shtrydhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje