Projektohen më në fund rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, në Maqedoni, opozita bën suprizë por humbet për dy vende.
VMRO e ishkryeministrit Gruevski është ajo që ka festuar sonte, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar më në fund, projektimet e rezultateve përfundimtare.
Në krye ka dalë VMRODPMNE me 51 vende, pastaj LSDM me 49, BDI 10, LËVIZJA BESA 5, ALEANCA PËR SHQIPTARËT 3 dhe PDSH 2.
Sipas kësaj renditje, Gruevski dhe Ali Ahmeti i kanë së bashku 61 vende, saktësisht sa u duhen për të formuar një koalicion qeverisës. Nuk dihet ende nëse do të ndodhë, por në këtë moment duket si rezultati më i mundshëm.
Ndonëse mbështetësit e Gruevskit po festojnë, ka pak për t’u gëzuar për ta në këtë situatë. E para, BDI ka premtuar bashkë me partitë e tjera shqiptare që nuk do të bëjë koalicion me VMROnë, përpara zgjedhjeve.
Edhe sikur të mos kishte premtuar, Ahmeti mund të ketë arsye të ngurrojë pas përdorimit nga partia në pushtet të “gogolit shqiptar”, gjatë fushatës zgjedhore. Partia e Gruevskit u mundua t’i trembë maqedonasit duke u thënë se Zaevi dhe LSDM do t’i detyrojnë fëmijët maqedonas të mësojnë shqip në shkollë, etj.
Edhe sikur Ahmeti të mbajë hundën me dorë dhe të hyjë përsëri në pazarin e Gruevskit, kjo do të ishte një shumicë shumë delikate në parlament. Mjafton që njady deputetë të rebelohen dhe planet e koalicionit hidhen në erë. Gruevski dhe Ahmeti do të mbeten duke vrapuar pas të pakënaqurve. Po në fund, nuk mund t’i kënaqin të gjithë.
Pres një qendrueshmëri shumë të brishtë politike për Maqedoninë në të ardhmen e afërt dhe ndoshta një palë tjetër zgjedhjesh të parakohshme. Nga ana tjetër, Ahmeti mund të pranojë koalicionin edhe pse BDI është në rënie dhe nëse prirja vazhdon, mund të mos i vijë më ky
rast. Çështja tani mbase do të jetë se çfarë kushtesh do të vendosë BDI për t’ia dhënë përsëri pushtetin VMROsë.
A do të jetë ky bashkim nga ideali, bashkim nga aritmetika e fituesit, apo nga frika e daljes në
opozitë? Socialdemokratët e kanë pritur si lajm zie, renditjen përfundimtare të partive me numrat e deputetëve. Po ashtu kanë mbetur të zhgënjyer edhe dy partitë e reja shqiptare.
Mirëpo, vetëm pak ditë më parë, opozita dukej se nuk kishte shpresë të merrte as një të tretën e votës. Kurse Besa e Aleanca shiheshin si nisma që do të kishin fatin e RDKsë dhe Lëvizjes Koha.
Këto parti mund të kenë shansin për të krijuar një koalicion të tyrin paralel nëse dështon ai VMROBDI. Ose mund t’u jepet rasti të dalin në zgjedhje të parakohshme përsëri. Ato duhet të gjejnë ngushëllim në faktin se u thye miti i pamposhtmërisë së Gruevskit.
Nga ana tjetër, nuk është çudi që VMRO shpreson që këto zgjedhje të kenë qenë një anomali. Se e majta do të rikthehet te apatia e saj, se SHBA me Trump dhe BE me halle nuk do të merren më me korrupsionin në Maqedoni dhe se tani për katër vjet nuk do të kenë më për çfarë të shqetësohen.
Po vendi është i shqetësuar dhe problemet e krizës së refugjatëve, të ekonomisë, të konfliktit me Greqinë, të ndarjes etnike e fetare e plot të tjera mund të sjellin në çdo moment ndonjë krizë të re. Sikur të mos mjaftonin të gjitha, media pranë VMROsë është bërë kaq shumë antiamerikane dhe antiperëndimore në dy vitet e fundit saqë shqiptarët janë gjithnjë e më të pakënaqur me këtë
bashkëjetesë. Ndërhyrja ruse është e qartë edhe në këtë vend të Ballkanit dhe nuk premton asgjë të mirë.
Nuk ka asgjë të garantuar në Maqedoni, tani, edhe sikur vërtet, Gruevski dhe Ahmeti të realizojnë me sukses, martesën politike të radhës./Ruben Avxhiu/Illyria
BDI është bytha e jashtëqitjes së shovenizmit institucional antishqiptar në FYROM.