Hackathon është një event, i cili zhvillohet thuajse në çdo vend të botës dhe synon testimin dhe promovimin e programuesve të rinj.
Por, në Rusi duket se gjithçka e kanë çuar në një nivel tjetër. Grupi i programuesve janë detyruar të mblidhen brenda një lokali striptize, ku iu është kërkuar të zhvillojnë prototipin e një programi në kushte të vështira përqëndrimi.
Atyre iu është dashur të punojnë nën shpërqëndrimin e vazhdueshëm nga kërcimi i vajzave, për të përfunduar programet e tyre.