Aktori i madh Lazër Filipi(Lenini) ndahet nga jeta. “Orët e Kremlinit” ranë për herë të fundit

16 Dhjetor 2016, 20:14Kulturë TEMA

Ndahet nga jeta në moshën 95 vjeçare aktori dhe skenaristi i mirënjohur Lazër Filipi. I cili njihet për rolin e tij brilant të Leninit tek “Orët e Kremlinit”.

Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921, është aktor dhe skenarist i mirënjohur shqiptar. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

Gjatë karrierës së tijë interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”.

Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Çmimet

Lazër Filipi është nderuan me disa tituj dhe çmime: Çmimi i Parë i Republikë për interpretimin e rolit të Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”, në vitin 1957.

Çmimi Special për interpretimin e rolit Shaqo Bregu në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1976. Për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Interpretime në teatër: Kryengritje Shqiptare (1943), Partizani (1944), Nëna (1944), Burgu (1944), Topazi (1945), Dashnori Gjido (1945), Rrugaçi (1945), Martesa (1946), Çështje familjare (1956), Orët e Kremlinit (1957), Mashenka (1958), Hamleti (1960), Dhelpra

dhe rrushtë (1961), Zonja e Bujtinës (1962), Qeni i kopshtarit (1963), Banorët e shkallës nr.6 (1963), Tre ditët e kjametit (1964), Roje nën llampat e neonit (1965), Ljubov Jarovaja (1965), Përkolgjinajt (1966), Cuca e maleve (1967), Heronjtë e Linasit (1968), Shokët (1969), Arturo Ui (1971), Sinjali i kuq (1973), Prefekti (1973), Familja e Peshkatarit (1974), Ali Pashë Tepelena (2003), Streha e të harruarve (2004), Napoleon Bonaparti (2005), etj.

Regjisor: “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarka.

Asistent regjizor: “19 ditë” e Fadil Paçrami.

Skenarist: “Dashuria që u mbijetoi flakëve”, “Nënë Tereza”.

Interpretime në kinematografi: Tana (1958), Fortuna (1959), Oshëtimë në bregdet (1966), Përse bie kjo daulle (1969), Ndërgjegjja (1972), Kapedani (1972), Shpërthimi (1974), Në fillim të verës (1975), Pylli i lirisë (1976), Shembja e idhujve (1977), Këshilltarët (1977), Nusja (1980), Një emër midis njerëzve (1983), Koha nuk pret (1984), Në emër të lirisë (1987), Misioni përtej detit (1988), Balada e Kurbinit (1989), Enigma (1991), Tradhëti bashkëshortore (2000), Ne dhe Lenini (2009), etj.

 

6 komente në “Aktori i madh Lazër Filipi(Lenini) ndahet nga jeta. “Orët e Kremlinit” ranë për herë të fundit”

  1. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Ngushellime familjes!Por,Lazer Filipi mban titullin “Artist i Popullit”!

  2. "horri i bulevardit" says:

    po ikin korifenjte e aktimi t nje nga nje, por a jane te afte te rinjte e pretendojne te sfidojne ekta gjigande,
    ngushellime familjes dh te afermeve si dhe kolegeve te artistit te popullit Lazer Filipi.

  3. nord.al says:

    Pse permendni Leninin, ate terrorist te oreve te para? Apo se e keni ne zemer?

  4. Shqiptari nga Kosova says:

    Familjes se “Artistit te Popullit” Llazer Filipit i shpreh ngushellimet me te sinqerta..!

  5. LORA says:

    I qofte I lehte dheu I Shqiperise.
    Lazer Filipi I la nje trashegimi aktoriale mjaft te respektueshme artit dramatic dhe kinematografik te vendit tone.
    Ishte dhe mendoj se do te mbetet perhere unik;i paharrueshem.

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nje aktor i soc-realizmit me pak. Eh c’po na iken ajka e rrenave. Megjithate, ngushellime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje