Gruevski fiton zgjedhjet në Maqedoni për të dhjetën herë, me dy mandate më shumë se Zaev. Humbasin shqiptarët

12 Dhjetor 2016, 08:15Rajoni TEMA

Partia e Gruevskit ka fituar sërish zgjedhjet në Maqedoni.

Ndërkohë, partitë shqiptare do të kenë më pak deputetë në kuvend në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke ndarë mes tyre 20 mandate.

10 mandate deputetësh ka fituar BDI, 5 “Lëvizja Besa”, tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH ka marrë vetëm dy.

Pas humbjes së mandateve të shqiptarëve Ali Ahmeti u shpreh: “Nuk i gëzohem fitores së BDI-­së, sepse shqiptarët humbën”.

Ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi deklaroi: “Për humbjen e PDSH-së, mbaj unë përgjegjësi.”

VMRO-­DPMNE ka fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev.

Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë.

“I falenderoj të gjithë votuesit, sepse ata kontribuan që Maqedonia të kalojë zgjedhjet në një atmosferë demokratike.

Kjo është fitorja e dhjetë me radhë dhe për të dhjetën herë me radhë, u dënua LSDM.

U mbështet Programi i VMRO-së dhe do të punojmë që kjo mbështetje të realizohet tërësisht

. Ditët në vazhdim, do të ndalim krizën dhe do të diskutojmë koalicionet.

Çfarëdo që do të ndodhë, ne do të mbetemi në linjën kombëtare dhe shtetërore dhe në interes të qytetarëve. Nuk do të lëvizim asnjëhere”, tha Gruevski.

 

1 komente në “Gruevski fiton zgjedhjet në Maqedoni për të dhjetën herë, me dy mandate më shumë se Zaev. Humbasin shqiptarët”

  1. Albani says:

    Turp qe vota e Shqipetareve eshte e percare ne kater subjekte politike.
    Nderkohe qe kane marre 30 per qind te numrit total te votave ne parlament do te perfaqesohen vetem me 20 deputete qe perfaqeson as dhe 20 per qind te parlamentit.
    Kurva Gruevski do te beje prape qeveri me prostituten Ahmeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje