Zaev tha se partia e tij ka fituar 52 mandate, 1 mandat me shume se Gruevski

11 Dhjetor 2016, 23:53Rajoni TEMA

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para pak kohës u është drejtuar simpatizuesve të tij përpara Qeverisë së Maqedonisë, ku ishin mbledhur për të festuar për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Portalb.

Zaev tha se partia e tij ka fituar pasi që, sipas tij, ka fituar 52 mandate, gjegjësisht 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE.

“Regjimi u rrëzua”, tha Zaev.

Megjithatë, rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, po festojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje