Çmenduria: Kinezët i ofrojnë Lionel Mesit 100 milion euro në vit

16 Dhjetor 2016, 17:54Sport TEMA

Cmenduritë nga Kina nuk kanë të sosur.

Në Lindjen e largët kërkojnë të pushtojnë skenën e futbollit botëror me shifra të cmendura.

Tentativa e fundit ka vënë në shënjestër atë që konsiderohet si lojtari më i talentuar në botë Lionel Messi.

Bëhet fjalë për skuadrën e Hebei Fortune, që sipas Sky Sports është gati ta peshojë argjentinasin në ar për ta marrë në kampionatin kinez.

Pas kalimit të Carlos Tevez në Kinë për një kontratë dy vjecare që do ti japë Apashit plot 80 milionë euro, aziatikët kanë vendosur të tentojnë edhe Lionel Messin.

Ylli argjentinas është duke zhvilluar bisedime për rinovimin e kontratës me Barcelonën, por Hebei Fortunë, skuadër që drejtohet nga një emër i njohur i futbollit europian, ish trajneri i Real Madrid dhe Manchester City Manuel Pellegrini, ka vendosur ti prishë mendjen Messit duke i vënë në tavolinë një ofertë për një kontratë 5 vjecare me pagë 100 milionë euro neto në sezon, të gjitha për tu futur në xhep, pa përfshirë këtu taksat.

500 milionë euro në një kontratë janë dicka në kufijtë e të paimagjuneshmes, por Hebei nuk është se e ka për të parën herë që bën kontrata faraonike, duke qenë se ka angazhuar Ezequiel Lavezzin, me një pagë prej 13 milionë eurosh në vit, ndërsa ish futbollistin e Romës Gervinho e mori me një akord për ti paguar 150 mijë euro për cdo ndeshje.

Tani ëndrra e tyre është Messi, të cilit i skadon kontrata në vitin 2018, me Barcelonën që i ofron për rinovimin një rritje të ndjeshme të pagës duke e cuar atë në 35 milionë euro në sezon, nga 24 milionë euro që merr argjentinasi aktualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje