Është gjetur pas 4 ditësh trupi i pajetë i 30 vjeçarit Alex (Abaz) Laçi. Trupi i 30-vjeçarit me origjinë nga Dibra, që jetonte në Tiranë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve.
Familjarët dhe të afërmit e tij pak ditë më parë bënë denoncimin për zhdukjen, ndërsa deklaruan se në komunikimin e fundit që kishin pasur, ai u kishte thënë se është nisur drejt qytetit të Sarandës.
Pas denoncimit, policia nisi kërkimet, ndërsa fillimisht para dy ditësh gjeti në bregdetin e Sarandës pasaportën dhe rrobat e tij.
Mbrëmjen e djeshme, trupi i tij ka rënë në rrjetat e peshkatarëve. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30 vjeçarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ku e conte mushka gomarin. Gjuhan se paska qene djale i ri, por ne fund te dhjetorit nuk bejne banje as ata qe jane rritur buze e detit, e jo me shpellaret!…