PROFIL/ Kush është sekretari i ri i Shtetit amerikan, i "infiltruari" i Putin

13 Dhjetor 2016, 16:51Bota TEMA

Trump ka zgjedhur më në fund sekretarin e ri të Shtetit: ai është Rex Tillerson.

Miliarderi amerikan e nisi si një inxhinier në Exxon-Mobil dhe pas një karriere të suksesshme u bë president i kompanisë. Tani do të duhet të lërë këtë detyrë në kompaninë e përhapur në 50 shtete, për të mbuluar postin e sekretarit të Shtetit duke zëvendësuar John Kerryn. Një rol që do ta shëtisë në mbarë botën dhe do të duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me një sërë shtetesh si dhe të promovojë interesat e SHBA-së në botë.

Një punë shumë e vështirë, por Tillerson mund të jetë i avantazhuar nga fakti se ka një eksperiencë disavjeçare falë kontakteve në botën e financës dhe industrisë. Megjithëse nuk ka një maturi politike, ai ka një eksperiencë si negociator falë marrëveshjeve që e kanë çuar në çdo cep të botës.

“Shkathtësia e tij si dhe njohja e gjeopolitikës e bëjnë një zgjedhje të shkëlqyer për sekretarin e Shtetit. Ai do të punojë në favor të stabilitetit rajonal dhe do të përqendrohet në interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e Trump.

Për zgjedhjen e Tillerson ndikoi shumë James Baker, ish shefi i stafit të presidentit Regan dhe sekretari i Bushit të parë. Emërimi i Tillerson,, që duhet konfirmuar nga Senati, rrezikon të hapë një betejë në Kongres për shkak të lidhjeve të tij me Putin.

Sipas mediave amerikane ka zëra se duan ta sabotojnë emërimin e tij.

Tillerson ka pasur marrëdhënie biznesi dhe miqësore me Putin dhe ka mbajtur një pozicion të prerë kundër sanksioneve vendosur Rusisë.

Pavarësisht se Putin dhe Trump simpatizojnë njërit-tjetrin, raportet mes dy vendeve ngelen të tendosura. CIA deklaroi s eRusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ndërkohë që Trump tha se “janë akuza qesharake nga njerëz që thanë se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë”.

Tillerson ka firmosur qindra marrëveshje ndërkombëtare si shef i Exxon-Mobil, por ato që hapin më shumë diskutime janë ato që ka firmosur me Rusinë e Putin.

Më e fundit është një marrëveshje e tij me Putin në 2011, më saktë me Rosneft, kompaninë naftënxjerrëse ruse. Sipas Uashington Post,  pas firmosjes së marrëveshjes Tillerson festoi me havjar dhe shampanjë në Manhattan me mikun e Putin, Igor Sechin.

Më vonë mori “Urdhrin e Miqësisë”, titulli më i lartë rus dhënë për shtetas të huaj.

Rusia e ka mirëpritur emërimin e Tillerson me një deklaratë zyrtare. “Mirëpresim vendimin për emërimin e Tillerson si sekretar të Shtetit në kabinetin Trump. Jemi gati të punojmë me çdo partner të interesuar për të zhvilluar marrëdhënie pa kushte me Rusinë”, tha nga Beogradi ministri i Jashtëm rus Lavrov.

“Qoftë Trump, qoftë Tillerson, nuk janë shprehur kundër përmirësimit të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë. Janë njerëz pragmatistë dhe besojmë se ky pragmatizëm do të jetë një themel i mirë për bashkëpunimin mes dy vendeve”, shtoi Lavrov. / Il Giornale

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

http://www.ilgiornale.it/news/mondo/trump-ha-scelto-segretario-stato-petroliere-tillerson-1342115.html

5 komente në “PROFIL/ Kush është sekretari i ri i Shtetit amerikan, i “infiltruari” i Putin”

  1. Elona says:

    Me sigurine me te madhe e them se ne perzgjedhjen e zotit Tillerson ka gisht Xhelali I Mzive qe eshte nje nga entuziastet me te flakte deri ne djegie te Donaldit te Trapeve

    1. T.T says:

      Ik re breshke,we are the Trump Train, and you are the doktor tropoja,hihihi

    2. babo says:

      Te gjithe kane firmosur marrveshje me Putin, Gjermania ka firmosur dhjetra marrveshje me Putin. Puna e biznesmenit eshte te firmos marrveshje fitimprurese, jo te bej politike katundi.

      Dallkaukve qe na hapin barkun me pallavrat per liri dhe demokraci i kujtoj se SHBA sot dhe gjithmone ben pa te keq marrveshje me Arabine Saudite, financusen nr.1 te ekstremizmit islamik dhe vendin me 0 te drejta njeriu, 0.

  2. Bazarhesap says:

    Province Ruse do perfundojne,se jane super idiote dhe te emshte totalish!!!
    p.s Ngushellojme veten se ka edhe me keq ???

  3. petraq says:

    unme do te thoshja qee presidentin e ri te amerikes trump dhe mardheniet me rusine jo vetem qe nuk bejne rezik per ballkanin por at mardhenie do te krijojne nje aleance te forte te pa diskutueshme kunder isis dhe forcave te tjera reakcionare ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje