Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu ka filluar mëngjesin e sotën me një takim në kryeministri.
Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërkohe dy ditë më parë ai u takua edhe me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Takimit i eshte bashkuar dhe Shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika.
Takimi mes Ramës, Donald Lu dhe Visho Ajazit ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit.
Për më shumë se një orë kryeministri ka zhvilluar një bisedë vetëm me ambasadorin amerikan në Shqipëri, ndërsa më pas i është bashkuar tryezës edhe kreu i SHISH.
Takimi i sotëm vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kreut të CIA-s në Shqipëri, i cili sipas ambasadës së SHBA diskutoi për bashkëpunimin kundër terrorizmit.
Por nuk përjashtohet mundësia që temë e bisedës të ketë qenë edhe ndikimi rus në Ballkan.
Takimet e ambasadorit Donald Lu vijnë menjëherë pas opininit të Komisionit të Venecias për Ligjin e “Vetting”-ut dhe qëndrimeve të tij se Gjykata Kushtetuese duhet të nxitojë të japë një vendim pozitiv.
Por takimi vjen dhe një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Bobo sa xheloz do jete bere Saliu dhe Bashmuti per takimin Rama,Lu,Ajazi!
DUAM DREJTESI TAKIMI TREGON SE PUNET PO ECIN NE DREJTIMIN E DUHUR RESPEKT URIME DHE SHUME SUKSESE.